Nesër mbahen zgjedhjet në Këshillin Kombëtar të PD-së/ Ja çfarë pritet nga gara
Këtë të mërkurë, Partia Demokratike do të mbledhë Këshilli...
Këtë të mërkurë, Partia Demokratike do të mbledhë Këshilli...
Historia e lobimeve nga kompani off shore ruse, për ish-kryetarin e PD, Lulzim Basha duket se është një skandal, ku ditë pas dite dalin në dritë detaje të reja.
Kujtojmë këtu se skandali në lidhje me lobimet në SHBA doli në dritë në prag të zgjedhjeve të vitit 2017, kur Lulzim Basha udhëtoi drejt SHBA dhe në media u publikuan foto me presidentin e asaj kohe Donald Trump.
Në media u raportua se fotoja e Trump me Bashën ka kushtuar jo pak, por rreth 20 mijë dollarë.
Presidenti Trump ka qënë në një mbrëmje për mbledhje fondesh për një kandidat të partisë së tij. Trump ka bërë foto me cilindo që ka qenë i pranishëm dhe ka paguar 20 mijë dollarë, pra një foto në një kalim nga 2 sekonda që ka bërë secili i pranishëm.
Basha ka blerë një biletë për të hyrë në këtë mbrëmje dhe çmimi i një bilete për të hyrë në event është 10-20 mijë dollarë (në varësi te pozicionit ku do të ulesh).
Më pas, plasi edhe skandali i lobimeve me para të financuara nga kompani off shore ruse.
Pra, skandali i lobimeve me Nick Muzin në SHBA, ku janë paguar 1 milion e 25 mijë dollarë, për të cilin Lulzim Basha tre herë kur foli ka dhënë tre versione të ndryshme .(Lexo këtu)
Ndërkohë, sot CNA.al sjell një tjetër dokument, një kontratë lobimi, e cila mban firmën e Lulzim Bashës.
Kontrata është nënshkruar me kompaninë, Sonoran Policy Group LLC dhe mban firmën e Lulzim Bashës dhe Robert D. Stryk.
Por, CNA.al ka publikuar më parë, të tjera dokumente, që tregojnë lobimet e kësaj kompanie për Lulzim Bashën.
Kontrata e parë është firmosur në vitin 2018, kur Lulzim Bashës në atë kohë i kishte plasur skandali i kontratës mbi 1 milionë dollarë me kompaninë tjetër lobuese të Nik Muzin.
Nnderkohë në muajin prill 2020, CNA.al ka publikuar kontratën e firmosur nga Gazment Bardhi në emër të PD me Sonoran Policy Group, LLC, kompani lubuese në SHBA me qendër në Washington.
Kontrata që mban firmën e Gazment Bardhit dhe vulën e Partisë Demokratike, është deklaruar nga kompania Sonoran Policy Group, LLC në Departamentin Amerikan të Drejtësisë. Data zyrtare e firmosjes së kontratës nga Bardhi për PD mban datën 10 mars 2020.(Lexo këtu)
Por, kush është kjo kompani?
Bëhet fjalë për një kompani lobimi, e cila mbështet diktatorët. Së fundi mediat e huaja kanë raportuar se kjo kompani po lobon për diktatorin e mbështetur nga rusët, presidentin e Bjellorusisë, Lukashenko.
Shkrimi në fjalë, ndër të tjera thekson se kjo kompani po përpiqet të bëjë rolin e ndërmjetësuesit mes Bjellorusisë, (një aleat kryesor rus) dhe qeverisë së SHBA, pas sanksioneve të Qeverisë Amerikane.
Më tej, në shkrim thuhet se ?Bjellorusia, presidenti i së cilës është një aleat kyç i presidentit rus Vladimir Putin, është një nga vendet e pakta që ndihmon hapur Kremlinin në pushtimin e Ukrainës. Është bërë një terren për trupat ruse për të hyrë në vend dhe për të lëvizur në Kiev. Dhe, për këtë, ajo është një pabesi në rritje për Perëndimin.?.
Por, kompania lobuese, Sonoran Policy Group LLC, ka lobuar edhe për një tjetër diktator, atë të Venezuelës.
Kjo kompani ka lobuar edhe për Nicolas Maduros Moros, Presidenti i Venezuelës, një njeri i akuzuar për krime, i mbështetur nga Rusia dhe Putin si dhe një nga personat me të kërkuar nga DEA amerikane.
Sipas dokumentit të publikuar sërish në Departamentin Amerikan të Drejtësisë, rezulton se kompania lobuese ka deklaruar kontratën e saj në janar 2020./CNA.al
Shënim/ Skandalet me lobimet dhe pse Basha nuk shkon dot në SHBA?
Foto ekskluzive-Tjetër skandal lobimi?/ Kush është personi misterioz që takoi Basha në Vienë?
Dosja një milionë dollarë në SHBA/ Bashkë me inceneratorët, SPAK të hetojë Bashën
Basha mbylli protestat për lobimin rus në SHBA
Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, në një studio tele...
Nga sot, emisioni Top Story nuk do të transmetohet më në ekr...
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj në një studio t...
Avokati Genc Gjokutaj, i ftuar në një studio televizive, ka ...
Anëtarja e Komisionit të Rithemelimit, Evi Kokalari në një i...
Kuvendi ka miratuar në seancën e sotme me 77 vota pro paketë...
Kuvendi ka miratuar në seancën e sotme anëtarët e rinj të K...
Lulzim Basha pasi dha dorëheqjne e vonuar nga drejtimi i PD,...
Ish kreu i PD Lulzim Basha, pasi blindoi gjithë selinë, u la...
Bardh Spahia është betuar ditën e sotme si kryetari i ri i b...
Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi, në një intervistë ...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka njoftuar ditën e sotme zgj...
Ambasadorja e Shteteve të Bashkjuara Yuri Kim ka reaguar në ...
Alqi Bllako, një ditë pasi dorëzoi mandatin e deputetit ësht...
Alqi Bllako, një personazh tashmë i njohur publikisht dhe i ...
Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla ka kaluar ...
Në një kohë kur vendi jonë është përballur me një rritje të ...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manas...
Deputeti demokrat Edi Paloka ka reaguar në lidhje me mbledhj...
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka folur ed...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...