
Rritja e “çmendur” e çmimeve/ Masat për mbrojtjen e konsumatorëve
Ulja e akcizës për karburantet, heqja e TVSH-së për ushqimet...
Gjykata Kushtetuese ka publikuar ditën e sotme vendimin e arsyetuar për presidentin Ilir Meta, që hodhi poshtë shkarkimin e këtij të fundit nga Parlamenti.
Trupa gjykuese ishte e përbërë nga Vitore Tusha, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari, Fiona Papajorgji, Altin Binaj, Sonila Bejtja, Përparim Kalo, anëtarë, me sekretare Blerina Basha, të cilat vendosën me shumicë votash që Meta nuk ka bërë shkelje të rënda të Kushtetutës ndaj dhe nuk përbënte elementë për tu shkarkuar.
Ky vendim është përfundimtar, i formës së prerë, dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese:
Kuvendi ka pretenduar se në shumë nga daljet e veta publike Presidenti ka zgjedhur të përdorë retorikë dhune dhe ta favorizojë haptazi atë në sytë e publikut si mjet për zgjidhjen e problemeve në vend të mjeteve që ofron shteti i së drejtës. Kjo retorikë, e justifikuar sipas tij si e nevojshme për mbrojtjen e votës nga vjedhja, ka pasur përshkallëzim të fortë deri në fund të fushatës. Kjo shkelje provohet edhe nga reagimi i përfaqësuesve të shteteve të huaja në vend, të cilët publikisht bënë thirrje për të ndaluar gjuhën dhe thirrjet për dhunë.
Në prag të datës të zgjedhjeve në Elbasan ndodhi një përplasje midis dy grupe simpatizantësh, me pasoja të rënda, dhe mënyra e veprimit të tyre përputhet plotësisht me thirrjen publike të Presidentit. Thirrjet për dhunë reflektohen në përdorimin e shprehjeve, të tilla si: ?ngrehuni dhe bjeruni, vdekje tradhtarëve, t`i mprehin sfurqet? ose deklarimet se ?struktura për mbrojtjen e votës është një e drejtë legjitime e opozitës, pasi shteti është i kapur nga krimi? (shih paragrafët 46, 124 dhe 126 të vendimit nr. 55/2021 të Kuvendit).
Sipas Kuvendit, edhe pse Presidenti ka përkrahur nismën e opozitës për ngritjen dhe funksionimin e ?Strukturës për mbrojtjen e votës?, kjo çështje i takon për hetim organeve kompetente. Megjithatë, ai nuk është distancuar dhe nuk ka dënuar jo vetëm ngjarjen e rëndë të Elbasanit, por as modelin e kundërligjshëm që përfaqësonte kjo strukturë.
Aktet dhe sjelljet e Presidentit kanë frymëzuar dhunë dhe ndasi sociale, nuk kanë kontribuar për uljen e konflikteve dhe pasqyrojnë gjuhë përçarjeje dhe urrejtjeje. Kjo nxitje dhune dhe ndasie shfaqet jo vetëm në deklaratat publike të Presidentit, por edhe në sjelljen e tij në situata konkrete (konflikti midis FRD-së dhe bashkisë së Tiranës), nuk ndikuan për qetësimin e situatave, përkundrazi i përshkallëzuan ato dhe përbëjnë shembuj negativë që nxisin vetëgjyqësinë.
Presidenti ka prapësuar se fushata e zgjedhjeve të përgjithshme u tensionua në nivele ekstreme për shkak të aktorëve politikë, duke kulmuar edhe me humbje jete (në qytetin e Elbasanit), sulme të armatosura (siç është rasti në qytetin e Kavajës), apo ngjarje e situata të tjera të rënda provokuese (ngjarjet në qytetin e Fierit). Deklaratat dhe denoncimet publike e shkresore të Presidentit kanë qenë plotësisht në proporcion të drejtë me situatën shumë të rëndë parazgjedhore, si dhe në funksion të parandalimit të përshkallëzimit dhe daljes jashtë kontrollit të saj.
Në rastin e Fierit, të nxitur nga veprimet e paligjshme e provokuese të bashkisë dhe të përfaqësuesve të shumicës qeverisëse, Presidenti u kërkoi publikisht kandidatëve të një force politike (LSI) të mos binin pre e provokimeve dhe ta tejkalonin atë situatë me urtësi. Në lidhje me termin ?sfurqet?, ai është përdorur në kontekstin e një konflikti konkret të ndodhur në Fier, ku Presidenti ka qenë dëshmitar okular, dhe në këtë deklaratë ?sfurqet? janë përmendur në mënyrë metaforike, si mjete pune të banorëve të zonës dhe në kontekstin e vënies në rrezik të interesit publik.
