Bastisje pas kërcënimeve me vrasjen e kryeministrit
Pas kërcënimeve dhe zbulimit të planeve për vrasjen e kryemi...
Derisa autoritetet në Kosovë paralajmërojnë rritje të çmimit të ujit, një sasi e madhe e ujit të prodhuar për pije nuk arrin të faturohet fare.
Rritja e paralajmëruar e çmimit, megjithatë, nuk lidhet me sasitë e humbura, por me rritjen e çmimeve të produkteve të tjera bazike.
Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit në Kosovë (ARRU) tha se gjatë këtij viti janë prodhuar mbi 152 milionë metra kub ujë.
Nga kjo sasi janë faturuar apo shitur rreth 68 milionë metra kub, në vlerë prej 25 milionë eurosh. Sasia e ujit të pafaturuar është 84 milionë metra kub.
Sipas raportit vjetor të ARRU-së, uji humbet për shkak të infrastrukturës së vjetër, dëmtimeve nga punimet në infrastrukturën rrugore dhe lidhjet e paligjshme.
Uji i humbur thuhet se ndikon drejtpërdrejt në mbulimin e kostos dhe fitimet e operatorëve shpërndarës të ujit. Në Kosovë operojnë shtatë kompani rajonale të ujit, të cilat i furnizojnë qytetarët me ujë të pijshëm.
Për Çaush Bajrushin, i cili ka punuar në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit ?Prishtina? dhe tani është në pension, humbja e ujit është një gjë e pakuptueshme.
Sipas tij, problemi më i madh në industrinë e shërbimeve të ujit, gjatë dy dekadave të fundit, është lidhja ilegale e qytetarëve në sistemin e ujësjellësit.
?Përveç infrastrukturës së vjetruar, mbi 25 për qind në këtë sistem janë kyçje ilegale. Lufta e institucioneve duhet të jetë tek identifikimi i personave të lidhur në mënyrë joligjore dhe të merren masa ndaj tyre?, thotë Bajrushi.
Ilir Abdullahu, profesor i Lëndës së Hidraulikës, Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve në Kolegjin privat UBT në Prishtinë, thotë se eliminimi i tërësishëm i humbjeve të ujit është i vështirë, por, megjithatë, institucionet e nivelit lokal dhe atij qendror ?duhet të bëjnë më shumë? në këtë drejtim.
?Duhet të investohet në rrjetet e amortizuara, në ujëmatës të rinj. Kurse, te humbjet komerciale, duhet të ketë një kontroll shumë më të ashpër, që uji i pijshëm të mos keqpërdoret për nevoja të tjera. Që nga përfundimi i luftës [më 1999], uji i pijes përdoret qoftë në toka bujqësore, qoftë në kopshte, në rrugë. Nga muaji maj e deri në muajin shtator shihet se keqpërdoret. Për shkak të kyçjeve ilegale, kompanitë rajonale operojnë me këtë shkallë të humbjes së ujit?, thotë Abdullahu për Radion Evropa e Lirë.
Për të mbuluar humbjet nga uji i pafaturuar, kompanitë rajonale kërkojnë rritjen e tarifave të ujit, thotë Bajrushi, por, sipas tij, barra e humbjeve nuk duhet bartur te qytetarët.
?Nuk është arsye që për shkak të humbjeve të ujit, të rrisin tarifat në kurriz të qytetarëve, për të mbuluar shpenzimet e tyre financiare?, thotë Bajrushi.
Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit është institucioni përgjegjës për caktimin e tarifave të shërbimeve të ujësjellësit. Zyrtarë të këtij institucioni thonë për Radion Evropa e Lirë se çmimi për një metër kub ujë ka mundësi të rritet për 1 ose 2 centë.
Për konsumatorët shtëpiakë, tarifat aktuale për shërbimet e ujësjellësit për një metër kub ujë janë 0.43 euro, kurse për konsumatorët komercialë dhe institucionalë 0.69 euro.
Sipas zyrtarëve të ARRU-së, rritja eventuale e çmimit nuk bëhet për shkak të humbjeve të ujit, por konsiston me rritjen e çmimeve të produkteve bazike, siç janë energjia elektrike dhe derivatet.
