Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Nga Miron Çako
Në 25 Nëntor Kisha Orthodhokse kujton dhe feston dëshmoren e madhe Shën Ekaterina. Ajo lindi në shekullin e tretë mbas Krishtit dhe ishte e bija e perandorit, të ndjerit Kostand. Atëhere ishte perandori pagan Maksent (305-313).
Dorotheja, kështu quhej para pagëzimit, ishte një krijesë me një bukuri ëngjëllore dhe të pakrahasueshme. Ajo u edukua me kulturën greke dhe njohu Homerin, Virgjilin, Aristotelin dhe Platonin. Studioi dhe librat e shkencës mjeksore të Hesklipit dhe Ipokratit. Mësoi dhe retorikën.
Të gjithë në Aleksandri admironin urtësinë dhe bukurinë e saj. Rrallë që këto veti janë të dyja të kombinuara në një vajzë. Shumë njerëz të pasur kërkonin të martoheshin me atë. Nëna e saj ishte një e krishterë e fshehtë përshkak të përndjekjes që kishte filluar kundër të krishterëve nga perandor Maksimiliani.
Nëna dhe të afërmit e saj e këshillonin të martohej që të mos kalonte mbretëria e të atit në dorën e ndonjë të huaji, por Katerina me gjithë pasuritë dëshironte të rronte e virgjër dhe t?i kushtohej filozofisë dhe shkencës.
Kur njerëzit e familjes e shqetësonin për martesë u tha: ?Gjeni një të ri që të ketë lavdi, pasuri, bukuri dhe urtësi, sepse nuk pranoj të marrë një më të ulët se veten.?
Nëna e saj kishte një at shpirtëror i cili asketizonte fshehtas jashtë qytetit. Ajo mori vajzën dhe shkuan të këshilloheshin me asketin.
Asketi dëgjoi fjalët e saj të urta dhe pretendimin për një dhëndër të përsosur. Asketi i urtë mendoi ta tërhiqte në besimin e Krishtit dhe i tha: ?Njoh një njeri të mrekullueshëm që të kalon ty në të gjitha dhuntitë që ke. Bukuria e tij mund në shkëlqim diellin, urtësia e tij sundon gjithësinë, pasuria e tij shpërndahet në të gjithë botën. Mirësjellja e tij dhe prejardhja është e pakrahasueshme. Katerina mendoi se ai i thoshte për një person të shquar të kësaj bote dhe pyeti: ?I biri i kujt është që ka kaq shumë cilësi të mira?? Jerondi iu përgjigj: “Ky i ri nuk ka at në këtë botë, Ai lindi në mënyrë të përmbinatyrshme nga një virgjëreshë e Tërëshenjtë dhe shumë e sjellshme, e cila u vlerësua nga tërëshenjtëria e saj të mbetet e pavdekshme në shpirt e në trup. U ngjit në qiell, lutet për të gjithë dhe është Mbretëresha e qiellit dhe e dheut.”
Katerina nuk duronte dot nga dëshira për të parë këtë të ri dhe i tha asketit: ?A është e mundur ta shikoj këtë të ri për të cilin tregon kaq gjëra të mrekullueshme.? – “Në qoftë se bën, çfarë do të them do të bëhesh e denjë të shohësh fytyrën e tij të shumëndritshme” i tha asketi.
Asketi i dha një ikonë të Zonjës Shën Mari dhe i tha: ?Kjo është Gjithmonë e Virgjëra, Nëna e tij. Merre këtë ikonë dhe pasi ta mbyllësh derën tënde bëj lutje për të gjithë natën. Lutju me besim nënës së tij, e cila quhet Mari që të tregoj Birin e saj, ashtu siç e dëshiron zemra jote.”
Katerina u mrekullua nga fjalët e asketit mori ikonën dhe shkoi në pallatin mbretëror. Gjithë natën u mbyll në dhomën e saj dhe lutej me përgjërim. Nga lodhja fjeti.
