Mbyllen negociatat për tre kapituj/ Rama në Bruksel: Gur kilometrik në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së
Ditën e sotme në Këshillin Europian, Shqipëria ka mbyllur ...
Ditën e sotme në Këshillin Europian, Shqipëria ka mbyllur ...
Ngjarja e ndodhur dy ditë më parë në Përputhen Prime, ku Alvisa dhe Hyseni ka patur tensione të forta, ku janë treguar dhe skenarë kërcënimesh, përgjimesh dhe përndjekjesh nga ish i dashuri që i bëhen një vajze.
Programi Përputhen transmetohet nga e hëna në të premte në ?Top Channel?, ndërsa shpesh ka patur dhe kritikat për vlerat që promovon, apo gjuhën fyese.
Pas trasmetimit të përplasjes së dy të rinjëve, dje ka qenë djali i Baton Haxhiut ai që ka kërkuar të ngruhet padi ndaj Top Channel, ndërsa ditën e sotme ka reaguar organizata për mbrojtjen e grave ?AWEN?.
Përmes një letre të hapur dërguar televioznit Top Channe, drejtorit Ben Blushi, autores së programit Olsa Muhameti dhe AMA-s, kjo organizatë e ka vënë theksin tek fenomeni i dhunës dhe mos respektim të etikës, duke parashtuar edhe disa pika për konsultim dhe bashkëpunim.
Letra e plotë e ?AWEN?
LETËR E HAPUR
Drejtuar: Televizionit Kombëtar ?Top Channel? .
Ben Blushi, Drejtor i Përgjithshëm i Top Channel.
Znj. Olsa Muhameti, Autore e Programit ?Përputhen?.
Për dijeni:
Autoritetit të Medias Audiovizive
Këshillit Shqiptar të Medias
Unionit të Gazetarëve Shqiptarë
Shoqatës së Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë
Lidhjes së Gazetarëve të Shqipërisë
Shoqatës së Mediave Elektronike Shqiptare
Shoqatës së Gazetarëve për Drejtësi
Thirrje për shmangien e viktimizimit të pjesëmarrësve në program dhe transmetimin e mesazheve të drejta kundër dhunës me bazë gjinore.
Të nderuar/a përfaqësues/e të programit: ?Përputhen?, pranë televizionit kombëtar ?Top Channel?,
Ju drejtohemi në emër të një grupi organizatash që punojnë për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, të drejtave të vajzave dhe grave, si dhe me fokus të veçantë viktimat e dhunës me bazë gjinore.
Shprehim konsideratën për punën tuaj lidhur me informimin, ndërgjegjësimin dhe shpeshherë mbështetjen ndaj qytetareve/ëve në luftën kundër dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje.
Duke ndjekur programacionin Tuaj, kemi vërejtur me shqetësim se më datë 6 Nëntor 2021, në emisionin ?Përputhen?, janë transmetuar për publikun mesazhe të gabuara lidhur me dhunën me bazë gjinore.
Përgjatë programit dhe formatit të tij u trajtua në mënyrë të detajuar historia e një prej pjesëmarrëseve, Alvisa Qarri. Ne vlerësojmë se mënyra e trajtimit të ngjarjeve të Alvisa Qarri, justifikon, përkrah në mënyrë të drejtëpërdrejtë dhe legjitimon mentalitetin patriarkal të cilësimit të partneres/partnerit si ?pronë?, ushtrimin e dhunës me bazë gjinore, duke u bërë kështu faktor në transmentimin e mesazheve të gabuara sa i takon dhunës me bazë gjinore dhe të drejtave të grave si të drejta të njeriut. Trajtimi jo i drejtë i këtij rasti ka nxitur gjithashtu një valë reagimesh të cilat paragjykojnë dhe etiketojnë vajzat dhe gratë e dhunuara, duke justifikuar dhunën ndaj tyre por, nga ana tjetër, edhe një valë të gjerë reagimesh të cilat nuk e përkrahin qëndrimin e programit, opinionistit dhe/apo drejtueses. Kjo qasje përforcon përsëri stereotipet gjinore ku gratë perceptohen si të nënvlerësuara, si pronë dhe ku dhuna tolerohet apo justifikohet. Pavarësisht faktit se Alvisa Qarri është në moshë madhore dhe është përgjegjëse për vendimet/zgjedhjet e saj, ne vlerësojmë se kjo histori nuk duhej përdorur në një fokus mediatik të tillë.
