Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Alqi Bllako, personi i cili sot kalon dyert e hekurave të burgut 313 në Tiranë dhe do të presë dënimin e tij për të gjitha abuzimet me detyrën kur ka qënë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit në kontrata koncesionare dhe PPP që shkojnë të paktën 480 milionë euro në letër, por vlerat e tyre mund të shkojnë disa qindra milionë euro më shumë, është një nga personat kyç në aferën e inceneratorëve.
Është një nga personat kyç sepse çdo procedurë ka shkuar në duart e e tij dhe është firmosur prej tij.
Dy janë rrugët:
Që Alqi të ketë qënë koordinatori i gjithçkaje, ose ka firmosur pa ditur asgjë.
Kjo e dyta duket të jetë e pavlerë, pasi ai ka përfituar. Ka lidhje direkte të babait të tij, të vëllait të tij, të familjarëve të tij.
Ka benefite në lidhje me inceneratorët. I ka favorizuar, i ka përshpejtuar. Prandaj duke qënë një nga personat kyç në këtë histori, Alqi Bllako mund të jetë një ?pendito? i duhur për Shqipërinë.
Kjo sepse do t?i bënte nder vendit. Pavarësisht se mund të ketë qënë një djalë i ri, egoist, ka dashur të pasurohet shpejt si shumë të rinj të tjerë. Nuk ka marrë parasysh pasojat dhe ka shkelur ligjin pasi ndoshta i është dukur si tekst poezie i shkruar nga Imzot Fan Noli. Meqënëse dhe Alqi është nga zona e Kolonjës.
Ndoshta ligjet i janë dukur të pavlerë, të kotë, që nuk prishin punë. Mjafton të kesh firmën, emërimin, e mund të bësh si të duash me to.
Ndërsa sot jemi përballë një tjetër fakti. Ligji është shkelur. Alqi Bllako arrestohet nga SPAK. Ndodhet pas hekurave dhe tani duhet t?i rikthehet dinjitetit të tij.
Por, t?i rikthehet dinjitetit, duke i bërë një të mirë Shqipërisë. Nga një djalë zullumqar, mund të kthehet në një ikonë që do shpëtojë Shqipërinë nga një grup i strukturuar kriminal zullumqarësh, hajdutësh, që fillojnë në Qeveri, e përfundojnë në media.
Po, po fillojnë në Qeveri, që tek godina e Kryeministrisë, ku janë firmosur 14 vendime brenda një dite, siç është rasti i inceneratorit të Elbasanit. Pastaj shtysa tek Fieri, ku është bërë shpronësimi. Qasja që ka kryetari i Bashkisë, i cili në fakt do të duhej të ishte gjithashtu në bankën e të akuzuarve, Armando Subashi.
Më tej shuma më e madhe që është dashur në Fier, kostot e inceneratorëve që janë shumë të larta dhe thuajse jashtë standartit dhe bashkitë nuk i përballojnë dot.
Pra, tani do të ngelen ngrehina llamarinash që nuk i shërbejnë më askujt dhe në finale tek koncesioni 430 milionë euro i Tiranës, një landfill që ka rritur me të paktën 15 milionë euro kostot për sipërfaqe banimi për qytetarët. Ku janë të paktën 45 milionë euro më shumë të paguara nga ata që blejnë banesa. Ku janë disa dhjetëra miliona euro të tjera që paguhen nga bizneset, e kështu me radhë.
Pa folur më tej për faturat me udhëtime luksoze, jahte. Pa folur për shpenzimet marramendëse nëpër agjenci turistike, për skemat e korrupsionit sesi shkonin paratë nga inceneratorët tek ministrat, etj.
Pa folur për lidhjet e tyre direkte dhe indirekte me politikën. E deri tek propaganda, ku paguheshin mediat e drejtuara apo në pronësi të Carlo Bollinos, Irfan Hysenbelliut, Baton Haxhiut apo Vjollca Hoxhës. Kjo e fundit e përfshirë edhe në ortakëri direkte me pronarët e inceneratorëve, në të paktën dy kompani.
Një skemë e qartë ku shteti, Qeveria, paguajnë miliona euro kompani koncesionare apo ndërtues inceneratorësh, paratë e të cilëve përdoren më pas për propagandë, ortakëri me mediat dhe kjo e fundit kthehet në megafon i Qeverisë, i inceneratorëve, një aferë korruptive, për të ushtruar një presion të drejtpërdrejtë mbi drejtësinë. Për të ushtruar presion mbi prokurorët. Për të mos u hapur kurrë ky skandal. Për t?u mbyllur këto dosje, duke dashur t?ua shesin shqiptarëve si sukses. Dhe jo si një aferë korruptive, siç ishte rasti në të vërtetë, apo siç është zbuluar deri tani.
