“PD nuk ka qenë në këtë gjendje as në 1997’/ Dervishi: Datat 11 dhe 18 nuk e zgjidhin dot krizën
Analisti dhe gazetari Lutfi Dervishi, e ka konsideruar situa...
Mitropolia e Shenjtë e Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit, ka bërë një deklaratë për ardhjen e një personazhi sa enigmatik aq edhe qesharak, i prezantuar si ?Kryepeshkopi i Rumanisë? i kalendarit të vjetër për të gjithë vllenjtë në botë me emrin Vasic Moisije.
Personi në fjalë kryen një ?ceremoni? fetare të çuditshme në qilarin e shtëpisë së mikpritësit të tij Nikolla (Bllazhde) Xhufka, me flamurin rumun.
Metropolitia ka shprehur keqardhjen për këtë ngjarje që shkel katërçipërisht kanonet dhe rregullat e Kishës Orthodhokse, ndërsa i bën thirrje organeve kompetente që ta shohin me shumë vëmendje këtë incident dhe të ndjekin sipas kompetencave që u jep ligji dhe detyra, që fenomene të tilla të përçarjes me bazë nacionaliste, fetare dhe politike të merren seriozisht në konsideratë dhe të parandalohet përshkallëzimi i tyre.
Deklaratë
Zoti Jisu tha: ?Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Ai që nuk hyn nëpër derë të vathës së deleve, por ngjitet nga një anë tjetër, ai është vjedhës dhe kusar.? Ungjilli sipas Joanit 10:1.
Këto ditë u informuam përmes mediave televizive lokale dhe rrjeteve sociale për ?vizitën? e papritur në qytetin e Elbasanit, të një personazhi sa enigmatik aq edhe qesharak, i prezantuar si ?Kryepeshkopi i Rumanisë? i kalendarit të vjetër për të gjithë vllenjtë në botë me emrin Vasic Moisije.
Personi në fjalë kryen një ?ceremoni? fetare të çuditshme në qilarin e shtëpisë së mikpritësit të tij Nikolla (Bllazhde) Xhufka, që ky i fundit kërkon ta paraqesë si ?kishë katakomb?, e në fund të saj, nën flamurin kombëtar të Rumanisë varur në murin e shtëpisë pretendohet se tashmë Nikolla është dorëzuar ?prift? prej tij.
Një skenë e tillë do të ishte e përshtatshme për një komedi satirike, por fatkeqësisht gjithçka kryhet nën emrin e ortodoksisë dhe të simboleve të shenjta që Kisha jonë Ortodokse i ruan me aq fanatizëm dhe i nderon me përkushtim. Gjithçka e paraqitur dhe kryer aty nuk ka asgjë të shenjtë dhe kanonike, përkundrazi, provokojnë vetëm indinjatë dhe zemërim tek besimtarët dhe kleri ortodoks në Shqipëri.
Kleriku në fjalë, prezantuar si ?Kryepiskopi i Rumanisë?, i cili bën deklarata në gjuhën serbe, me flamurin e Rumanisë në sfond, si përfaqësues i vllenjve dhe jep leksione atdhetarie për shqiptarët, është jo vetëm një ironi e tepruar, por sinjalizon dhe një rrezik të përfshirjes së çështjeve politike me sfond fetar dhe axhenda të dyshimta në zemër të vendit tonë, në qytetin e Elbasanit.
Shprehim keqardhjen tonë, që në këtë rrugë të gabuar dhe të rrezikshme, është përfshirë i riu Nikolla (Bllazhde) Xhufka, i cili ka qenë për një kohë pranë Kishës sonë, ende pa mbushur moshën e duhur, pa arsimimin fetar, injoron dhe shkel katërçipërisht kanonet dhe rregullat e Kishës Orthodhokse, kërkon të prezantohet si klerik dhe prift ortodoks!
Ju bëjmë me dije; besimtarëve ortodoksë të Mitropolisë tonë të Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit, autoriteteve dhe institucioneve vendore, komuniteteve të tjera fetare dhe opinionit të gjerë publik se: Nikolla (Bllazhde) Xhufka nuk konsiderohet klerik dhe as prift nga ana e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Dorëzimi i tij konsiderohet i pavlefshëm dhe në kundërshtim të hapur me Kanonet e Kishës Orthodhokse.
Gjithashtu, ju kërkojmë organeve kompetente ligjore dhe administrative, që ta shohin me shumë vëmendje këtë incident dhe të ndjekin sipas kompetencave që u jep ligji dhe detyra, që fenomene të tilla të përçarjes me bazë nacionaliste, fetare dhe politike të merren seriozisht në konsideratë dhe të parandalohet përshkallëzimi i tyre.
Mbarëvajtja e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë nuk mund të jetë në dorën e një personi anonim dhe as të një aventurieri djaloshar, të cilët për ambicie e delire personale janë të gatshëm të përfshihen në lojëra dhe axhenda të rrezikshme me pasoja të rënda për Kishën dhe vendin tonë.
Mitropolia e Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit, drejtohet prej disa vitesh nga Imzot Andoni, një shqiptar i formuar me edukim fetar dhe të përgjithshëm, i cili me devocionin dhe përkushtimin e tij gëzon respektin dhe vlerësimin e besimtarëve dhe të gjithë shoqërisë sonë në Elbasan dhe në mbarë vendin. Përpjekjet për të përçarë Kishën Orthodhokse, edhe në këtë rast, me hirin dhe ndihmën e Zotit, do të dështojnë. Amin.
Elbasan, më 24 nëntor 2021
Analisti dhe gazetari Lutfi Dervishi, e ka konsideruar situa...
Llambi Pengu është një nga peshkatarët e fshatit Lin, i cili...
Kur kanë kaluar më shumë se një javë pas vrasjes së 8 vjeçar...
Në Këshillin e Legjislacionit po diskutohen amendamentet kus...
Përfaqësuesi i një shoqate humanitare nga Dogana e Tiranës, ...
Gazetarja Klodiana Lala shkruan se ka pasur tensione në Elba...
DPSHTRR ka dhënë sot një sqarim për të gjithë qytetarët shqi...
Autoriteti Rrugor ka njoftuar se po fillojnë punimet për sht...
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka njoftuar se është vendos...
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka njoftuar se me datë 3 ...
Sipërmarrësi e biznesmeni Gjergj Luca dhe regjisori Bujar Ka...
Rreth 30 punonjëse të një fasonerie në Shkodër kanë dalë dit...
Pas urdhërit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Gledi...
Prokuroria e Tiranës ka vendosur të regjistrojë një procedim...
Nga Çapajev GjokutajI kuptoj familjarët e 8 vjeçarit që u go...
Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim ka paralajmëruar se...
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka bërë me dije...
Eksperti i IT, Gent Progni tregoi disa nga mënyrat sesi prin...
Analisti Arjan Curri, ishte I ftuar mbrëmjen e sotme në MCN ...
Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët Jorida Taba...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...