Policia e Berishës shpëtoi nga burgu Fitim Zekthin/ Bëmat e analistit-mashtrues
Analisti i Lulzim Bashës, Fitim (Fitimtar) Zekthi është dënu...
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, UNDP dhe One Telecommunications, prezantuan në Tiranë fushatën globale ?Mos zgjidh shfarosjen?. Në zemër të fushatës është një film i shkurtër në të cilin shfaqet një dinozaur që flet, i quajtur Frenkie. Dinozauri hyn në selinë e Kombeve të Bashkuara për t?i nxitur liderët botërorë që të marrin më tepër masa ndaj ndryshimeve klimatike. ?Ne të paktën mund të fajësojmë meteorin?, thekson dinozauri, duke iu referuar teorisë së njohur që shpjegon shfarosjen e dinozaurëve përpara 70 milionë vjetësh. ?Po ju, çfarë justifikimi keni??
Sipas të dhënave më të fundit të Raportit të Parë Dyvjeçar të Përditësuar, tendencat e projeksioneve tregojnë se temperatura mesatare vjetore në Shqipëri do të rritet ndërmjet 1,3°C dhe 2,2°C deri në vitin 2050. Në bregdetin shqiptar parashikohet që temperaturat mesatare vjetore të rriten për të gjitha stinët, por sidomos për muajt e verës. Shpeshtësia e temperaturave ekstreme të larta dhe numri e kohëzgjatja e valëve të të nxehtit, pritet që të rriten në mënyrë të konsiderueshme deri në vitin 2050. Brenda vitit 2050, niveli i reshjeve në Shqipëri pritet të ulet me 2,1% dhe 4,3% nga niveli bazë prej 929,7 mm i periudhës 1986-2005. Ndryshueshmëria e reshjeve pritet të rritet në zonën bregdetare të Shqipërisë, si dhe parashikohet të rritet shpeshtësia dhe intensiteti i ngjarjeve me reshje të dendura shiu. Gjatë muajve të verës, rritja e rasteve me reshje të dendura shiu kombinuar me rënien e nivelit mesatar të reshjeve tregon se shpeshtësia e thatësirave pritet të rritet. Projeksionet për bregdetin tregojnë se do të ketë një rritje mesatare të nivelit të detit nga 45 cm deri në 60 cm brenda vitit 2100. Kjo do të favorizojë rritjen e kripëzimit të akuifereve bregdetare dhe do t?i bëjë zonat bregdetare të cënueshme nga përmbytjet si pasojë e stuhive detare dhe erozionit.
Në tetor të vitit 2021, me asistencën e nismës së UNDP-së ?Premtimi i klimës? dhe të partnerëve të tjerë, në përgjigje të Marrëveshjes së Parisit për Ndryshimet klimatike, Shqipëria dorëzoi Kontributin e saj Kombëtar të Përcaktuar (KKP) të rishikuar, por tashmë edhe me një fushëveprim më të gjerë i cili përfshin më tepër lloje gazesh me efekt serrë (GES) dhe më tepër sektorë. Kontributi i rishikuar i Shqipërisë për zbutjen e ndryshimeve klimatike ka si synim që t?i ulë emetimet me 20,9% deri në vitin 2030, krahasuar me skenarin ?Punë si zakonisht?.
?Ndryshimet klimatike dhe pabarazia janë pashmangshmërisht të ndërlidhura. Përshpejtimi me hapa galopantë i ndryshimeve klimatike paraqet kërcënimin më të madh për ekzistencën e njerëzimit të parë ndonjëherë. Ashtu si pandemia e COVID-19, ato prekin çdokënd, por jo të gjithë njësoj. Ndërkohë që askush nuk do të jetë i paprekshëm nga efektet e egra në rritje të ngrohjes së planetit tonë, çmimin për mosveprim do ta paguajnë shtetet e varfëra dhe njerëzit e cënueshëm? – tha Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP në Shqipëri, znj. Monica Merino.
