Nga njohja me Laert Haxhiun te shpërthimi në lokalin e Noizyt/ Zbardhet dëshmia e Cllevio-s në GJKKO
Reperi Kleviol Ahmeti i njohur si “Cllevio” është paraqitu...
Reperi Kleviol Ahmeti i njohur si “Cllevio” është paraqitu...
Analisti i Lulzim Bashës, Fitim (Fitimtar) Zekthi është dënuar për mashtrim me 6 muaj burg.
Sistemi gjyqësor në të treja shkallët ka lënë në fuqi dënimin për Zekthin, i cili pavarësisht vendimit të formës së prerë ka arritur t?i shpëtojë burgut.
Risjellim në vëmendje, se përse u dënua Fitim Zekthi për të vijuar më tej, se si dhe kush e shpëtoi nga dërgimi në qeli.
Zanafilla e kësaj historie nis që në vitin 2003, kur Fitim Zekthi është denoncuar nga kushërira e tij se i ka marrë shumën prej 2 milionë lekësh për t?i nxjerrë një vizë turistike, për të udhëtuar për në Angli tek i fejuari saj.
Mirëpo, sipas denoncimit dhe sipas hetimeve të Prokurorisë së Elbasanit, Fitim Zekthi, mori paratë dhe u zhduk, pa nxjerrë vizën.
Në seancën paraprake, atë të masës së sigurisë, Gjykata ka vendosur që Zekthi të shkojë në burg, pra masën “arrest me burg?, sipas kërkesës së Prokurorisë.
Pas mbarimit të hetimeve, dhe disa seancave gjyqësore, shkalla e parë në Elbasan ka dhënë vendimin, ku e dënon Zekthin me 6 muaj burg.
Zekthi ka ankimuar vendimin në Apelin e Durrësit, duke kërkuar shuarjen e dënimit, mirëpo edhe Apeli, ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë.
Gjykata e Apelit në Durrës, me vendimin numër 123, datë 07. 04.2008 ka vendosur lënien në fuqi të vendimit penal numër 246, datë 03.11.2003 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.
Zekthi sërish ka kërkuar shuarjen e dënimit, në shkallën e tretë, në Gjykatën e Lartë. Edhe kjo e fundit, nuk e ka prekur vendimin e shkallëve të tjera.
Me anë të vendimit numër 524 të datës 16.10.2009, Gjykata e Lartë, ka marrë vendim të mos pranojë rekursin e të gjykuarit Fitimtar Zekthi, duke lënë kështu në fuqi dënimin e dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë në Elbasan dhe të vërtetuar edhe nga Apeli, ku Zekthi dënohej me 6-muaj burg për veprën penale ?mashtrimi?.
Një tjetër vendim i Gjykatës së Elbasanit, i datës, 20.06.2012, thotë se sipas vendimit të formës së prerë, Fitim Zekthi duhej të bënte burgun.
?Gjykimi i këtij të dënuari është zhvilluar në mungesë dhe më pas ka rezultuar që pas ezaurimit të ankimit nga kërkuesi në Gjykatën e Apelit Durrës e lënies në fuqi të vendimit gjyqësor të shkallës së parë, në zbatim të këtij vendimi gjyqësor është lëshuar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan edhe Urdhëri për ekzekutimin e vendimit penal i datës 11/04/2008.
Deri në momentin e shqyrtimit të kësaj kërkese aktualisht, nuk është vënë në ekzekutim vendimi gjyqësor i formës së prerë, pasi mbi kërkesën e të dënuarit, me Vendimin Nr.445, date 03/05/3010 të kësaj Gjykate, është disponuar shtyrja e ekzekutimit të vendimit gjyqësor të dënimit të tij me burgim për një afat prej 6 muajsh, duke u vlerësuar ndër të tjera si shkak justifikues i kësaj shtyrjeje edhe gjendja shëndetësore e kërkuesit.
Në këto kushte, kur në këtë gjykim nuk rezultoi i provuar shkaku ligjor i pretenduar nga kërkuesi për të legjitimuar shtyrjen e ekzekutimit te Vendimit të formës së prerë Nr.246, datë 03/11/2003 të Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Elbasan, Gjykata vlerëson se nuk ka asnjë pengesë ligjore për ekzekutimin e këtij vendimi gjyqësor dhe se kërkesa e të dënuarit duhet të rrëzohet si e pabazuar në ligj e ne prova?, thuhet në vendimin e Gjykatës së Elbasanit.
Pas dhënies së vendimit të formës së prerë në Gjykatën e Apelit, Fitim Zekthi duhej të ishte shoqëruar nga policia për t?u çuar në burg.