E pra, prandaj Alqi Bllako na duhet i penduar.
Ai është i penduari i duhur. Në rast se do ta bënte një akt të tillë do të tregonte qytetarinë dhe kulturën e tij. Pasi do të shpëtojë Shqipërinë nga një zinxhir korrupsioni që fillon në Qeveri, shkon në biznese private dhe përfundon në media. Një aferë korruptive, e cila ndoshta do të ishte mirë të rrëzonte shtetin, nga i pari tek i fundit. Nga paratë që Alqi Bllako, Lefter Koka, etj, kanë përdorur për LSI-në. Për fushatën për këtë parti. Për Ilir Metën, për Presidentin.
Nga paratë që kanë përdorur për Partinë Socialiste, për fushatat e tyre. Pasi lëvizën tek PS-ja.
Për paratë që janë çuar nëpër firma afër Lulzim Bashës, siç është rasti i Porto Romanos, me rreth 15 milionë euro dhe lidhja me kompaninë italiane, De Mare, nëpërmjet Klodian Zotos dhe Viktoria Invest, e kështu me radhë.
Për të gjitha këto na duhet një ?pendito? dhe duhet të jetë i tillë, një djalë Alqi Bllako.
Ai mund të ketë ngjyer duart e mund të jetë përfshirë në një aferë. Ndoshta se ka menduar kurrë për pasojat. Por, tashmë mund të shpëtojë nga pasojat dhe jo vetëm. Por, mund të shpëtojë dhe Shqipërinë. Pasi duke folur, pasi duke u rrëfyer, pasi duke u zbërthyer, do të tregojë se ato dokumenta nuk janë thjeshtë disa procedura të shkelura dhe shpërdorim detyre. Por, janë urdhëra politikë të ardhur nga lart. Janë urdhëra politik ministrash. Janë bashkëpunime pushtetarësh, deputetësh, qeveritarësh për të mbajtur postet politike, për të përfituar para. Duke vjedhur taksat e e shqiptarëve dhe më pas këto para të përdoren për të zgjatur jetën e pishtetit.
Kështu ka ndodhur, kjo është e provuar, por Alqi Bllako duhet të flasë me emra. Kush e ka marrë në telefon? Kush e ka urdhëruar, cilat janë ndërhyrjet? Ku fillon përgjegjësia e godinës së Kryeministrisë dhe ku mbaron? Cilët ministra të tjerë janë përfshirë?
Për këtë na duhet një Alqi Bllako ?pendito?. Të tregojë se është një djalë qytetar dhe jo për të shpëtuar veten. Por, më shumë për të shpëtuar një herë e mirë Shqipërinë./Elvi FUNDO-CNA.al
Po Vjollca Hoxhën dhe Ben Blushin ku i latë zotërinj prokurorë?
Profili politik i Alqi Bllakos/ Nga abuzimet, korrupsioni, braktisja nga PS dhe burgu
Mediat si lavatriçe të parave të inceneratorëve/ Milionat që duhen hetuar
Historia e lobimeve nga kompani off shore ruse, për ish-krye...
Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, në një studio tele...
Nga sot, emisioni Top Story nuk do të transmetohet më në ekr...
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj në një studio t...
Avokati Genc Gjokutaj, i ftuar në një studio televizive, ka ...
Anëtarja e Komisionit të Rithemelimit, Evi Kokalari në një i...
Kuvendi ka miratuar në seancën e sotme me 77 vota pro paketë...
Kuvendi ka miratuar në seancën e sotme anëtarët e rinj të K...
Lulzim Basha pasi dha dorëheqjne e vonuar nga drejtimi i PD,...
Ish kreu i PD Lulzim Basha, pasi blindoi gjithë selinë, u la...
Bardh Spahia është betuar ditën e sotme si kryetari i ri i b...
Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi, në një intervistë ...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka njoftuar ditën e sotme zgj...
Ambasadorja e Shteteve të Bashkjuara Yuri Kim ka reaguar në ...
Alqi Bllako, një ditë pasi dorëzoi mandatin e deputetit ësht...
Alqi Bllako, një personazh tashmë i njohur publikisht dhe i ...
Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla ka kaluar ...
Në një kohë kur vendi jonë është përballur me një rritje të ...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manas...
Deputeti demokrat Edi Paloka ka reaguar në lidhje me mbledhj...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...