Atëherë shikon në një vegim të Tërëshenjtën Mari dhe Foshnjen Hyjnore. E pakrahasueshme qe bukuria dhe lavdia e tyre. Ndritnin më shumë se dielli. Krishti kishte kthyer fytyrën e tij drejt të ëmës. Atëherë ajo dëgjoi Zonjën Shën Marinë më zë të ëmbël që i thotë: “Shiko Biri im shërbëtoren tënde sa e bukur dhe e mirë është.”Fëmija hyjnor iu përgjigj: ?Është e errët dhe e shëmtuar? Shën Maria i thotë përsëri: “A nuk është më e urtë nga gjithë oratorët e pasur dhe e sjellshme”-. ?Nëna ime, ajo është e paditur dhe e varfër dhe nuk mund ta shikoj fytyrën time.? -” Të lutem Biri im i dashur, mos e përbuz krijesën tënde, por jepi mundësinë të shikoj lavdinë tënde dhe fytyrën tënde që dëshirojnë ëngjëjt ta shikojnë”. ?Le të shkojë tek prifti që i dha ikonën, le të bëj gjithçka që ta këshilloj ai, atëhere do të më shikoj.?
Në mëngjes ajo shkoi tek asketi dhe i tregoi vegimin dhe i kërkoi këshillën e tij. Oshënari i foli për misterin e mrekullueshëm të besimit orthodhoks, i foli për bukuritë e pakrahasueshme të parajsës, i tregoi për Birin e Perëndisë dhe Birin e Virgjëreshës Shpëtimtarin e botës , Zotin Jisu Krisht.
Madje asketi profetizoi duke i thënë: “Në këtë orë të fton Perëndia të bëhesh fener i ndritshëm në Kishën e Tij Apostolike, që shumë shpirtra të tjerë do të gjejnë rrugën e shpëtimit nga rrezatimi yt. Nga rruga e përulësisë do të udhëhiqesh nga pallatet qiellore kur qëndron me lavdi Dhëndëri i shpirtrave, Zoti Jisu Krisht”
Katerina besoi me gjithë zemrën e saj dhe tha: “I bekuar është Zoti i të krishterëve. Dua të bëhem e krishterë. Të ndjek Jisu Krishtin, të luftojë për mbretërinë e tij”. Dhe atë çast ajo pranoi pagëzimin. Dhe nga emri Dorethe (dhuratë e Perëndisë) që quhej para se të pagëzohej, e mori emrin Ekaterina, që do të thotë ? tri kurora?.
Ndërsa Shën Ekaterina nxorri njeriu e vjetër dhe veshi njeriun e ri sipas hirit të Krishtit, shkoi në pallat dhe gjithë natën lutej pa ngrënë dhe me lot, derisa e zuri gjumi.
Atëherë pa në vegim Zonjën Shën Marinë dhe foshnjen hyjnore që e shikonte Shën Ekaterinën me shumë mirësi. Nëna e Zotit e pyeti Krishtin nëse ishte e pëlqyeshme vajza. Zoti Krisht iu përgjigj: “Tani u bë e lavdishme dhe e pasur dhe me shumë urtësi dhe kaq dhunti sa që meriton të bëhet nusja ime e përjetshme”.
Atëhere Shën Katerina ra përmbys me lot duke thënë: “Nuk jam e denjë o Zot i shumëlavdishëm të vij në Mbretërinë Tënde Qiellore, por më bëj të denjë që të bashkërenditem me shërbëtorët e tu”.
Zonja Shën Mari mori dorën e djathtë të vajzës dhe tha: “Jepi Biri im unazën e fejesës dhe bëje të denjë të hyjë e lavdishme në mbretërinë tënde, atëhere Zoti i dha një unazë të bukur duke i thënë: “Që sot do të jesh nusja ime e përjetshme, do të jesh afër meje, feneri i ndritshëm që do të udhëheqësh shpirtra të pavdekshëm dhe të çmuar në mbretërinë Time të përjetshme”.
