Vrasja e policit në Maliq/ Hita: Nëse DVP Korçë do kishte kërkuar ndihmë do ishin marrë masa më të forta
Kreu i Policisë së Shtetit Skënder Hita ka zbarkuar në Kor...
Kreu i Policisë së Shtetit Skënder Hita ka zbarkuar në Kor...
Nga Rainer Zitelmann ?Linkiesta?
Para shfaqjes së kapitalizmit, shumica e popullsisë së botës jetonte në varfëri ekstreme. Në vitin 1820 në këtë kategori përfshiheshin90 për qind e njerëzve; sot më pak se 10 për qind. Në dekadat e fundit, që nga fundi i komunizmit në Kinë dhe gjetkë, rënia e varfërisë është përshpejtuar me një ritëm që nuk është parë në asnjë periudhë të mëparshme të historisë njerëzore.
Në vitin 1981, shkalla e varfërisë ishte 42.7 për qind; në vitin 2000, ajo kishte rënë në 27.8 për qind, dhe këtë vit është vetëm 9.3 për qind. Por ka edhe lajme të tjera të mira:numri i fëmijëve që janë të detyruar të punojnë në mbarë botën ka rënë ndjeshëm, nga 246 milionë në vitin 2000, në 160 milionë fëmijë 20 vjet më vonë, në vitin 2020.
Dhe kjo pavarësisht se gjatë 2 dekadave të fundit popullsia e botës është rritur nga 6.1 në 7.8 miliardë njerëz. E megjithatë shumica e njerëzve nuk e pëlqejnë kapitalizmin. Barometri Edelman Trust, një studim i kryer në 28 vende, arriti në përfundimin se 56 për qind e të anketuarve besojnë se ?kapitalizmi në formën aktuale?, sot po bën më shumë dëme sesa të mira në botë?.
Në Evropë, Franca është vendi që bie më shumë dakord me këtë deklaratë (69 pr qind), e ndjekur nga të anketuarit në Itali (61 për qind), Spanjë (60 për qind), Gjermani (55 për qind) dhe Mbretërie Bashkuar (53 për qind). Si në Shtetet e Bashkuara po ashtu edhe në Kanada, 47 për qind e njerëzve bien dakord me këtë vlerësim kritik të kapitalizmit.
Anti-kapitalizmi është një fe politike. Tek fetë tradicionale, Djalli është shprehja e së keqes në botë. Ndërsa në fenë politike të anti-kapitalizmit, kapitalizmi merr rolin e së keqes së mishëruar. Për rrjedhojë, ai nuk është përgjegjës vetëm për të gjitha të këqijat e shoqërisë, por edhe për problemet personale të gjithsecilit.
Kështu njerëzit e fajësojnë kapitalizmin për urinë, varfërinë, pabarazinë, ndryshimet klimatike, ndotjen, luftën, mënjanimin social, fashizmin, racizmin, pabarazinë gjinore, skllavërinë, kolonializmin, korrupsionin, krimin, sëmundjet mendore dhe dekadencën kulturore.
Luftërat ishin më të shpeshta në epokën parakapitaliste sesa në periudhën pas lindjes së kapitalizmit. Dhe shumë studime shkencore kanë treguar se tregtia e lirë, i zvogëlon shanset e shpërthimit të një konflikti ushtarak.
Po ashtu një sërë studimesh të tjera, tregojnë se standardet mjedisore janë më të mira në vendet kapitaliste sesa në ato jokapitaliste. Po pse shumica e njerëzve refuzojnë t?i marrin parasysh këto fakte? Një nga arsyet është se kur flitet për çështje si uria, varfëria, ndryshimet klimatike dhe lufta, është shumë e vështirë të përfshihesh në diskutime të bazuara në fakte.
Sa më e ngarkuar emocionalisht të jetë një çështje e caktuar, aq më pak njerëzit janë të gatshëm të pranojnë faktet, sidomos kur ato kundërshtojnë pikëpamjet e tyre personale. Shkencëtarët e kanë hasur këtë fenomen në shumë eksperimente dhe kërkime.
Në sondazhe të shumta përfaqësuese që kanë kryer shkencëtarët gjatë dekadave të fundit, të anketuarve iu dha një fletë me një imazh dhe iu prezantua situata e mëposhtme:?Tani do të doja t?ju tregoja për një incident që ndodhi një ditë më parë, gjatë një seminari ku u diskutua mbi çështje të ndryshme si inxhinieria gjenetike, ndryshimet klimatike, energjia bërthamore, ndotja e ajrit, etj, ku që të gjitha janë shumë polarizuese në aspektin emocional?.
