web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Dashuri dhe urrejtje”/ Nga marrëveshja mes PD dhe LSI tek sulmet ndaj njëri-tjetrit

2 Janar 2022, 12:30, Politikë CNA

Vitit 2021 ishte prova e zgjedhjeve parlamentare. Cila parti do të merrte drejtimin? Do të kishim rokadën e përhershme apo vazhdimësi? Partia Socialiste, ashtu si katër vite më parë, në 2017, konkurronte më vete.

Ndërsa PD, si partia më e madhe opozitare në vend, hyri në koalicion vetëm me aleatët e saj tradicionale, PR, LZHK, PAA, PDK. Edhe pse ishin në një listë të përbashkët, ajo që ra në sy ishte qëndrimi në opozitë edhe për katër vitet e ardhshme, ndërsa aleatët shpprehën hapur pakënaqësitë ndaj Lulzim Bashës, duke e akuzuar këtë të fundit si përgjegjës për disfatën zgjedhore.

Por para mbajtjes së zjedhjeve, të gjithë qytetarët ishin gjithë sy dhe vesh, nëse PD do të kishte një koalicion me LSI, apo ndryshimet në Kodin Zgjedhor do i ndanin këto dy parti, që u duk sikur kishin marrëdhënie shumë të mira.

Ishte data 1 mars, kur Lulzim Basha i shoqëruar nga Gazment Bardhi, Grida Duma, Jorida Tabaku dhe Albana Vokshi nënshkroi një marrëveshje parazgjedhore me Monika Kryemadhin, e cila kishte pas vetes të besuarit e saj, Petrit Vasilin, Erisa Xhixhon dhe Luan Ramën.

Përballimi dhe zgjidhja e problemeve kritike të vendit do të jenë objektivi themelor i programeve elektorale në zgjedhjet e 25 prillit dhe shtyllat e Programit Qeverisës të përbashkët pas fitores së zgjedhjeve që ata pretendonin. Këto ishin disa nga çështjet e marrëveshjes prej plot 13 pika.

Pas firmosjes së kësaj marrëveshje Basha u shpreh se mes tyre sapo filloi udhëtimi i përbashkët për të ndryshuar Shqipërinë.

?Çdo udhëtim i madh nis me një hap të parë dhe çdo shpresë is me një ëndërr e cila bëhet realitet. Udhëtimi i përbashkët për të ndryshuar Shqipërinë fillon sot. Gjatë javëve të fundit kam prezantuar planet tona të punës në të gjitha drejtimet për ekonominë arsuimin shëndetësinë? për kthi in e të rinjve në vend dhe ndalejne e katastrofës kombëtare të emigracionit, për integrimin europian, me anë të të cilit fiton çdo shqiptar. Këto janë plane që do ndryshojnë jetën tuaj. Ka ardhur kohë t ëshkojmë shtëpi më shtëpi, rrugë më rrugë fshat më fshat?, tha Basha.

Ndërsa Kryemadhi theksoi se bashkimi i forcave opozitare do sjellë edhe përmbysjen e qeverisjes së Edi Ramës.

?Bashkojmë forcat për të mirën e popullit shqiptar. Ndryshimi është i paevitueshëm dhe ditë më të mira do të vijnë.  Një parti si ne që në thelb ka socialdemokracinë dhe PD e djathtë ne do të vijojmë të jemi dy entitete me identitetin e tyre. Do të kemi mosdakordësi por do të gjejmë gjuhën e përbashkët dhe do të vendosim para interesin e shqiptarëve.

Ne dhe PD besojmë se vendi po shkon në rrugë të gabuar. Ne duhet të ndalojmë dëshirën e shqiptarëve për të emigruar nga Shqipëria. Ky është një partnership i ndërtuar për të zgjatur edhe në qeverisjen e re. Do të punojmë krah për krah njëri-tjetrit në çdo rrugicë. Ne jemi përgatitur të fokusojmë të gjithë vëmendjen në rimëkëmbjen e ekonomisë sonë post COVID.

Dua t’ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që të bashkohemi. Referendumi i 25 prillit është mision kombëtar për t’i dhënë fund çdo sekti që kërkon të marrë peng Shqipërinë e shqiptarëve“, tha ndër të tjera Kryemadhi.

Por e gjitha kjo u duk që ishte një ?flluskë sapuni? nga ana e Lulzim Bashës dhe u interpretua nga shumë personazhe si një kurth që PD i bëri LSI për ta nxjerrë nga skema politike.

Nga një ?dashuri? e madhe mes tyre, PD-LSI nisën ?urrejtjen? ndaj njëri-tjetrit.

Sulmet dhe akuzat u shtuan që në momentin kur dy forcat opozitare hynë të ndara në zgjedhje dhe LSI mori goditjen e fortë, ku nga 19 mandate që kishte nga zgjedhjet e vitit 2017 përfundoi vetëm në  të tilla.

Ngjarje të shumta gjatë zgjedhjeve të 25 prillit e tensionoi më shumë situatën. Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan një ditë para zgjedhjeve, apo edhe takimet e fshehta të Ilir Metës në Vlorë mund të themi që  sollën edhe kulmin e përplasjeve.

Si Basha ashtu edhe Kryemadhi, apo edhe personat pranë tyre, shtuan sulmet në çdo dalje të tyre, duke hedhur akuza se njëra nga palët po bashkëpunonte në prapaskenë me Edi Ramën.

Situata mes tyre vijon të jetë ?e nxehtë? ndërsa pritet të shihet se si do vazhdojë ?telenovela? Basha-Kryemadhi, në një kohë kur edhe PD është në një krizë të brendshme./E.K-CNA.al





Lajmet e fundit nga