Samiti në Bruksel/ Sanksione të reja kundër Rusisë apo fillimi i negociatave?
Sipas kancelarit gjerman Olaf Scholz, samiti i BE-së do t’i ...
Aleanca e Vaksinave thotë se vendet e pasura po japin shenja të bllokimit të donacioneve për vaksinat, nxitur nga shqetësimet për variantin Omicron. E njohur si GAVI, aleanca udhëheq përpjekjet për shpërndarjen e vaksinave kundër COVID-19 në vendet në zhvillim.
Shefi ekzekutiv i Aleancës së Vaksinave apo siç njihet Gavi, Dr. Seth Berkley, paralajmëroi se bota mund të përballet me një situatë të ngjashme me atë të fillimit të pandemisë, çka do të përforconte treguesit e pabarazisë në shpërndarjen e vaksinës.
“Me variantin Omicron, ajo që kemi parë është paniku në shumë vende, që ka çuar në përshpejtimin e dhënies se dozave përforcuese, si për sa i takon numrit të njerëzve që i marrin ato, por edhe në afatin kohor për marrjen e tyre. Kjo do të thotë se në të ardhmen mund të shohim një situatë, ku vaksinat mund të mos jenë të disponueshme për vendet në zhvillim. Gjithashtu po shohim donatorë që nuk duan të dhurojnë dozat e tyre me shpejt nga ç?munden, për shkak të pasigurisë“, tha zoti Berkley.
Zoti Berkley i referohej dozave përforcuese në vendet e pasura për një kategori të gjerë njerëzish, jo vetëm për ata që rrezikojnë të infektohen me pasoja të rënda nga COVID-19.
Gavi, një partneritet publik-privat me bazë në Gjenevë ka qenë menaxheri kryesor i programit COVAX të mbështetur nga OKB-ja, që fillimisht u angazhua të shpërndajë vaksina kundër koronavirusit në të gjitha vendet, por kjo ndryshoi pasi vendet më të pasura, madje edhe disa të varfra, filluan të bëjnë marrëveshje dypalëshe për të siguruar vaksina.
Kjo izoloi shumë prej furnizimeve, në sasi të vogla në dispozicion dhe shkaktoi pabarazi të madhe në qasjen ndaj vaksinave. Nga rreth 10 miliardë doza që janë shpërndarë në mbarë botën, shumica dërrmuese kanë shkuar në vendet e pasura. COVAX-i ka shpërndarë pak më shumë se 700 milionë.
“Mesazhi im i rëndësishëm është që udhëheqësit politikë duhet të kujdesen për popullin e tyre, por në një pandemi globale, ata duhet t’i kushtojnë vëmendje përhapjes së virusit në të gjithë botën. Nëse kjo nuk ndodh, krahas shqetësimit në aspektit humanitar, ka një kosto që lidhet me përhapjen e sëmundjes?, tha ai.
Ndërsa mbetet ende e paqartë se sa i rrezikshëm, apo sa rezistent ndaj vaksinave është varianti Omicron, kjo gjë mund të kërkojë rishikimin e vaksinave ekzistuese apo prodhimin e të rejave. Javët e fundit, prodhimi global i vaksinave kundër COVID-19 është rritur dhe furnizimi është më pak problematik sesa dikur. Sfidë mbetet shpërdorimi i tyre.
Por zoti Berkley thotë se më pak se 1% e vaksinave COVAX kanë shkuar dëm.
Gavi pret të ketë 1.4 miliardë doza në dispozicion deri në fund të vitit. Fillimisht kishte vendosur një objektiv për të ofruar 2 miliardë doza.
Por ka ende pikëpyetje lidhur me furnizimet nga prodhuesit, miratimin nga entet rregullatore dhe donacionet e dozave që janë, disi më të paparashikueshme. Kritikët thonë se Gavi ka paragjykuar interesat vetjake kombëtare të disa vendeve dhe ka marrë përsipër përtej mundësive, të furnizojë të gjithë botën, përmes një programi të ri të madh, ndikimi afatgjatë i të cilit është i diskutueshëm./VOA
Sipas kancelarit gjerman Olaf Scholz, samiti i BE-së do t’i ...
Sipas shifrave të Universitetit John Hopkins, Shtetet e Bash...
Në Dhomat e Specializuara në Hagë është mbajtur konferenca m...
Ministria e shëndetësisë në Greqi ka marë një vendim të ri p...
Një nga emrat më të përfolur në Maqedoni të Veriut, Jordan O...
Derisa autoritetet në Kosovë paralajmërojnë rritje të çmimit...
Pas kërcënimeve dhe zbulimit të planeve për vrasjen e kryemi...
Ashtu si NATO, presidenti i SHBA-së dhe grupi i shtatë vende...
Mund të ketë qenë ditë drithëruese për Lambrecht ajo e emëri...
Autoritetet amerikane kanë folur për dëme të jashtëzakonshme...
Agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS, ka raportuar se si ...
Kancelari i ri Olaf Scholz është shprehur se ai është “gjith...
Ushtria dhe stafi shtesë i NHS-së do të vendosen nëpër rajon...
Sekretari i Shtetit Antony Blinken përsëriti të dielën një p...
Vullkani, Cumbre Vieja, në La Palma në Spanjë, i cili po nxj...
Rritja e pranisë së forcave ushtarake ruse pranë kufirit me ...
Tre të dyshuarit të cilët u arrestuan më, 11 dhjetor për vra...
Gjatë dy javëve të fundit mijëra serbë dolën në rrugë, dy të...
Ministri i Britanisë së Madhe për Banimin dhe Administratën ...
Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona lidhur me vrasjen...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...