46 ditë protestë/ Mbahet sot tubimi i radhës kundër qeverisë
Pasditen e sotme në Tiranë para Kryeministrisë mbahet prot...
Pasditen e sotme në Tiranë para Kryeministrisë mbahet prot...
Kreu i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillimin, Michael Granoff është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ?Now?, me Erla Mëhillin në Euro news Albania.
Duke komentuar raportin e fundit të fundit të Dhomës Amerikane të Tregtisë mbi klimën e biznesit, ai tha se informaliteti, burokracia, korrupsioni, sistem jo funksional i drejtesisë, janë tre nga arsyet pse situata është përkeqësuar.
?Shqipëria përballet me një sërë problemesh kur vjen puna tek klima e biznesit, të cilët nuk janë të reja. Qoftë informaliteti apo korrupsioni, apo secila nga këto gjëra… Sistemi i drejtësisë, tërë këto gjëra janë probleme. Janë probleme të dukshëm. Gjithashtu, nuk janë vetëm një problem shqiptar. Janë probleme që shfaqen kudo, e më vjen keq t?ua them, shfaqen edhe në Shtetet e Bashkuara. Duke cenuar klimën e biznesit edhe në Shtetet e Bashkuara. Ndaj, shumica nga ne, nëpër botë, po luftojnë me këto lloj çështjesh. A e pengojnë ato përparimin ekonomik? A e cënojnë ato përparimin ekonomik? Pa diskutim, e cënojnë. Dhe, është detyra e qeverisë, është detyra e partnerëve, është detyra e institucioneve ndërkombëtare, të përpiqen t?i trajtojnë këto lloj çështjesh. Është gjithashtu detyra e njerëzve si ne të pikasin e të thonë, “Dëgjoni, këtu mund të funksionojmë dot, pasi këto çështje nuk janë shumë problematike, por në vendet ku do të përballemi me to, ndoshta thjesht nuk do hyjmë në atë fushë. U themi njerëzve që, arsyeja përse nuk duam të hyjmë në atë fushë është sepse nuk duam të merremi me çështje korrupsioni. Duam t?iu qëndrojmë larg çështjeve ku do të kemi reforma gjyqësore apo gjëra të tilla. Pra, a është problem që duhet trajtuar? Pa diskutim. Është detyra e qeverisë dhe institucioneve kombëtare të përpiqen të merren me to?, tha ai.
Duke vijuar më tej, ai u pyet dhe se cili është drejtimi që duhet të marrë ekonomia shqiptare? Ku duhet të fokusohet qeveria dhe biznesi, cila fushë mund t’i japë mireqenie shqiptareve ose zhvillim te qëndrueshëm dhe afatgjatë?
?Gjatë pandemisë së Covid-it kemi nxjerrë shumë mësime. Dikush njëherë tha që çdo krizë ka një të mirë. Një nga mësimet që nxorëm, përmes pandemisë, është fuqia e teknologjisë. Dhe, sesi ndryshimet që kemi pasur në teknologji, edhe që kur ngritëm fondacionin 10 vjet më parë, kanë qenë tepër thelbësore. E ndryshojnë dukshëm atë që mund të bëjmë. Pra, nëse mendoni për atë që mund të bëjë Shqipëria, për të përmirësuar pozitën e saj ekonomike në tërësi, dhe ofruar më shumë mundësi ekonomike për qytetarët e saj, mendoj se një pjesë e madhe e kësaj lidhet me teknologjinë. Përse? Sepse pasi shumë prej kufizimeve për zhvillimin ekonomik në Shqipëri ishin, në disa aspekte, të natyrës gjeografike. Shqipëria është një vend i vogël. Është shumë larg Azisë, shumë larg Shteteve të Bashkuara. Është shumë larg vendeve të tjera. Tani, me atë çka na ofron teknologjia, aftësinë për të bërë, në fakt i eliminon kufijtë. Dikush që jeton në Shqipëri mund të kodojë për Intel në të njëjtën mënyrë sikur të ishte në Lugina e Silikonit. Ndaj, mendoj se një nga sfidat tona, sfidat për qeverinë, është të shohë çfarë ka ndodhur me teknologjinë. Dhe të shohë sesi mund ta përdorim tani këtë mjedis pa kufi për t?iu dhënë mundësi njerëzve të bëjnë karrierë, të kenë punë të mira, arsimim që do t?iu mundësojë të bëjnë gjëra që integrohen me pjesën tjetër të botës, pa u larguar nga Shqipëria.?/CNA.al
Gjatë një interviste në Now, me Erla Mëhillin, Michael Grano...
Kreu i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillimin, Micha...
Opozita akuzon shpesh për oligarkë, pra një grup biznesmenës...
Mitropolia e Shenjtë e Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit, ka...
Analisti dhe gazetari Lutfi Dervishi, e ka konsideruar situa...
Llambi Pengu është një nga peshkatarët e fshatit Lin, i cili...
Kur kanë kaluar më shumë se një javë pas vrasjes së 8 vjeçar...
Në Këshillin e Legjislacionit po diskutohen amendamentet kus...
Përfaqësuesi i një shoqate humanitare nga Dogana e Tiranës, ...
Gazetarja Klodiana Lala shkruan se ka pasur tensione në Elba...
DPSHTRR ka dhënë sot një sqarim për të gjithë qytetarët shqi...
Autoriteti Rrugor ka njoftuar se po fillojnë punimet për sht...
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka njoftuar se është vendos...
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka njoftuar se me datë 3 ...
Sipërmarrësi e biznesmeni Gjergj Luca dhe regjisori Bujar Ka...
Rreth 30 punonjëse të një fasonerie në Shkodër kanë dalë dit...
Pas urdhërit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Gledi...
Prokuroria e Tiranës ka vendosur të regjistrojë një procedim...
Nga Çapajev GjokutajI kuptoj familjarët e 8 vjeçarit që u go...
Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim ka paralajmëruar se...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pritet të udhëtoj...
Një grup senatorësh dypartiakë në Shtetet e Bashkuara e pa...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...