Gjykata, bazuar në analizën e kritereve të shkeljes së rëndë, nuk identifikon ndonjë normë kushtetuese të cenuar, pasi në lidhje me këto fakte Kuvendi nuk ka arritur të provojë ardhjen e pasojave në drejtim të cenimit të rendit dhe sigurisë publike. Edhe në këtë rast Presidenti nuk ka ushtruar veprimtari vendimmarrëse, nuk ka marrë ose ushtruar kompetenca të institucioneve të tjera dhe nuk është provuar ndonjë qëllim i tij për ndërhyrje në rendin dhe sigurinë publike.
Për rrjedhojë, Gjykata vlerëson se faktet e paraqitura si shkelje që lidhen me rendin dhe sigurinë publike nuk përbëjnë shkelje të Kushtetutës.
Për sa më sipër, për sa kohë që Gjykata nuk arriti në përfundimin se Presidenti ka kryer shkelje të rëndë të Kushtetutës në drejtim të ushtrimit të funksionit si Kryetar i Shtetit dhe përfaqësues i unitetit të popullit, sipas neneve 86, pika 1 dhe 89 të Kushtetutës, e lidhur edhe me të drejtat në procesin zgjedhor, të shqyrtuara më sipër, dhe as shkelje në veprimtarinë e tij që lidhet me marrëdhëniet me partnerët strategjikë dhe marrëdhëniet me jashtë, pavarësinë e organeve të shtetit dhe rendin e sigurinë në vend, çmon se është i pabazuar pretendimi i Kuvendit për shkeljen e detyrimeve që burojnë nga neni 88, pika 3, i Kushtetutës si rezultat i shkaqeve të parashtruara prej tij.
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, në mbështetje të neneve 90, pika 2, dhe 131, pika 1, shkronja ?dh?, të Kushtetutës, si dhe neneve 63, pika 2, 72 e vijues të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 ?Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë?, të ndryshuar, me shumicë votash./E.K-CNA.al
Ulja e akcizës për karburantet, heqja e TVSH-së për ushqimet...
Policia Rrugore e Tiranës ka marrë masa dhe është e angazhua...
Bazuar në nenin 7/ç të ligjit nr. 8577, datë 10.2.2000 “Për ...
Ministria e Energjitikës dhe Infratrukturës, ka reaguar në l...
Sasi të grurit dhe misrit do të eksportohen në vendet e rajo...
Policia Rrugore e Durrësit, ka shtuar masat për parandalimin...
Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka dhënë një intervistë për ...
Studentët kanë nisur protestën kundër rritjes së çmimeve. At...
Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburanteve, i ngritur ng...
Nga Lutfi DervishiTaksat e karburantit do të ulen me 25 lekë...
Metodologjia e fitimit të një procesi tenderimi të parave pu...
SPAK ka mbyllur hetimet për ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma G...
Ish Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar ashpër nda...
Analisti Lutfi Dervishi u shpreh në Debat nga Alba Alishani ...
Ish kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka publikuar ...
Deputetja Grida Duma, ishte e ftuar në emisionin “Të Paekspo...
“Basha është një kufomë politike, nuk ja vlet të flitet për ...
Kryeministri Edi Rama i ka dhënë përgjigje kritikave të qyte...
Deputeti demokrat, Belind Këlliçi shprehet se Lulzim Basha ë...
Analisti Andi Bushati thotë se pretendimi i kryeministrit Ed...
Emisioni Fiks Fare solli rastin e ZVA Elbasan e cila la pa...
“Sa e vështirë është të jesh gjithë kohën me frikën, se mo...
Rasti i radhës në “Stop” ka të bëjë me 79-vjeçaren Eftali ...
Ditën e djeshme, emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan t...
Gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Ti...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në aks...
Kjo e premte është shoqëruar me trafik të rënduar në k...
Gëzim Çela, ish oficeri i Forcave Speciale, u arrestua...
Mbrëmjen e kësaj të premteje është arrestuar në Kosovë...
Vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike...
"Mjekët kanë nxjerrë më shumë se 60 krimba të gjallë n...
Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve ...
Truri është i vetmi organ i trupit të njeriut, të cilit i ...
Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska, ka paralajmër...
Rasti i Liridona Murselit ka tronditur të gjithë opinionin...
Me orë të tëra pjesëmarrësit në takimin e Këshillit...
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Mitrovicë, nj...
Media prestigjoze britanike “BBC” i ka kushtuar Kukësit qy...
Aktori dhe regjisori i mirënjohur shqiptar, Guri Koço, fes...
Mirush Kabashi, mjeshtri i skenës së teatrit dhe jo vetëm,...
Islam Bakollari, mësues në shkollën 9-vjeçare të Dardhasit...
Sot më 9 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94.2 lek...
Teksa ekonomia e vendit u zgjerua dhe buxheti arkëtoi ...
Sot më 8 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94 l...
Procedura për ndërtimin e një institucioni për edukimin dh...