SPAK sekuestron pasurinë në pronësinë indirekte të Belinda Ballukut
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...
Në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, Elbasan, me datë 15 Janar 2003, është referuar për hetime, anëtari i kryesisë së PD-së, njëherësh analisti i sotëm Fitim Zekthi.
Sipas një dokumenti me numër 103 i datës 16.01.2003, Drejtoria e Policisë së Qarkut Elbasan, ka referuar në Prokurorinë e të njëjtit qark, materialet në ngarkim të shtetasit Fitim Zekthi, për veprën penale të mashtrimit, parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal.
Dokumenti është i firmosur nga Drejtori i Policisë së Elbasanit që në atë kohë ka qenë Niko Brahimaj.
CNA.al ka publikuar kallëzimin penal bërë nga kushërira e tij V. Zekthi.
Në kallëzimin Penal, shtetasja V. Zekthi tregon me detaje se si u mashtrua nga Fitim Zekthi, i cili duke bërë gazetarin, i ka marrë paratë kushërirës me pretekstin se do ta ndihmonte për vizë udhëtimi në Angli dhe më pas është zhdukur.
Më tej CNA.al publikoi vendimet e Gjykatave me radhë, si vendimin e Gjykatës së Apelit në Durrës dhe vendimin e Gjykatës së Lartë.
Zekthi është dënuar nga Shkalla e Parë në Elbasan dhe më pas dënimi i tij është vërtetuar edhe nga Shkalla e dytë në Apel.
Fitimtar Zekthi është dënuar me 6 muaj burgim me vendimin nr.246 date 3.11.2003 të Gjykatës Elbasan, për veprën penale të ?Mashtrimit? të parashikuar nga n.143/1 K.Penal, vendim i cili ka marrë formë të prerë me datë 11.02.2004.
Gjykata e Apelit në Durrës, me vendimin numër 123, datë 07. 04.2008 ka vendosur lënien në fuqi të vendimit penal numër 246, datë 03.11.2003 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.
Pas publikimit të këtyre dokumentave, Zekthi reagoi duke e mohuar dënimin. Ai tha, se nuk kishte dënim nga Gjykata e Lartë.
Një ditë më parë, CNA.al ka publikuar edhe vendimin e Gjykatës së Lartë.
Me anë të vendimit numër 524 të datës 16.10.2009, Gjykata e Lartë ka marrë vendim të mos pranojë rekursin e të gjykuarit Fitimtar Zekthi, duke lënë kështu në fuqi dënimin e dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë në Elbasan dhe të vërtetuar edhe nga Apeli, ku Zekthi dënohej me 6-muaj burg për veprën penale ?mashtrimi?.
Një tjetër version i Zekthit, për këtë skandal është se nuk kishte qenë në dijeni për dënimin.
Tashmë CNA.al po provon se Fitim Zekthi ka mashtruar publikisht.
Së pari, kur del dhe thotë se nuk ka dijeni.
Si nuk ka dijeni kur çështjen e ka apeluar? Mund të mos ketë pasur dijeni në shkallë të parë, por çështja është apeluar.
Si nuk paska dijeni Fitim Zekthi, kur ka hapur proces në Gjykatën e Lartë?
Si nuk ka pasur dijeni Fitim Zekthi kur ka ankimuar në Gjykatë të Faktit në Elbasan dhe atë të Apelit, disa procese, për të pezulluar zbatimin e dënimit , për të përfituar nga amnistia e të tjera procedura juridike ligjore.
Një njeri që nuk e di, nuk bën ankimime dhe merr fund procesi. Por si merr fund procesi kur nuk je në dijeni? Të dënon Gjykata e Shkallës së Parë, ti nuk e merr vesh, kalojnë afatet e ankimimit dhe mbyllet historia.
Në fakt procedura është ankimuar dhe nuk është ankimuar nga Prokuroria por nga Fitim Zekthi, nëpërmjet përfaqësuesit të tij ligjorë dhe jo në një shkallë, por në disa shkallë gjyqësore.
Në Gjykatën e Apelit në Durrës, në Gjykatën e Lartë apo në Gjykatën e Elbasanit.
Pra, Fitim Zekthi mashtron, kur thotë se nuk është në dijeni, pasi ka pasur dijeni të plotë dhe ka ndjekur proceset gjyqësore.
Janë dy rrugë: Ose e di që je dënuar dhe po ndjek proceset gjyqësore për të ndryshuar vendimin, ose nuk e di fare, vetëm kur të të arrestojë Policia.
Por, sipas vendimit të Gjykatës së Elbasanit, i datës, 20.06.2012, është lënë në fuqi burgosja e Fitim Zekthit, pra ky i fundit duhej të shkonte të bënte burgun.
Gjykata e Elbasanit ka hedhur poshtë pretendimet se ka qenë i sëmurë.
?Gjykimi i këtij të dënuari është zhvilluar në mungesë dhe më pas ka rezultuar që pas ezaurimit të ankimit nga kërkuesi në Gjykatën e Apelit Durrës e lënies në fuqi të vendimit gjyqësor të shkallës së parë, në zbatim të këtij vendimi gjyqësor është lëshuar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Elbasan edhe Urdhëri për ekzekutimin e vendimit penal i datës 11/04/2008.
