Ndahet nga jeta ish-deputetja shqiptare
Ka ndërruar jëtë Lumnie Kajtazi-Hyseni, ish-deputete e Lidhj...
Qytetarët e Kosovës, nga janari i vitit të ardhshëm, mund të mos lejohen të udhëtojnë në vendet e Bashkimit Evropian, pasi blloku nuk i njeh ende certifikatat e vaksinimit kundër koronavirusit, të lëshuara në Kosovë.
Për më tepër, BE-ja, nga 10 janari, synon t?i ndalojë të gjithë ata që nuk janë të vaksinuar me dozën e tretë të vaksinës. Aktualisht, për të hyrë në njërin nga vendet e bllokut mjafton testi negativ PCR i koronavirusit.
Vendimin përfundimtar për udhëtime nga jashtë, BE-ja pritet ta marrë në fund të dhjetorit.
Kosova, bashkë me Bosnje e Hercegovinën, mbeten dy vendet e vetme të Ballkanit Perëndimor, të cilave BE-ja nuk ua njeh certifikatat e vaksinimit.
Kjo, edhe përkundër faktit se në Kosovë jepen vetëm vaksinat Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca – të dyja të miratuara nga Agjencia Evropiane e Barnave dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës thotë se problemi me certifikatat është i natyrës teknike.
?Jemi në fazën kur duhet të bëhet i lexueshëm kodi QR offline [pa qenë të lidhur në internet]. Aktualisht është i lexueshëm vetëm online. Çështja ka të bëjë me aspektin teknik?, thotë për Radion Evropa e Lirë Dafina Gexha, zëvendësministre e Shëndetësisë.
I ashtuquajturi kod QR, kur skanohet, ofron informacione për llojin e vaksinës së marrë, numrin e dozave dhe vendin e vaksinimit.
Gexha thotë se janë duke punuar në mënyrë intensive që problemi të zgjidhet përpara 10 janarit, kur mund të hyjë në fuqi ndalimi i udhëtimit në BE pa tri doza të vaksinës.
?Besoj se deri atëherë edhe kjo certifikatë do të kompletohet dhe qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa pengesa jashtë vendit?, thotë Gexha.
Pa pengesa, qytetarët e Kosovës nuk janë as tash.
Jehona Bajrami, nga Prishtina, ka ndarë me Radion Evropa e Lirë përvojën e saj nga pushimet verore në Francë dhe Itali.
Edhe pse të vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit, ajo dhe bashkëshorti i saj nuk kanë mundur të kenë qasje në shumë ambiente të mbyllura, të tilla si restorantet apo muzetë.
?Në Bolonjë të Italisë deshëm të hyjmë në muze dhe nuk na lanë, nuk na e pranuan certifikatën. Atyre nuk u interesonte tutje kjo çështje?, thotë Jehona.
Sipas saj, opsioni i vetëm për të hyrë në vende të tilla ka qenë me test negativ të koronavirusit.
Mospranimi i certifikatave të vaksinimit e thellon edhe më shumë izolimin e kosovarëve, të cilët nuk kanë as liberalizim vizash për të udhëtuar në BE, thotë Jehona.
?Edhe ashtu jemi të margjinalizuar si njerëz, sepse përpos hallit se sa inferior ndihesh në aeroport, gjithmonë ke njëfarë frike mos po të ndalin, të kthejnë, mos e ke vizën keq… plus kësaj t?ia shtojmë edhe problemin [e mospranimit të certifikatës së vaksinimit]?, thotë ajo.
Behxhet Shala, drejtues i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Prishtinë, thotë se është e padrejtë që qytetarët e Kosovës, të cilët i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes për vaksinim dhe janë vaksinuar me vaksina të pranuara nga BE-ja, të izolohen për çështje teknike.
?Kjo është shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut, sepse, në njëfarë mënyre, përkundër asaj që i plotëson kushtet, e ke vaksinën, e ke vizën, nuk lejohet të lëvizësh. Është shkelje ekstreme e të drejtave të njeriut?, thotë Shala.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, kufizimi i lëvizjes në bazë të dëshmisë së vaksinimit në tërësi është i padrejtë.
Skënder Syla, përfaqësues i OBSH-së në Bullgari, thotë se kur merren vendime të tilla, duhet pasur parasysh edhe shpërndarjen jo të barabartë të vaksinave nëpër botë.
?OBSH-ja nuk e mbështet përdorimin e dëshmisë së vaksinimit si parakusht të vetëm për udhëtime ndërkombëtare, duke pasur parasysh përhapjen gjerësisht të pabarabartë të vaksinave midis vendeve të pasura dhe me të ardhura më të pakta?, thotë Syla.
Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit në fund të marsit.
Vaksinat e para i ka siguruar përmes donacioneve, ndërsa në maj ka nënshkruar kontratën e parë me kompanitë Pfizer/BioNTech për sigurimin e mbi një milion vaksinave.
Deri më tash, rreth 43 për qind e qytetarëve të Kosovës janë vaksinuar me nga dy doza. Nga 9 dhjetori ka nisur të administrohet edhe doza e tretë dhe përforcuese e vaksinës./rel
Ka ndërruar jëtë Lumnie Kajtazi-Hyseni, ish-deputete e Lidhj...
Danimarka po planifikon të marrë me qira qeli burgu në Kosov...
Aleanca e Vaksinave thotë se vendet e pasura po japin shenja...
Sipas kancelarit gjerman Olaf Scholz, samiti i BE-së do t’i ...
Sipas shifrave të Universitetit John Hopkins, Shtetet e Bash...
Në Dhomat e Specializuara në Hagë është mbajtur konferenca m...
Ministria e shëndetësisë në Greqi ka marë një vendim të ri p...
Një nga emrat më të përfolur në Maqedoni të Veriut, Jordan O...
Derisa autoritetet në Kosovë paralajmërojnë rritje të çmimit...
Pas kërcënimeve dhe zbulimit të planeve për vrasjen e kryemi...
Ashtu si NATO, presidenti i SHBA-së dhe grupi i shtatë vende...
Mund të ketë qenë ditë drithëruese për Lambrecht ajo e emëri...
Autoritetet amerikane kanë folur për dëme të jashtëzakonshme...
Agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS, ka raportuar se si ...
Kancelari i ri Olaf Scholz është shprehur se ai është “gjith...
Ushtria dhe stafi shtesë i NHS-së do të vendosen nëpër rajon...
Sekretari i Shtetit Antony Blinken përsëriti të dielën një p...
Vullkani, Cumbre Vieja, në La Palma në Spanjë, i cili po nxj...
Rritja e pranisë së forcave ushtarake ruse pranë kufirit me ...
Tre të dyshuarit të cilët u arrestuan më, 11 dhjetor për vra...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...