Në zbatim të vendimit gjyqësorë të formës së prerë, kjo procedurë duhej të ishte ndjekur.
Por, për të shpëtuar nga burgu turpësisht është mbrojtur nga Policia e shtetit.
Pse është mbrojtur?
Në deklaratën që ai bëri për mediat, pasi CNA.al nxori dokumentet e para, ai tha se e ?mësova nga policia, në vitin 2006, kur isha gazetar tek Tema atëherë kur shaja Sali Berishën?.
Në fakt ishte qeveria e Sali Berishës dhe Policia e Sali Berishës që nuk e ka marrë për leckash e ta çonte në birucë.
Sepse vendimi mori formë të prerë në Apel dhe në momentin që bëhet kjo procedurë ligjore ai duhej të ishte dërguar në qeli të vuante dënimin.
Jo policia ta vinte në dijeni Fitim Zekthin se kishte një vendim gjykate.
Pra ajo që thotë Fitimi, se policia e ka vënë në dijeni, do të thotë se policia nuk ka zbatuar Ligjin, pasi duhej ta kishte arrestuar.
Pra, është policia e Sali Berishës që e ka shpëtuar nga burgu Fitim Zekthin.
Ky i fundit, për t?ju shmangur burgut ka përdorur disa procedura ligjore. Ka shkuar në Gjykatë për të përfituar nga amnistia si dhe ka përdorur hapësirat ligjore që të mos shkonte në burg.
Në mënyrë që të kalonte afati i dënimit penal, që nis që pesë vjet nga data e dënimit dhe në këtë mënyrë ai nuk do të burgosej.
Ajo që e ka shpëtuar Fitim Zekthin nga burgu është policia e Sali Berishës, sepse ai nuk e ka bërë burgun.
Pra, është një njeri i dënuar nga të gjitha shkallët e gjykatave, që nuk ka përfituar nga amnistia dhe që duhej të kishte bërë burgun prej 6 muajsh, pas vendimit përfundimtar qoftë atij të Apelit apo qoftë edhe edhe atij të Gjykatës së Lartë.
Fitimtarin e ka shpëtuar policia e Sali Berishës dje, dhe më pas Edi Rama sot.
Duke dalë nëpër media dhe duke bërë si analist, si intelektual i rangut të lartë, si konservator pro amerikan , mashtruesi Fitim Zekthi i ka shpëtuar burgut.
Dokumentet tregojnë që duhej arrestuar.
CNA.al ka nxjerrë me dokumente dhe fakte vendimet e gjykatave si dhe vendimin e Gjykatës së Elbasanit e cila e ka lënë në fuqi vendimin dhe nuk ia ka pezulluar dënimin me burg, Fitimtar Zekthit./ CNA.al
Fitim Zekthi ka mashtruar publikisht/ Si kërkoi të shpëtonte nga burgu
Dokumenti-Fitim Zekthi kërkoi 2 milionë lekë për një vizë angleze/ Zbardhet dëshmia e denoncueses
Apeli rrëzoi analistin e Bashës/ Zbardhet vendimi, dënimi me burg nuk u shua
Ekskluzive-Për herë të parë/ Vendimi i Gjykatës së Lartë, që dënon analistin e Bashës me burg
Në kufirin Poloni-Bjellorusi rritet presioni i ardhjes së mi...
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi në fjalën e mbajtur gjatë p...
Është zbardhur vendimi i gjykatës për ish-ministrin e Brend...
Katër punonjës të Drejtorisë së Tatimeve në Durrës janë vënë...
SPAK ka kryer një kontroll të befasishëm në Kadastrën e Durr...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi vizitoi ditën e sotme mje...
Të miturit janë më të ekspozuar për të qenë viktimë të dhunë...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të kallëzojë penalisht ...
Përfaqësues të partive kryesore politike dhe ekspertë në Shq...
Policia Rrugore vijon kontrollet intensive në të gjitha rrug...
Ngjarja e ndodhur dy ditë më parë në Përputhen Prime, ku Alv...
Gazetarja Anila Hoxha i është përgjigjur dietologes, Blerina...
Sot moti paraqitet me vranësira të shpeshta, me kthjellime t...
Mediat koreane raportojnë se ambasadorja aktuale e SHBA në T...
Gazetarja e njohur investigative, znj. Anila Hoxha (Top Chan...
Në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, Elbasan, me datë 15 Janar...
Diplomati amerikan, krahu i djathtë i Donald Trump, Richard ...
Nga Klodian TomorriSulmi frontal që liberalët e majtë dhe pë...
Programi Botëror i Ushqimit tha të hënën se numri i njerëzve...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manast...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...