Edhe uji pritet të shtrenjtohet
Derisa autoritetet në Kosovë paralajmërojnë rritje të çmimit...
Një nga emrat më të përfolur në Maqedoni të Veriut, Jordan Orce Kamçev, drejtor i spitalit privat ? Acibadem Sistina? dhe i shumë bizneseve tjera, vazhdon të mbetet në paraburgim pavarësisht shumave milionëshe që i ofron si garancë në gjykatë.
Prokurorja e rastit ?Perandoria? Vilma Ruskoska thotë se ka informata të rëndësishme që flasin për arratisjen e Orce Kamçevit nga shteti, andaj propozon që ky i fundit që qëndroj në paraburgim deri sa të ketë një aktvendim të plotë të gjykatës për rastet ku ai akuzohet.
Jordan (Orce) Kamçev është njëri prej të dyshuarve në rastin ?Perandoria?, por edhe për rastin ?Parcela në Vodno?, ndërsa në opinion njihet si njeriu më i afërt i ish-Drejtorit për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov.
Në rastin ?Parcela në Vodno? i dyshuari i parë është ish-kryeministri Nikolla Gruevski, për të cilin hetimi ka treguar se me para të partisë ka blerë pronë në vlerë prej 1,3 milionë euro.
Biznesmeni i afërt me Gruevskin, pronar i shumë kompanive gjigande në Maqedoni, është i dyshuar edhe në procesin gjyqësor ?Perandoria?, ku hetohet për krim financiar, konkretisht për pastrim parash përmes kompanive në Maqedoni dhe kompanive offshore të regjistruara në vende të huaja.
Jordan Kamçev është drejtor i kompanisë ? Orka Holding?, të themeluar që nga viti 1990 nga babai i Jordan Kamçevit, Ilija Kamçev.
?Orka Holding? është aksionere e kompanive më të mëdha në Maqedoni, si spitali ?Acibadem Sistina?, kompania e ndërtimit ?Beton Shtip?, ?Stopanska Banka?, kombinatin bujqësor ?Pelagonija?, ?OK Hotel?, restorantin elitar ?Sushiko?, pronar i gazetës së përditshme ?Nova Makedonija?, etj.
Kamçev dhe njerëzit e tij të afërt, Nikolla Gruevski dhe Sasho Mijallkov akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizim, mashtrim dhe larje parash dhe vepra tjera penale. Në rrjedhën e procedurës parahetimore, me ndërmarrjen e veprimeve të ndryshme hetuese janë siguruar dëshmi të mjaftueshme nga të cilat ka dalë dyshim se në periudhën prej vitit 2002 deri më 2013 të dyshuarit i kanë bërë veprat penale për të cilat akuzohen personalisht dhe përmes personave juridik.
Më 9 nëntor të vitit 2018, Prokuroria bastisë ?Orka Holding-un?, kompaninë e Kamçevit nën pronësi të së cilës është edhe spitali privat ?Acibadem Sistina?.
Në vitin 2009, ofshor kompania Hospital management group LLC nga Qipro e themelon Spitalin klinik ?Sistina?. Pastaj, kjo kompani ia shet pronën një ofshor kompanie tjetër nga Panamaja. ?Orka Holding? e blen depozitën nga kompania e Panamasë, ndërsa kjo ia shet ?Sistinës?, me çka Kamçev faktikisht inkorporon pjesë të depozitës nga Hospital management nga Qipro, në Maqedoni.