?Duke ditur se për të dërguar ujin e trajtuar deri te konsumatori final nevojitet energji elektrike e konsiderueshme, këto shpenzime kanë ndikim direkt edhe në lartësinë e tarifave?, thuhet në deklaratën e ARRU-së dhënë Radios Evropa e Lirë.
Disa qytetarë të anketuar në Prishtinë shprehen të shqetësuar me mundësinë e rritjes së tarifave të ujit, në kohën kur në Kosovë kanë pësuar rritje çmimet e shumë produkteve ushqimore dhe ndërtimore. Zyrtarët kanë paralajmëruar rritje edhe të çmimit të rrymës deri në 7 për qind.
?Uji është produkt elementar dhe një rritje e çmimit nuk do të duhej të ndodhte?, thotë Idriz Bërbatovci, punonjës në Korporatën Energjetike të Kosovës.
?Në familjen time 5-anëtareshe, fatura e ujit vjen nga 18-19 euro. Kjo vlerë është e lartë, kur merren parasysh edhe shërbimet tjera dhe gjërat e nevojshme për jetë. Në Korporatën Energjetike të Kosovës, pagat janë pak më dinjitoze, por paramendojeni një faturë të tillë për familjet me asistencë sociale apo për punonjësit në sektorin privat. Kjo rritje nuk duhet të ndodhë?, thotë Bërbatovci.
Blerina Sinani, punonjëse në një kompani private në Prishtinë, thotë se Qeveria e Kosovës nuk duhet ta lejojë rritjen e tarifave të ujit.
Sipas saj, Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit është ndërmarrje publike, andaj ?nevojitet ndërhyja e Qeverisë?.
?Sinqerisht, pres ndërhyrjen e Qeverisë në këtë situatë. Sepse, nëse edhe tarifat e ujit të pijshëm rriten, pas ngritjes së çmimeve të artikujve të tjerë, nuk e di se si do t?i përballojmë shpenzimet mujore si familje, me pagat që i marrim?, thotë Sinani.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, një qytetar shpenzon rreth 90 litra ujë në ditë.
Në Kosovë, 78 për qind e popullatës furnizohet me ujë të pijshëm përmes sistemeve publike të menaxhuara nga kompanitë rajonale të ujësjellësit. Qytetarët e Kosovës furnizohen nga disa burime natyrore dhe artificiale të ujërave.
Liqeni i Ujmanit në Zubin Potok, Batllava në Podujevë, Badoci në Prishtinë, Radoniqi në Gjakovë dhe Përlepnica në Gjilan, krahas lumenjve Drini i Bardhë në Rrafshin e Dukagjinit, Ibri në Mitrovicë, Morava e Binçës në Anamoravë dhe Lepenci në jug, janë disa prej burimeve kryesore të ujit të pijshëm në Kosovë./rel
Pas kërcënimeve dhe zbulimit të planeve për vrasjen e kryemi...
Ashtu si NATO, presidenti i SHBA-së dhe grupi i shtatë vende...
Mund të ketë qenë ditë drithëruese për Lambrecht ajo e emëri...
Autoritetet amerikane kanë folur për dëme të jashtëzakonshme...
Agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS, ka raportuar se si ...
Kancelari i ri Olaf Scholz është shprehur se ai është “gjith...
Ushtria dhe stafi shtesë i NHS-së do të vendosen nëpër rajon...
Sekretari i Shtetit Antony Blinken përsëriti të dielën një p...
Vullkani, Cumbre Vieja, në La Palma në Spanjë, i cili po nxj...
Rritja e pranisë së forcave ushtarake ruse pranë kufirit me ...
Tre të dyshuarit të cilët u arrestuan më, 11 dhjetor për vra...
Gjatë dy javëve të fundit mijëra serbë dolën në rrugë, dy të...
Ministri i Britanisë së Madhe për Banimin dhe Administratën ...
Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona lidhur me vrasjen...
Princesha Charlene e Monakos po fshihet larg vëmendjes së pu...
“Sulmi ndaj Kongresit nuk ishte një revoltë e organizuar me ...
Ministria e Shëndetësisë njoftoi më 11 dhjetor se janë regji...
53 persona raportohet se kanë humbur jetën dhe 58 të tjerë ...
Prokuroria e Posaçme e Kosovës ngriti të enjten akuzë kundër...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka paralajmëruar se g...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...