Nxitur nga kjo ngjarje, duke u bazuar në Kodin e Transmetuesve Audiovizivë të AMA-s , kërkojmë bashkëpunimin tuaj për të reflektuar qëndrimet e mëposhtme:
-Respektimin e parimeve etike gjatë transmetimit të materialeve që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut dhe dhunës me bazë gjinore, duke shmangur promovimin e rasteve të cilat pranojnë dhe justifikojnë dhunën, direkt apo indirekt. Fajësimi i viktimës, mund të nxisë persona të tjerë të heqin dorë nga raportimi i dhunës duke sjellë pasoja në jetët e tyre. Në nivelin shoqëror një qëndrim i tillë i medias përforcon stereotipet gjinore.
-Ju ftojmë t?i bashkoheni qëndrimeve tona për të ndërtuar një shoqëri ku paragjykimet, strereotipet dhe shkelja e të drejtave të njeriut nuk tolerohet për asnjë arsye. Qasja shoqërore, e përforcuar edhe nga media, ku kërkohen faji apo motive e arsye që e ?detyruan? atë që është dhunues të dhunojë, duhet të marrë fund.
-Forcimin e bashkëpunimit mes Medias dhe Shoqërisë Civile nëpërmjet nismave të përbashkëta, për të përmirësuar mënyrën e trajtimit të rasteve të dhunës me bazë gjinore si dhe ndërgjegjësimin e publikut lidhur me të drejtat e njeriut. Media duhet të jetë një faktor emancipues për stereotipet, rolet, pabarazinë gjinore dhe qëndrimet diskrimuese.
-Sugjerojmë, që të konsultoheni me ekspertë të fushës paraprakisht në rastet kur prezantoni histori apo ngjarjeve që trajtojnë shkelje të të drejtave dhe dhunën me bazë gjinore për të shmangur trajtimin jo të duhur të këtyre fenomeneve negative të shoqërisë shqiptare.
Duke besuar në ndërgjegjësimin tuaj si qytetarë dhe profesionistë të medias kërkojmë edhe një herë t`u kushtoni vëmendjen e duhur kërkesave tona të përsëritura, si dhe shprehim gadishmërinë tonë për bashkëpunim të mëtejshëm.
Top Channel Perputhen/CNA.al
Gazetarja Anila Hoxha i është përgjigjur dietologes, Blerina...
Sot moti paraqitet me vranësira të shpeshta, me kthjellime t...
Mediat koreane raportojnë se ambasadorja aktuale e SHBA në T...
Gazetarja e njohur investigative, znj. Anila Hoxha (Top Chan...
Në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, Elbasan, me datë 15 Janar...
Diplomati amerikan, krahu i djathtë i Donald Trump, Richard ...
Nga Klodian TomorriSulmi frontal që liberalët e majtë dhe pë...
Programi Botëror i Ushqimit tha të hënën se numri i njerëzve...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manast...
Nga Mitro ÇelaBUJAR LAKO…– Në qershor të vitit 2001 isha pje...
Deputetja e LSI, Erisa Xhixho ka bërë të ditur nismën e saj ...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka njoftuar sot pagat pë...
Disa muaj më parë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për ...
Kur Sigurimi i Shtetit survejonte aktoren Mimika Luca e në k...
Të tjerë të dënuar në burgun e Drenovës në Korçë janë përkeq...
Nga Miron ÇakoNë 8 të Nëntor Kisha Orthodhokse mblidhet në p...
Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masën arrest me b...
Skandalet me abuzime seksuale nuk kanë të sosur në vendin to...
Si sot një vit më parë, u nda nga jeta regjisori dhe humoris...
Lëkundje tërmeti janë regjistruar pak minuta më parë, 16 km ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...