Përveç Kamçevit dhe Mijalkovit në rastin ?Perandoria? të dyshuar janë dhe Ratka Kunoska Kamçeva ? nëna e Kamçevit dhe anëtar jo ekzekutive e Bordit të Drejtorëve të ?Orka Holding? Kristina Kamçeva Stojçeski ? motra e Kamçevit dhe anëtare jo ekzekutiv i Bordit të Drejtorëve të ?Zhito Pollog Tetovë ?, Liljana Gajdoska ? juriste në firmat e Kamçevit, anëtare jo ekzekutiv i Bordit të Drejtorëve të KB ?Pellagonia?, Todor Mirçevski ? drejtor i ?Eksiko?, Vlladisllav Stajkoviq ? pronari NVSP, drejtor e deritanishëm i ?Mobiko? dhe ish-drejtor i ?Finzi?, Vançe Mijallcçev? Drejtor ekzekutiv i ?Beton Shtip? Jovançe Taskovski ? broker dhe Dejan Janev ng O.T.E. ?Invest?
Në disa raste, ?Finzi LLC? nëpërmjet një banke në Qipro ka bërë pagesë për ?Finzi? të Maqedonisë në shumë prej 650,000 euro. Atëherë, gjegjësisht në vitin 2009, drejtor i ?Finzi? në Maqedoni është Vlladisllav Stajkoviq, vëllai i Nebojsha Stajkoviq, ish ndihmës-ministrit për teknologji të informacionit në MPB.
Këto para vazhdojnë të hyjnë edhe si depozitë themeluese në ?Sistina Kardiologji?, kompani e cila më vonë e ndërroi emrin në ?Si-Fi-Kar? (Sistina, Finzi, Kara). Në vitin 2012, sipas PSP-së, kur paratë janë pastruar përfundimisht, kompania amerikane nënë mbyllet dhe hapet një kompani të re në të cilën Kërpaç hyn si drejtor, ndërsa në të njëjtën llogari derdhen paratë nga donacion izraelit për pajisje për përgjim., shkruan gazeta Ekspres.
Ndërkaq sipas prezantimit të spitalit ?Acibadem Sistina? në uebfaqen e tyre shkruhet se partnerë kryesorë në biznesin e tyre janë edhe Fondi për Investime i Qeverisë Malajziane dhe kompania japoneze Mitsui&Co. Ndërkaq as partnerët e Kamçevit nuk po dalin mjaftë të larë para procedurave ligjore.
Kompania Japonete Mitsui and Co. disa herë me radhë ka qenë e akuzuar për aferakoruptive disa herënga Republika e Kinës por edhe e vet shtetit nga ku është themeluar dhe ngritur si kompani, pra nga Japonia.
Ndërkaq spitali privat ?Acibadem Sisitina? është një nga spitalet më të frekuentuar nga qytetarët e Kosovës.
Derisa autoritetet në Kosovë paralajmërojnë rritje të çmimit...
Pas kërcënimeve dhe zbulimit të planeve për vrasjen e kryemi...
Ashtu si NATO, presidenti i SHBA-së dhe grupi i shtatë vende...
Mund të ketë qenë ditë drithëruese për Lambrecht ajo e emëri...
Autoritetet amerikane kanë folur për dëme të jashtëzakonshme...
Agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS, ka raportuar se si ...
Kancelari i ri Olaf Scholz është shprehur se ai është “gjith...
Ushtria dhe stafi shtesë i NHS-së do të vendosen nëpër rajon...
Sekretari i Shtetit Antony Blinken përsëriti të dielën një p...
Vullkani, Cumbre Vieja, në La Palma në Spanjë, i cili po nxj...
Rritja e pranisë së forcave ushtarake ruse pranë kufirit me ...
Tre të dyshuarit të cilët u arrestuan më, 11 dhjetor për vra...
Gjatë dy javëve të fundit mijëra serbë dolën në rrugë, dy të...
Ministri i Britanisë së Madhe për Banimin dhe Administratën ...
Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona lidhur me vrasjen...
Princesha Charlene e Monakos po fshihet larg vëmendjes së pu...
“Sulmi ndaj Kongresit nuk ishte një revoltë e organizuar me ...
Ministria e Shëndetësisë njoftoi më 11 dhjetor se janë regji...
53 persona raportohet se kanë humbur jetën dhe 58 të tjerë ...
Prokuroria e Posaçme e Kosovës ngriti të enjten akuzë kundër...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...