Monedhat e huaja në minimumin historik/ Kursi i këmbimit, 15 korrik 2026
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Ministria e Arsimit e Malit të Zi ka pezulluar mësimin në të gjitha shkollat në këtë vend.
Më herët gjatë së mërkurës, më 27 prill, është ndërprerë mësimi në 41 shkolla që kanë marrë mesazhe anonime kërcënuese se në to janë vendosur bomba.
?Megjithatë, Ministria vendosi të pezullojë mësimin në të gjitha shkollat për shkak të panikut që u ngrit?, tha për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i Ministrisë së Arsimit, Bojan Knezheviç.
Në Mal të Zi ka 162 shkolla fillore dhe 50 shkolla të mesme.
Pjestarët e policisë tashmë gjenden në terren. Kërcënimet arritën gjithashtu në qeveritë lokale në Nikshiç dhe Berane, nga ndërtesat e të cilave u evakuuan njerëzit.
Siç njoftoi edhe më herët nga Drejtoria e Policisë, ?në shkolla janë marrë masa sigurie, pas paralajmërimeve për mjete shpërthyese, si dhe aktivitete për verifikimin e këtyre pretendimeve?.
Gjukanoviç i lidh kërcënimet me zgjedhjen e qeverisë së re
Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç u ka bërë thirrje institucioneve kompetente që urgjentisht të zbardhen kërcënimet, të gjenden autorët, organizatorët dhe ekzekutorët.
?Siguria e fëmijëve, si kategori më e cenueshme e shoqërisë, si dhe të gjithë qytetarëve, duhet të jetë prioritet absolut i shtetit dhe secilit individ?, tha Gjukanoviç.
Ai në llogarinë e tij në Tëitter e ka lidhur këtë ngjarje me zgjedhjen e ardhshme të qeverisë së re, e cila është caktuar për të enjten, më 28 prill.
?Ne nuk duhet të lejojmë që arsimi të vuajë për shkak të atyre që synojnë të provokojnë situata emergjente dhe të destabilizojnë shtetin përpara zgjedhjes së një qeverie të re, në prag të sezonit turistik?, tha Gjukanoviç.
Emailet me një paralajmërim për bomba të vendosura, arritën në shkolla pothuajse në të gjitha qytetet malazeze, duke përfshirë Podgoricën, Nikshiqin, Tivarin, Cetinjen, Herceg Novin, Bijelo Poljen dhe të tjera.
Në tekstin e emaileve kërcënues thuhet se ?në territorin e shkollës janë vendosur shumë bomba?.
?Gjithmonë kemi ëndërruar për hakmarrjen. Do të hakmerremi, do të vijmë në shkollë. Do t?i vrasim të gjithë. Askush nuk do të mbetet gjallë. I gjithë qyteti do të rrjedh gjak?, thuhej në përmbajtjen e emailit.
Shkollat në Cetinjë, si dhe objekti i Komunës janë kontrolluar dhe është konfirmuar se aty nuk ka mjete shpërthyese, ka deklaruar kryetari i Komunës së Cetinjës, Nikola Gjurashkoviç.
?I bëj thirrje autoriteteve që të ngrenë nivelin e sigurisë së përgjithshme në maksimum dhe të parandalojnë situata të ngjashme në të ardhmen, duke zbuluar autorët?, tha Gjurashkoviç.
Policia nuk zbuloi se kush dërgoi kërcënime të ngjashme përmes emaileve në disa shkolla në Mal të Zi, më 1 prill.
Në atë kohë, Drejtoria e Policisë bëri të ditur se është konstatuar se emailet janë dërguar nga domenet, serverët e të cilëve ndodhen jashtë vendit dhe se po punohet për identifikimin e dërguesve./REL
Mediat e huaja kanë publikuar momentin e arrestimit, të një ...
Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, tha se Polonia ka ma...
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres u përpoq...
Zëvendëspresidentja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kam...
Një tërmet i fortë ka goditur Greqinë në jugperëndim të Kyth...
Gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” portretizon...
Fundi i luftës në Ukrainë nuk duket të jetë i afërt, ndërsa ...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, në një deklara...
Një i ri shqiptar është vënë në pranga nga policia italiane,...
Serbët dhe boshnjakët do ta kenë të pamundur që të udhëtojnë...
Një gjykatë në Moskë ka sekuestruar pronën dhe ka ngrirë llo...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Rafae...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, nisi takimin m...
Gjermania do të autorizojë dorëzimin e tankeve në Ukrainë, d...
Dy muaj pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, president...
Mëngjesin e sotëm, është sulmuar sërish një njësi patrullues...
Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov paralajmëron nga rrezi...
Infektimet e fundit me COVID-19 në Kinë kanë dëmtuar më tej ...
Ndihmës sekretarja amerikane e Shtetit për çështjet Evropian...
Dy tërmete janë regjistraur pasditen e sotme në Maqedoninë ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...