Rama nuk ishte në interpelancë/ Berisha: Nuk shkel më në Parlament, s'ia mban
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur jash...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur jash...
Ulja e akcizës për karburantet, heqja e TVSH-së për ushqimet bazë, kufizimi i çmimit të derivateve të naftës për një periudhë të caktuar, janë disa nga masat e ndërmarra nga shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor si përgjigje ndaj ngritjes së çmimeve si pasojë e krizës së shkaktuar nga lufta në Ukrainë. Në Kosovë, në anën tjetër, reagimi i shtetit është ?më i butë?.
Për lajme në kohë reale nga lufta në Ukrainë, na përcillni në këtë blog.
Përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe ekonomistë thonë se Qeveria e Kosovës duhet të vendosë masa për t?i mbrojtur qytetarët nga rritja e çmimeve të produkteve ushqimore dhe karburanteve në tregun vendor. Njëherësh, sipas tyre, Qeveria duhet të rrisë angazhimin për monitorimin e tregut.
Sikurse në vende tjera, edhe në Kosovë çmimet po pësojnë ndryshime të vazhdueshme, si pasojë e krizës botërore për shkak të konfliktit në Ukrainë dhe ndalimit të eksporteve të produkteve bazike nga disa shtete të rajonit.
Për rritjen e çmimeve dhe situatën e krijuar në treg, sidomos javën e kaluar, Kuvendi i Kosovës, sot më 15 mars, po diskuton në seancën e jashtëzakonshme, të thirrur nga partitë opozitare.
Ngritje pa kontroll e çmimeve
Javën e kaluar në Kosovë ka pasur rritje të çmimit të derivateve të naftës, vajit, miellit, produkteve të qumështit dhe shërbimeve, biletave të autobusit dhe taksive.
Lumnije Ajdini nga Aleanca Kosovare e Biznesit thotë se rritja e çmimeve të mallrave dhe shërbimeve është pashmangshme në tregun e Kosovës, për shkak të varësisë nga importi.
Zbritja e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) dhe akcizës në produktet elementare, sipas saj, janë disa nga mundësitë që mund të përdoren në këtë rast.
TVSH-ja është një tatim që i ngarkohet konsumatorit në mallra dhe shërbime.
Ligji për TVSH-në përcakton dy norma të tatimit: normën standarde 18 për qind, si dhe normën e reduktuar 8 për qind.
?Në mënyrë që qytetari të përballojë situatën e pakontrolluar të çmimeve, Qeveria duhet për një periudhë të shkurtë kohore, të heqë TVSH-në për produktet e drithërave, vajin e produktet e qumështit. Ose edhe të subvencionet industria prodhuese për produktet bazike?, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë.
Por, kundër heqjes së akcizës dhe TVSH-së në produktet elementare, shprehet Albulenë Kastrati, profesoreshë e Ekonomisë në Kolegjin privat AAB. Ajo thotë se këto masa mund të kenë efekte eventuale në buxhetin e shtetit.
Për të mbajtur nën kontroll çmimet e mallrave dhe shërbimeve, ajo konsideron se duhet të vendoset tavani i çmimeve, por në raste të caktuara të subvencionohen produktet. Këto politika përdoren për një kohë të shkurtër.
Tavani i çmimeve nënkupton që çmimi i ngarkuar në treg të mos e tejkalojë një vlerë të caktuar.
?Duhet të merret parasysh, që në momentin që i thuhet një shitësi privat, për shembull, çmimi i naftës nuk mund të jetë mbi 1.40 centë, ndërkohë ai furnizohet me 1.50 euro, kjo mund të sjellë efekte tjera negative në treg. Kjo mund të sjellë edhe mungesë të produkteve, rënie të cilësisë ose mund të krijojnë edhe tregje ilegale. Zakonisht, nëse Qeveria vendos çmime tavan, është mirë që të subvencionohet pjesa tjetër e produkteve bazike?, thotë ajo.
Për të ruajtur mundësinë nga çrregullimet në treg, Qeveria e Kosovës ka vendosur marzhë tregtare (çmim maksimal) vetëm për derivatet e naftës. Sipas këtij vendimi, marzha më e lartë tregtare duhet të jetë deri në 4 për qind të çmimit të shitjes, ndërkaq te shitësit me pakicë marzha më e lartë deri në 6 për qind.
Ndërsa, më 9 mars, Qeveria ka marrë vendim që fermerëve dhe bujqve t?iu subvencionohet nafta në vlerë prej rreth 5 milionë euro. Subvencionimi do të bëhet në vlerën prej rreth 0.36 centë për litër naftë, të përllogaritur me hektarë të poseduar të tokës së punuar.
Faktorë tjetër i rëndësishëm në këtë situatë, sipas Albulenë Kastratit dhe Lumnije Ajdinit, është kontrollimi i tregut nga Inspektorati i Tregut dhe Autoriteti Kosovar i Konkurrencës.
