“Sudja” i del në krah Bashës/ “Mos u tërhiq, të ikë Saliu”
Në selinë e PD po zhvillohet mbledhja e grupit parlamentar.P...
Edhe deputeti i PD, Fatjon Veizaj i është bashkuar zërave për dorëheqjen e Lulzim Bashës.
Në një postim në rrjetet sociale, Veizaj shkruan se Basha ka detyrimin e mundësinë të ndihmojë opozitën përmes dorëheqjes me dinjitet, nxitjes dhe mbështetjes së një procesi rindërtimi të thellë politik, moral dhe strukturor të partisë.
Duke u ndalur tek vendimi i 9 shtatorit, kur Basha përjashtoi Berishën nga grupi parlamentar, Veizaj thekson se ishte një vendim personal i tij, për të cilin tha se do mbante përgjegjësi dhe se nuk do lejonte përçarjen e partisë.
Por, ai thekson se PD u përça, dhe Basha nuk mbajti asnjë përgjegjësi.
?Të nderuar miq,
Hyrja në jetën politike pas një përvoje pune të gjatë nga bota e biznesit, përfshirja si njeri i lirë dhe duke mos pasur nevojë për të qenë aty me cdo kusht dhe kundër parimeve të mija, besoj se më jep mundësinë të jem i drejtpërdrejtë e i pavaruar në ato që kam për të thënë mbi gjendjen e krijuar së fundi në Partinë Demokratike.
Në fillim, opozitës shqiptare sot i duhet të (ri)marrë përgjegjësinë e përfaqësimit, të dëshmojë qartësisht, pa mëdyshje dhe drejtpërdrejt se nuk do t’u humbasë më kohë ndjekësve të saj dhe me gjerë.
Pas humbjes së rëndë të 6 marsit, nuk mund të pajtohem me qëndrimin e Kryetarit të Partisë Demokratike.
Më qartë, nuk pajtohem me mungesën e të vetmit qëndrim të arsyeshëm që Z. Basha duhet të mbajë e që sipas meje është dorëheqja! Ai ka detyrimin e mundësinë të ndihmojë opozitën përmes dorëheqjes me dinjitet, nxitjes dhe mbështetjes së një procesi rindërtimi të thellë politik, moral dhe strukturor të partisë.
Krisja, që u bë e dukshme në shtator dhe, që për hir të së vërtetës, i ka rrënjët goxha të thella në mendësinë e praktikën politike të Partisë Demokratike, nuk mund të mos sillte pasoja.
Kryetari e mori vendimin në vetë të parë, me zotimin se nuk do të lejonte përçarjen e partisë dhe se do të mbante po ashtu, përgjegjësi vetjake, politike e njerëzore.
Nuk ndodhi. Partia u përça. Në të vërtetë, demokratët u shtynë në një konflikt të dëshpëruar e absurd. Me sa u duk kryetari nuk e njihte mirë ADN-në e tyre politike dhe dështoi.
Edhe Dr. Berisha, i cili pa asnjë dyshim ka mbështetje të gjerë e të padiskutueshme në parti, u rikthye, gjithashtu, kur u ‘cënua në vetë të parë’.
Pavarësisht frazeologjisë dhe pragmatizmit të zakonshëm në raste të tilla, unë prirem t’u besoj fakteve.
Mbi to, pavarësisht motivit që i nxiti dhe implikimit të pashmangshëm moral, gjykoj se Dr. Berisha i bëri një shërbim të fundit partisë – për të cilin nuk duhet të kërkojë shpërblim.
Z. Basha, në anën tjetër, ka marrë mjaft nga Partia Demokratike. Ai ka kohë mjaftueshëm, ta nisë e ta rinisë në çdo pozicion të ri karrierën e vet në Partinë Demokratike, por shumë të tjerë, demokratë të thjeshtë, qindra mijra qytetarë shqiptarë, nuk kanë kohë.
Kjo është bindja ime e pavaruar, e pandikuar dhe e padetyruar ndaj askujt, veç njerëzve që na kanë besuar përfaqësimin.
Nuk ka kohë për të humbur!?-shkruan deputeti Fatjon Veizaj./CNA.al
Në selinë e PD po zhvillohet mbledhja e grupit parlamentar.P...
“Supermeni” i selisë së bravave, Enkeljed Alibeaj, të cilit ...
Sot në selinë blu po zhvillohet mbledhja e grupit parlamenta...
Sot qytetarët shqiptarë po zhvillojnë protestën e katër mbar...
Deputeti i Lushnjës, Saimir Korreshi i është bashkuar grupit...
Ndërkohë që sheshi i Kryeministrisë është i mbushur nga qyte...
Kryetari i shkarkuar i PD, Lulzim Basha edhe pas humbjes së ...
Prej tre ditësh protestat kanë shpërthyer në pothuajse çdo q...
“Një i shkarkuar nuk mund të dorëhiqet”. Kështu është shpreh...
Deputetja e PD, Grida Duma ka ngritur sërish sot tonet kundë...
Kryetari i shkarkuar i PD Lulzim Basha, ka shmangur përgjegj...
Dhuna e ushtruar nga policia në drejtim të protestuesve gjat...
Vetëm pak minuta para protestës, kryeministri Edi Rama bën t...
Deputeti demokrat Tritan Shehu ka komentuar situatën politik...
Presidenti Ilir Meta ka reaguar me tone të forta në lidhje m...
Deputeti i PD Edmond Spaho është një nga personat e procedua...
Disa ditë më parë, editori i CNA.al, Elvi Fundo bëri një sqa...
Sot në orën 11:00 mbahet protesta kombëtare para Kryeministr...
Sot në orën 11:00 pritet që të mblidhet grupi parlamentar i ...
Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ka bërë të ditur se ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...