Fushata do të përdorë një mori mjetesh dhe kanalesh komunikimi, përfshirë aktivitetet publike, me qëllim rritjen e njohurive mbi efektet me të cilat do të përballet çdokush nëse nuk merren masa për të ngadalësuar rritjen e temperaturave në botë.
UNDP, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe One Telecommunications i bëjnë thirrje publikut të gjerë që të informohen mbi pasojat dhe të veprojnë individualisht duke patur në fokus mjedisin dhe klimën.
Institucionet, organizatat dhe kompanitë kanë detyrën që të ndërmarrin masa në mbështetje të uljes së gjurmës së karbonit. Por, edhe kujdesi nga njerëzit e thjeshtë, ka impakt të madh. Ky është një mision për çdokënd.
UNDP e ka asistuar qeverinë shqiptare që prej vitit 1998 për të përgatitur Komunikimet Kombëtare për Ndryshimet Klimatike, duke paraqitur aty nivelin e emetimeve të gazeve me efekt serrë (GES), skenarët e zbutjes, treguesit e ndryshimeve klimatike dhe planet e veprimit për përshtatjen ndaj këtyre ndryshimeve. Janë një sërë ndërhyrjesh të UNDP-së që kanë trajtuar prioritetet kombëtare lidhur me çështjet klimatike dhe mjedisin, të tilla si energjia e rinovueshme dhe efiçenca e energjisë, përshtatja ndaj ndryshimeve klimatike, zonat e mbrojtura dhe ruajtja e biodiversitetit, etj.
One Telecommunications i bashkohet kësaj fushate si kompania nismëtare në marrjen e masave për të mbrojtur mjedisin dhe ulur në minimum gjurmën e karbonit. Vetëm gjatë vitit të kaluar, kompania e uli sërish intensitetin e energjisë dhe emetimet e GES-ve me përkatësisht 19,9% dhe 36,1%; i uli emetimet e dioksidit karbonit me 18,1% (e barasvlershme me 231 tonë CO2); dërgoi për riciklim 100% të baterive prej plumbi, të vajrave lubrifikues, të materialeve të mbetjeve elektrike dhe elektronike, si dhe akumulatorët; çdo vit prezanton fushata ndërgjegjësimi brenda kompanisë mbi riciklimin dhe përdorimin e përgjegjshëm të ujit, letrës dhe energjisë elektrike. Këto përpjekje janë një proces në vazhdimësi që prej shumë vitesh tashmë, duke e bërë One Telecommunications një shembull të veprimit me përgjegjësi./CNA.al
Analisti i Lulzim Bashës, Fitim (Fitimtar) Zekthi është dënu...
Në kufirin Poloni-Bjellorusi rritet presioni i ardhjes së mi...
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi në fjalën e mbajtur gjatë p...
Është zbardhur vendimi i gjykatës për ish-ministrin e Brend...
Katër punonjës të Drejtorisë së Tatimeve në Durrës janë vënë...
SPAK ka kryer një kontroll të befasishëm në Kadastrën e Durr...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi vizitoi ditën e sotme mje...
Të miturit janë më të ekspozuar për të qenë viktimë të dhunë...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të kallëzojë penalisht ...
Përfaqësues të partive kryesore politike dhe ekspertë në Shq...
Policia Rrugore vijon kontrollet intensive në të gjitha rrug...
Ngjarja e ndodhur dy ditë më parë në Përputhen Prime, ku Alv...
Gazetarja Anila Hoxha i është përgjigjur dietologes, Blerina...
Sot moti paraqitet me vranësira të shpeshta, me kthjellime t...
Mediat koreane raportojnë se ambasadorja aktuale e SHBA në T...
Gazetarja e njohur investigative, znj. Anila Hoxha (Top Chan...
Në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, Elbasan, me datë 15 Janar...
Diplomati amerikan, krahu i djathtë i Donald Trump, Richard ...
Nga Klodian TomorriSulmi frontal që liberalët e majtë dhe pë...
Programi Botëror i Ushqimit tha të hënën se numri i njerëzve...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...