BE paralajmëron Rusinë ndaj një agresioni kundër Ukrainës
Ashtu si NATO, presidenti i SHBA-së dhe grupi i shtatë vende...
Pas kërcënimeve dhe zbulimit të planeve për vrasjen e kryeministrit të Saksonisë, Michael Kretschmer në rrjetin social Telegram, policia në Dresden ka filluar bastisjet. Në aksione janë të përfshira edhe forcat speciale të Policisë Kriminale Shtetërore (LKA), kumtoi policia në Twitter. Deklaratat e anëtarëve të një grupi në rrjetin Telegram kanë sinjalizuar mundësinë e përgatitjes së sulmeve me armë ndaj kryeministrit Kretschmer. Sipas një zëdhënësi të LKA, objektet që janë vënë në shënjestër të bastisjeve janë kryesisht apartamente dhe vendbanime në kryeqytetin e Saksonisë.
Sipas një raporti të Televizionit të Dytë gjerman ZDF, kërcënimet me vdekje dhe planet për vrasjen e kryeministrit të Saksonisë u shfaqën në rrjetin Telegram, e këto kërcënime ndërlidhen me debatet e fundit për vaksinimin me detyrim kundër virusit Corona. Prokuroria e Përgjithshme Publike në Dresden dhe Zyra për luftimin e kriminalitetit në Saksoni kanë nisur hetimet pas publikimit të këtyre kërcënimeve. Qendra Policore për Mbrojtjen nga Terrorizmi dhe Ekstremizmi ka kryer tanimë bastisjet e para, si pjesë e hetimit të kërkuar nga prokuroria publike, nën dyshimet e përgatitjes së një sulmi të rëndë dhe të të rrezikshëm për shtetin.
LKA ka njoftuar javën e kaluar se dyshimet bazohen tek shkrimet e një grupi chat në Telegram të quajtur “Dresden Offline Networking”. “Në komunikimin e tyre dhe në bisedat në takime të filmuara fshehurazi, e ndonjëherë edhe hapur në zonën e gjërë të Dresdenit, janë regjistruar edhe deklarata mbi planet për vrasje”, të Kretschmer dhe përfaqësuesve të tjerë të qeverisë së landit të Saksonisë. Kërcënimet kanë shkaktuar zemërim te politikanët. Vetë politikani i CDU-së Kretschmer ka theksuar: “Duhet të marrim të gjitha masat ligjore kundër gjërave të tilla. Njerëzit që mbajnë poste publike nuk duhet të kenë frikë të thonë mendimet e tyre dhe të bëjnë punën e tyre”.
Qeveria e re federale aktualisht po shqyrton mundësinë e masave edhe më të ashpra kundër shërbimeve të mesazheve që përdoren për të përhapur urrejtje dhe bëjnë thirrje për dhunë. Ministrja e Brendshme Nancy Faeser (SPD) njoftoi në këtë kontekst veprime më të ashpra kundër rrjetit Telegram, i cili aktualisht nuk mbulohet me rregullat e ligjit për kontrolle në rrjete. Nga shkurti i vitit të ardhshëm, ky ligj parashikon një detyrim të përgjithshëm për operatorët e rrjeteve sociale që të raportojnë në Zyrën Federale të Policisë Kriminale përmbajtje kriminale nga fusha e krimit dhe nxitja e urrejtjes. Aktualisht ka interpretime të ndryshme lidhur me këto rregulla ligjore.
Kryeministri i Bavarisë Markus Söder (CSU) bëri thirrje për veprime të ashpra kundër rrjetit Telegram – deri në bllokimin e ofertave të këtij rrjeti në Gjermani. “Së pari duhet t’i bëhet një kërkesë e qartë Telegramit për të eliminuar urrejtjen dhe nxitjet dhe kjo duhet të rregullohet me ligj”, tha Söder nga Augsburger Allgemeine. “Nëse ky shërbim prapë nuk pranon të ndihmojë, atëherë ka edhe mënyra për të bllokuar punën e tij?, theksoi ai. “Liria është një e mirë qendrore, por nuk ka kuptim të kemi liri të pakufizuar për armiqtë e lirisë?./DW
Ashtu si NATO, presidenti i SHBA-së dhe grupi i shtatë vende...
Mund të ketë qenë ditë drithëruese për Lambrecht ajo e emëri...
Autoritetet amerikane kanë folur për dëme të jashtëzakonshme...
Agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS, ka raportuar se si ...
Kancelari i ri Olaf Scholz është shprehur se ai është “gjith...
Ushtria dhe stafi shtesë i NHS-së do të vendosen nëpër rajon...
Sekretari i Shtetit Antony Blinken përsëriti të dielën një p...
Vullkani, Cumbre Vieja, në La Palma në Spanjë, i cili po nxj...
Rritja e pranisë së forcave ushtarake ruse pranë kufirit me ...
Tre të dyshuarit të cilët u arrestuan më, 11 dhjetor për vra...
Gjatë dy javëve të fundit mijëra serbë dolën në rrugë, dy të...
Ministri i Britanisë së Madhe për Banimin dhe Administratën ...
Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona lidhur me vrasjen...
Princesha Charlene e Monakos po fshihet larg vëmendjes së pu...
“Sulmi ndaj Kongresit nuk ishte një revoltë e organizuar me ...
Ministria e Shëndetësisë njoftoi më 11 dhjetor se janë regji...
53 persona raportohet se kanë humbur jetën dhe 58 të tjerë ...
Prokuroria e Posaçme e Kosovës ngriti të enjten akuzë kundër...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka paralajmëruar se g...
Presidenti Joe Biden u kërkoi pjesëmarrësve në takimin e par...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...