Deri në momentin e shqyrtimit të kësaj kërkese aktualisht, nuk është vënë në ekzekutim vendimi gjyqësor i formës së prerë, pasi mbi kërkesën e të dënuarit, me Vendimin Nr.445, date 03/05/3010 të kësaj Gjykate, është disponuar shtyrja e ekzekutimit të vendimit gjyqësor të dënimit të tij me burgim për një afat prej 6 muajsh, duke u vlerësuar ndër të tjera si shkak justifikues i kësaj shtyrjeje edhe gjendja shëndetësore e kërkuesit.
Nga shqyrtimi i akteve provuese në funksion të këtij gjykimi dhe veçanërisht të Aktit te ekspertimit mjeko-ligjor Nr.702, datë 18/05/2012 te I.M.L.Tiranë), rezulton se sipas përmbajtjes së Kartelës Klinike, kërkuesi është trajtuar për astma bronkiale dhe ka dalë nga Spitali Universitar ?Shefqet Ndroqi?, Tiranë në gjendje të përmirësuar, dhe se sipas mendimit të specializuar të mjekëve-ekspertë kompetente mbi konsultën e kartelës klinike të tij, kjo sëmundje nuk e rrezikon jetën e tij.
Ne keto kushte, kur në këtë gjykim nuk rezultoi i provuar shkaku ligjor i pretenduar nga kërkuesi për të legjitimuar shtyrjen e ekzekutimit te Vendimit të formës së prerë Nr.246, datë 03/11/2003 të Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Elbasan, Gjykata vlerëson se nuk ka asnjë pengesë ligjore për ekzekutimin e këtij vendimi gjyqësor dhe se kërkesa e të dënuarit duhet të rrëzohet si e pabazuar në ligj e ne prova?, thuhet në vendimin e Gjykatës së Elbasanit.
Gjykata e Elbasanit me vendimin e saj, ka thënë Fitim Zekthi që duhet të shkojë në burg, duke rrëzuar kërkesën e Fitim Zekthir për të mos u zbatuar dënimi.
Sepse nëpërmjet procedurave ligjore ka kaluar afati pesë-vjeçar që nga data e dhënies së vendimit për të kryer dënimin.
Kodi Penal, në nenin 68, pika c, mbi parashkrimin e ekzekutimit të dënimit, parashikon pesë vjet për vendime që përmbajnë dënim me burgim gjer në pesë vjet.
Pra është ky rasti i Fitim Zekthit, i cili se ka bërë burgun edhe pse është i dënuar me burg në të gjitha shkallët e gjyqësorit.
Gjykata nuk i ka pranuar kërkesën e Zekthit për të mos bërë burgun. Gjykata nuk i ka pranuar as kërkesën për amnisti.
Këto dokumente nuk po i publikojmë as për t?i prishur imazhin Fitim Zekthit, as për të treguar se Fitim Zekthi është një burrë i ndershëm apo i korruptuar.
Thjesht dhe vetëm sepse Fitim Zekthi është një person publik që del në media dhe flet për konservatorë dhe për parime. Por, a mund të flas një i dënuar, mashtrues publik, si një njeri intelektual që të tregojë vlera dhe t?u japë mend njerëzve?
Turpësisht, është edhe pedagog në Universitet.
Çfarë leksionesh do t?u japë studentëve Fitim Zekthi, si të mashtrojmë kushërinjtë, apo si të shpëtojmë nga burgu duke u ngatërruar me procedura gjyqësore./CNA.al
Fshehu dënimin/ Deputeti i Bashës rrezikon mandatin
Dokumenti-Fitim Zekthi kërkoi 2 milionë lekë për një vizë angleze/ Zbardhet dëshmia e denoncueses
Apeli rrëzoi analistin e Bashës/ Zbardhet vendimi, dënimi me burg nuk u shua
Apeli rrëzoi analistin e Bashës/ Zbardhet vendimi, dënimi me burg nuk u shua
Diplomati amerikan, krahu i djathtë i Donald Trump, Richard ...
Nga Klodian TomorriSulmi frontal që liberalët e majtë dhe pë...
Programi Botëror i Ushqimit tha të hënën se numri i njerëzve...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manast...
Nga Mitro ÇelaBUJAR LAKO…– Në qershor të vitit 2001 isha pje...
Deputetja e LSI, Erisa Xhixho ka bërë të ditur nismën e saj ...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka njoftuar sot pagat pë...
Disa muaj më parë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për ...
Kur Sigurimi i Shtetit survejonte aktoren Mimika Luca e në k...
Të tjerë të dënuar në burgun e Drenovës në Korçë janë përkeq...
Nga Miron ÇakoNë 8 të Nëntor Kisha Orthodhokse mblidhet në p...
Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masën arrest me b...
Skandalet me abuzime seksuale nuk kanë të sosur në vendin to...
Si sot një vit më parë, u nda nga jeta regjisori dhe humoris...
Lëkundje tërmeti janë regjistruar pak minuta më parë, 16 km ...
Elda Zavalani, një qytetare dhe aktiviste korçare, ka ngritu...
Në kuadër të 5 vjetorit të luminimi të martirëve të Kishës K...
Nga mbrëmja e datës 5 nëntor e deri në mbrëmjen e sotme, ma...
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE ka nj...
‘Përputhen’ është një nga emisionet më të ndjekura dhe më të...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...