web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Kemi 30 vite që i durojmë”/ Binaj në protestë: Nuk do ndalemi derisa të ulen çmimet

10 Mars 2022, 16:58, Aktualitet CNA

Aktori i humorit Florjan Binaj, ka dalë sërish sot në protestën që po zhvillohet në Tiranë kundër rritjes së çmimit të naftës dhe produkteve ushqimore.

Aktori i bëri thirrje të gjithëve të mos rreshtin së protestuari derisa të ulen çmimet.

 ?Aq sa ishim mbrëmë i bëmë dy gjëra, u ul 2 qind lekë nafta, e u kthye edhe ai nga Dubai. Sot që flasim ka protesta në çdo qytet. Nafta është mjet jetese, nuk është luks.

Ata kanë 30 vite që janë në politikë. Kemi 30 vite që i durojmë. Kur kryeministri i sotshëm ka ardhur në pushtet kam qen 11 vjeç, këtit i mbaron mandate kur të jem 40 vjeç. Ka edhe disa të tjerë që kur ka qenë babai i Bushit në pushtet. Nuk duhet të rreshtim sepse për 30 vite nuk kanë menduar asnjëherë për ne. Duhet të mendojmë ne për njëri-tjetrin?, tha Binaj./E.T-CNA.al





Lajmet e fundit nga