web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto- Pas Tiranës edhe Durrësi ngrihet në protestë

10 Mars 2022, 16:31, Aktualitet CNA

Ka nisur protesta edhe në qytetin e Durrësit për rritjen e çmimit të karburantit. Qytetarët janë mbledhur, sepse rritja e çmimit të naftës, ka çuar në rritjen e çmimit të biletës së transportit ndërqytetas. Bileta e autobusëve të linjës Tiranë- Durrës, çmimi i së cilës ka qenë 150 lekë, tashmë është rritur në 200 lekë.

Durrsakët në shenjë proteste kanë fikur makinat e tyre duke bllokuar rrugët. Protesta ka zgjatur për rreth një orë, por më tej forcat e policisë kanë shpërndarë qytetarët. Raportohet se policia ka marrë target e makinave të ndaluara nga qytetarët, për të identifikuar pjesëmarrësit në protestë./ CNA.al

 

 

 

 





Lajmet e fundit nga