Që nga ai çast Ekaterina iu kushtua si nuse Dhëndërit qiellor dhe u mbush me dashuri zemra e saj për të emblin Dhëndrin Krisht.
Dashuria e saj për Zotin Jisu Krishtin u provua me martirizim.
Ajo qëndroi besnike gjatë gjithë torturave,si rrahje, burgim,tortura e rrotës me thika, derisa e dha shpirtin e saj të dlirë me prerje koke.
Engjëjt e morën trupin e saj dhe me himne engjëllore e dërguan në majën më të lartë të malit Sina, vendin ku zbriti Zoti për të folur me Mojsiun. (Eksodi 19 1?20)
Lipsani i Shën Katerinës qëndroi i paprishur atje për shumë shekuj pavarsisht se ishte i ekspozuar në natyrë.
Më vonë lipsani i saj u gjend nga murgjit në shekullin e VII të cilët e gjetën sepse shikonin një dritë në majën e malit, pastaj me nderim u vendos në Manastirin e Sinait (Ferra e shenjtë) i ndërtuar në kohën e Justinianit shekulli i VI. Ky manastir në fillim iu kushtua Vigjëreshës Zonjës Shën Mari, sepse atje është vendi ku Profeti Mojsiu pa ferën që ishte e mbuluar me flakë dhe nuk digjej dhe i foli zëri Hyjnor (Eksodi 1-5). Ky vegim ishte ikonë që paratregonte Tërëshenjtës Virgjëreshën Zonjën Shën Mari që mbajti zjarrin hyjnor, Fjalën dhe Birin e Perëndisë në gjirin e saj edhe nuk u dogj. Për nder të shenjtores manastiri nga pelegrinët quhet sot Manastiri i Shën Ekaterinës.
Nga lipsani i Shën e Katerinës buron miro aromatike. Lipsani i shenjtores ruhet i paprishur në Manastirin e Sinait. Në këtë manastir ruhet edhe dora e paprishur e shenjtores me unazën në gisht që e mori nga Zoti Jisu Krishti . Njerëzit nga e gjithë bota e nderojnë me çudi këtë mrekulli.
Një gisht i shenjtores ndodhet në koleksionin e Pallatit të Bankingham në Londër. Pjesë të tij ndodhen dhe në Nea Liosia, në Manastir në Qipro dhe në Lavrën e shën Aleksandër Nevski në Shën Petersburg.
Kreu i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillimin, Micha...
Gjatë një interviste në Now, me Erla Mëhillin, Michael Grano...
Kreu i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillimin, Micha...
Opozita akuzon shpesh për oligarkë, pra një grup biznesmenës...
Mitropolia e Shenjtë e Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit, ka...
Analisti dhe gazetari Lutfi Dervishi, e ka konsideruar situa...
Llambi Pengu është një nga peshkatarët e fshatit Lin, i cili...
Kur kanë kaluar më shumë se një javë pas vrasjes së 8 vjeçar...
Në Këshillin e Legjislacionit po diskutohen amendamentet kus...
Përfaqësuesi i një shoqate humanitare nga Dogana e Tiranës, ...
Gazetarja Klodiana Lala shkruan se ka pasur tensione në Elba...
DPSHTRR ka dhënë sot një sqarim për të gjithë qytetarët shqi...
Autoriteti Rrugor ka njoftuar se po fillojnë punimet për sht...
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka njoftuar se është vendos...
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka njoftuar se me datë 3 ...
Sipërmarrësi e biznesmeni Gjergj Luca dhe regjisori Bujar Ka...
Rreth 30 punonjëse të një fasonerie në Shkodër kanë dalë dit...
Pas urdhërit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Gledi...
Prokuroria e Tiranës ka vendosur të regjistrojë një procedim...
Nga Çapajev GjokutajI kuptoj familjarët e 8 vjeçarit që u go...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...