Ekspertët po flisnin mbi rreziqet dhe fazën aktuale të hulumtimit. Papritur, një person nga audienca u ngrit dhe u tha folësve dhe gjithë të pranishmëve diçka me zë të lartë. Më pas studiuesit u kërkuan të intervistuarve që ta shihnin atë person në fletë dhe të lexonin fjalët që i atribuoheshin atij: ?Ç?më duhen mua numrat dhe statistikat në këtë kontekst? Si mund të flitet kaq ftohtë kur është në rrezik mbijetesa e njerëzimit dhe planetit tonë??.
Po ashtu në atë fletë, ishte pyetja për të anketuarin:?A mendoni se ky njeri ka të drejtë apo gabim??. Kjo pyetje është bërë në mënyrë të përsëritur gjatë një periudhe 27-vjeçare në 15 sondazhe të ndryshme përfaqësuese mbi një sërë çështjesh shumë emocionale dhe të diskutueshme.
Shumica e të anketuarve binin dakord me ?ngatërrestarin? që nuk ishte aspak i interesuar për faktet. Mesatarisht 54.8 për qind e të anketuarve thanë se njeriu që ishte rezistent ndaj fakteve kishte të drejtë, dhe vetëm 23.4 për qind e tyre nuk ??ishin dakord.
Pra anti-kapitalistët nuk mund të binden dot nga faktet:nëse prodhohet pak, fajin e ka kapitalizmi; e njëjta gjë është e vërtetë edhe nëse ka shumë mallra në qarkullim (konsumerizëm!). Ndaj edhe kur shkoj në pazar dhe nuk gjej atë që kërkoj, fajin e ka sërish kapitalizmi.
Shkrimtarja amerikane Eula Bis është e mirë-njohur për romanet e saj. Në librin e saja ?Të kesh dhe të kishe?(2020), ajo e nis librin duke folur për zotërimin, kapitalizmin dhe vlerën e gjërave, duke përdorur këtë anekdotë:?Po kthehemi sërish në shtëpi nga një dyqan mobiliesh. E çfarë të mendojmë për kapitalizmin, pyet Xhoni veten, ne kemi para dhe duam t?i shpenzojmë ato, por nuk mund të gjejmë asgjë që ia vlen të blejmë. Ne blemë diçka të quajtur bufe, por më pas Xhoni hapi sirtarët dhe zbuloi se ai objekt nuk do të rezistonte dhe aq gjatë. Unë them se ka disa kufij në atë që prodhon një industri e madhe?.
Më pas shkrimtarja tregon një bisedë që ka zhvilluar me nënën e saj, e cila e pyet nëse mendon se kapitalizmi është i mirë apo i keq. ?Unë them se e jam tunduar të mendoj se është i keq, por nuk e di vërtet se çfarë është…?.
Për shumë njerëz, anti-kapitalizmi është një çështje emocionale. Është një ndjenjë e përhapur proteste kundër rendit ekzistues. Të gjitha gjërat negative në shoqëri dhe në jetën time personale, thonë me vete anti-kapitalistët, shkaktohen nga ?sistemi? kapitalist. Është faji i kapitalizmit edhe nëse nuk gjej dot një mobilie për të blerë.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Perché non si vogliono riconoscere i successi del capitalismo
Brenda rezervatit Mapimi, në një vend të njohur si Trino Ver...
Po. Raca njerëzore është e destinuar të zhduket një ditë. Sa...
Armëpushimi i Krishtlindjes së vitit 1914, ishte një armëpus...
Shumica e krishterë në Gjermani është diçka e natyrshme për ...
“Bloomberg”Sikur të mos mjaftonte pandemia dhe inflacioni në...
Nga Taras Kuzio “Atlantic Council”Presidenti rus Vladimir Pu...
Nga Jonathan Lemire “Politico.com”Me axhendën e tij që sapo ...
Nga William Moloney “The Hill”Organizata e Traktatit të Atla...
Nga Sung-Yoon Lee “The Conversation”Sipas metrikës së zymtë ...
Nga Phillip W.Magness & Peter C.Earle “The Wall Street Journ...
Nga Newt Gingrich “Fox News”Shtetet e Bashkuara po shkojnë d...
Nga Helen Branswell “Statnews”Në kushtet kur bota jonë po pë...
Nga Eduard Luce “Financial Times”Nën udhëheqjen e Xho Bajden...
Nga Daniel Duffy “American Thinker”Nëse rrëfehet një histori...
Nga Pankaj Mishra “Bloomberg”Presidenti amerikan Xho Bajden ...
Më 6 nëntor 2021 në qytetin e Hjustonit në Teksas SHBA, 8 nj...
Ministrja e re e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock ka ...
Nga Carina Woudenberg “Discover Magazine”Një grua nga Nju Jo...
Sipas historisë së Greqisë së lashtë, ishte Kali i Trojës ai...
(Pjesa e dytë)Në këtë botë ekzistojnë disa mistere historike...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...