Nga resortet, hotelet, tek Aeroporti dhe Porti i Vlorës/ Zbardhen vendimet e KKT
Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar një lejesh për p...
?Të forcojmë e zgjerojmë zinxhirin e solidaritetit e ta përcjellim atë në komunitetet tona, duke bashkuar zërat për te për të mbërritur tek çdo grua, për t?i thënë se nuk është vetëm në këtë betejë, se të jetosh një jetë pa dhunë është e mundur vetëm nëse e denoncon dhunën, nëse nuk e fal dhunuesin, nëse zgjedh të jesh e lirë. Le të bashkohemi të gjithë gratë e burrat në Kuvend në këtë fushatë të 16 Ditëve Kundër Dhunës me bazë gjinore, për të bërë të mundur që jo vetëm këto ditë, por në çdo ditë të vitit të luftohet me këto fenomene që cënojnë gratë dhe vajzat tona, që dëmtojnë në thelb zhvillimin social dhe ekonominë e vendit dhe padyshim dëmtojmë që gratë dhe vajzat të shpalosin potencialin që ato kanë?.
Në Ditën Ndërkombëtare të Ekleminimit të Dhunës Ndaj Grave, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka ftuar të gjithë deputetët të bëhen pjesë e fushatës së 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore.
Duke kujtuar gratë që humbën jetën nga dhuna në familje, Manastirliu tha se dhuna në familje i ka marrë jetën 17 qytetarëve këtë vit, 12 prej të cilëve janë gra. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e konsideroi një këmbanë alarmi rritjen e numrit të denoncimeve për dhunën në familje.
?Në këto 10 muaj, rreth 4 mijë denoncime janë referuar në policinë e shtetit për raportimin e dhunës në familje. 2965 gra dhe vajza janë dëmtuar nga dhuna në familje në këto 10 muaj, ndër to, 1432 janë bashkëshorte. Rritja e denoncimeve është një këmbanë alarami por padyshim është tregues i besimit të shtuar tek institucione dhe kjo na vë akoma më shumë përpara përgjegjësisë për të rritur fuqinë reaguese, për të parandaluar çdo akt dhune, çdo ngjarje të dhimshme që mund të sjellë ajo. Puna jonë nuk ka ndalur në forcimin e instrumentave ligjore, përmes forcimit të mekanizmave të denoncimit të dhunës në cdo bashki, përmirësimi i legjislacionit që mbron gratë e dhunuara, apo tek mbështetja për shërbime në territor dhe deri fuqizimi dhe riintegrimi në shoqëri i vajzave dhe grave?, tha Manastirliu gjatë fjalës së saj në Kuvend.
Duke ftuar gratë të thyejnë heshtjen, Manastirliu tha se Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale po mbështet linjën kombëtare të këshillimit 116117, një linjë e dedikuar për këshillime për gratë viktima të dhunës si dhe shërbimet në territor për gratë viktima të dhunës.
?Po mbështesim dhe zgjerojmë zinxhirin e shërbimeve në të gjithë vendin për mbrojtjen e grave viktima të dhunës. Janë ngritur 20 qendra me shërbime emergjence për gratë viktima të dhunës. Me instrumentin e Fondit Social, po mbështesim pushetin vendor për të ngritur kapacitetet në këtë drejtim.1200 gra dhe fëmijë viktima të dhunës kanë marrë shërbime, nga qendrat e mbështetura nëpërmjet Fondit Social. Sikundër financojmë qendrën kombëtare për strehimin, sigurimin e shërbimeve dhe rehabilitimin e grave viktima të dhunës, qendrën kombëtare të viktimave të dhunës seksuale ?Lilium?, të cilën do ta shtrijmë në një zinxhir të ofrimit të shërbimeve në territor duke filluar nga Shkodra dhe Fieri ku puna tashmë ka nisur?, tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh se me buxhetin 2022 do të rritet mbështetja për gratë viktima të dhunës, duke trefishuar masën e mbështetjes për grate që janë viktima të dhunës dhe gratë e trafikuara.
Sot është Dita Botërore e Eleminimit të Dhunës ndaj Grave. Fushata ndërkombëtare kundër dhunës me bazë gjinore zhvillohet nga datat 25 Nëntor-10 Dhjetor. Slogani mbarëkombëtar në këto ditë të fushatës është: ?Bëje Botën Portokalli: Të ndalim dhunën ndaj grave, tani?. Janë 250 aktivitete të cilat do të zhvillohen nga MSHMS së bashku me përfaqësues të shoqërisë civile, me të gjithë organizatat dhe institucionet për të rritur ndërgjegjësimin për t?I dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave./ CNA.al
Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar një lejesh për p...
Policia ka vijuar me kontrollet intensive në të gjithë kryeq...
artia Demokratike ka propozuar një amendament për TVSH-në. D...
25 Nëntori është Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ...
Vendi gjatë paradites do të jetë në dominimin e kthjellimeve...
Biznesmeni shqiptaro-amerikan Michael Granoff, në një interv...
Michael Granoff është biznesmen amerikan por edhe shtetas sh...
Nga Miron ÇakoNë 25 Nëntor Kisha Orthodhokse kujton dhe fest...
Kreu i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillimin, Micha...
Gjatë një interviste në Now, me Erla Mëhillin, Michael Grano...
Kreu i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillimin, Micha...
Opozita akuzon shpesh për oligarkë, pra një grup biznesmenës...
Mitropolia e Shenjtë e Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit, ka...
Analisti dhe gazetari Lutfi Dervishi, e ka konsideruar situa...
Llambi Pengu është një nga peshkatarët e fshatit Lin, i cili...
Kur kanë kaluar më shumë se një javë pas vrasjes së 8 vjeçar...
Në Këshillin e Legjislacionit po diskutohen amendamentet kus...
Përfaqësuesi i një shoqate humanitare nga Dogana e Tiranës, ...
Gazetarja Klodiana Lala shkruan se ka pasur tensione në Elba...
DPSHTRR ka dhënë sot një sqarim për të gjithë qytetarët shqi...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...