Çdo biznes apo tregtar që keqpërdor situatën për përfitime personale, thonë ato, duhet të ndëshkohet.
Që nga 9 qershori i vitit të kaluar, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës është jofunksional për shkak se kryetarit, nënkryetarit dhe tre anëtarëve të këtij komisioni u ka skaduar mandati pesëvjeçar.
Qeveria, më 9 mars, i ka propozuar Kuvendit të Kosovës përbërjen e re të këtij komisioni.
Albulena Kastrati thotë se funksionimi i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës është nevojë urgjence. Ndërsa, aksionet me inspektorë duhen të jenë standard i jetës së përgjithshme dhe ?jo aktivizim vetëm në kohë krizash?.
Mbyllen dy depo të operatorëve ekonomikë
Ministra e Ndërmarrësisë, Industrisë dhe Tregtisë nuk ka dhënë ndonjë përgjigje për Radion Evropa e Lirë, se a janë duke u shqyrtuar mundësitë për vendosjen e masave të çmimet, ashtu siç kanë bërë vendet e rajonit.
Sa i përket mundësisë së reduktimit të akcizës – që është një taksë që zbatohet mbi produktet e akcizës, si ato energjetike, duhani apo alkooli – dhe TVSH-së, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Kosovës, Rozeta Hajdari, javën e kaluar nuk e mohoi se në të ardhmen mund të shqyrtohet kjo çështje.
Disa nga shtetet e rajonit tashmë kanë vendosur masa të ndryshme për çmime si pasojë e krizës globale.
Më 12 mars, Qeveria e Shqipërisë, me akt normativ ka marrë vendim që të monitorojë çmimin e shitjes së nënprodukteve të naftës për konsumatorët. Në bazë të këtij akti, nga 12 deri në 15 mars çmimi i naftës dhe benzinës do të kushtojë 217 (1.79 euro) lekë, ndërsa çmimi i gazit 93 lekë (0.76 euro).
Kurse të dielën, më 13 mars, Qeveria ka prezantuar ?Paketën Sociale?. Në bazë të kësaj, Qeveria ka ndarë nga tre mijë lekë (24 euro) në muaj, për pensionet për tre muaj. Ka hequr taksën mbi pagën deri në 400 mijë lekë (325 euro). Kjo taksë ishte 13 për qind, si dhe fermerët do të blejnë naftë të pashoqëruar nga taksat.
Masa për përballje me krizën ekonomike ka miratuar edhe Kuvendi i Maqedonisë së Veriut.
LEXONI EDHE KËTË:
Më 12 mars, është miratuar Ligji për uljen e akcizës për karburantet që merr shteti nga shitja e tyre, si dhe Ligjin për uljen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) për karburantet, nga 18 në 10 për qind. TVSH-ja është hequr për ushqimet bazë.
Maqedonia e Veriut për dhjetë ditë ka ndaluar eksportin e mallrave të caktuara ushqimore. Vendimi përfshin eksportin e grurit, elbit, misrit, miellit, farave të lulediellit, si dhe vajrave.
Vendim të ngjashëm ka marrë edhe Qeveria e Serbisë. Ky shtet ka pezulluar eksportin e grurit, miellit, misrit dhe vajit, nga 10 marsi.
Ndërkaq, për ruajtjen e standardit të jetësor të popullatës, Qeveria serbe ka kufizuar çmimin e derivateve të naftës,deri më 11 prill. Deri në këtë kohë, një litër naftë do të kushtojë 1.50 euro.
Serbia do të mbajë zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare më 3 prill./rel
Policia Rrugore e Tiranës ka marrë masa dhe është e angazhua...
Bazuar në nenin 7/ç të ligjit nr. 8577, datë 10.2.2000 “Për ...
Ministria e Energjitikës dhe Infratrukturës, ka reaguar në l...
Sasi të grurit dhe misrit do të eksportohen në vendet e rajo...
Policia Rrugore e Durrësit, ka shtuar masat për parandalimin...
Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka dhënë një intervistë për ...
Studentët kanë nisur protestën kundër rritjes së çmimeve. At...
Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburanteve, i ngritur ng...
Nga Lutfi DervishiTaksat e karburantit do të ulen me 25 lekë...
Metodologjia e fitimit të një procesi tenderimi të parave pu...
SPAK ka mbyllur hetimet për ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma G...
Ish Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar ashpër nda...
Analisti Lutfi Dervishi u shpreh në Debat nga Alba Alishani ...
Ish kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka publikuar ...
Deputetja Grida Duma, ishte e ftuar në emisionin “Të Paekspo...
“Basha është një kufomë politike, nuk ja vlet të flitet për ...
Kryeministri Edi Rama i ka dhënë përgjigje kritikave të qyte...
Deputeti demokrat, Belind Këlliçi shprehet se Lulzim Basha ë...
Analisti Andi Bushati thotë se pretendimi i kryeministrit Ed...
Kryeministri Edi Rama ka dalë sërish në një lidhje live në F...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...