“Dyert janë të hapura”/ Majlinda Bregu del mesazhin e fortë
Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajon...
Rusia premtoi të martën të reduktojë operacionet ushtarake rreth Kievit dhe qytetit Chernihiv, por Shtetet e Bashkuara paralajmëruan se rreziku nuk ka marrë fund. Ky zhvillim vjen ndërsa Ukraina propozoi miratimin e një statusi neutral në shenjë progresi në negociatat që po zhvillohen ballë për ballë mes palëve.
Bisedimet u zhvilluan në Stamboll ndërsa është shënuar më shumë se një muaj që kur Moska sulmoi Ukrainën, një konflikt që ka shkaktuar vrasjen e plagosjen e mijëra personave, ka detyruar afro 4 milionë ukrainas të largohen nga vendi si dhe ka goditur rëndë me sanksione ekonominë e Rusisë.
Forcat ushtarake ruse janë frenuar në shumicën e fronteve për shkak të rezistencën së fortë nga trupat ushtarake ukrainase që kanë rimarrë territore, megjithatë civilët vazhdojnë të jenë të bllokuar në qytetet e rrethuara.
“U mor një vendim për të reduktuar rrënjësisht, me një diferencë të madhe, operacionet ushtarake në drejtim të Kievit dhe Chernihivit“, u tha gazetarëve të martën zëvendësministri rus i Mbrojtjes Alexander Fomin.
Por ai nuk përmendi zonat e tjera që janë ndeshur me luftime të ashpra, sikurse Mariupoli në juglindje, Sumy dhe Kharkivi në lindje dhe Khersoni dhe Mykolaivi në jug të Ukrainës.
I pyetur nga gazetarët lidhur me komentet e Moskës, Presidenti Joe Biden tha të martën se vendet aleate perëndimore janë duke pritur të shohin nëse Rusia do të përmbushë angazhimin që ka marrë për të reduktuar sulmet rreth kryeqytetit të Ukrainës, Kievit dhe qytetit verior të Chernihivit.
Komentet Presidenti Biden i bëri pas një bisede telefonike me udhëheqësit e Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Italisë. “Duket se ka një konsensus (mbi këtë çështje) të shohim se çfarë kanë për të ofruar“, tha zoti Biden.
Rusia ka filluar të largojë një numër shumë të vogël trupash nga pozicionet rreth Kievit, në një lëvizje që është më shumë një ripozicionim sesa një tërheqje tha Pentagoni të martën.
“Kjo nuk do të thotë se rreziku ndaj Kievit ka marrë fund“, tha zëdhënësi John Kirby në një konferencë shtypi.
Zoti Kirbi tha se 10 avionë amerikanë F-18 dhe më shumë se 200 trupa janë dislokuar Lituani një vend anëtar i NATO-s dhe fqinj me Rusinë. Nga ana tjetër trupat amerikane në Poloni po ndërveprojnë me forcat ukrainase duke u dorëzuar armët.
Rusia e quan sulmin në Ukrainë një operacion special ushtarak për të çarmatosur dhe hequr qafe siç thotë nazizmin dhe ndikimin e tij në këtë vend. Por Perëndimi thotë se Moska ka nisur një sulm të paprovokuar.
Disa analistë vunë re se premtimi i Rusisë për të reduktuar luftimet mbulonte kryesisht zonat ku ajo ka humbur terren.
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy tha se vetëm një rezultat konkret nga bisedimet mund të ishte i besueshëm.
“Mund të themi se sinjalet që marrim nga bisedimet janë pozitive, por ato nuk po i mbysin shpërthimet e predhave ruse“, tha ai./VOA
Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajon...
CNA.al në tre shkrime ka publikuar një raport të plotë rreth...
Ministri Ulsi Manja ka reaguar pas kërkesës së SPAK për arre...
I shkarkuar me vendim të Gjykatës, Enkelejd Alibeaj ka thirr...
Lulzim Basha, ish-kreu i Partisë Demokratike, me sjelljen e ...
Lulzim Basha ka dalë sot në media duke tentuar të rrëmbejë t...
Një natë më parë Policia ka mundur të lokalizojë dhe të arre...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar në lidhje...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e sotme kryesinë e...
CNA.al përmes dokumentave, nxorri në dritë të tjera skandale...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një intervistë në “N...
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, në një intervistë në “N...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në një intervistë në “...
Kretarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në studion e “Now” me E...
Analisti Mentor Kikia në një intervistë televizive ka koment...
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadh...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, në një intervistë për emi...
Alqi Bllako, një nga të akuzuarit në aferën e inceneratorëve...
Pas kërkesës së SPAK për arrestimin e Alqi Bllako ka ardhur ...
Eksperti i mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltez...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...