SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun socialist
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...
Nga Klodian Tomorri
Sulmi frontal që liberalët e majtë dhe përfaqësuesit e minoriteteve seksuale kanë ndërmarrë ndaj institucionit të familjes tradicionale shtron një pyetje thelbësore; A mundet pakica të diktojë normat, që rregullojnë bashkëjetesën e shoqërisë njerëzore?
Në këtë rast argumenti kryesor i përdorur është ai se e drejta duhet të prevalojë edhe kur ajo nuk mbështetet nga shumica. Përtej debatit nëse ndryshimet e kërkuara në Kodin e Familjes janë apo jo të drejta, kjo shtron një problem tjetër po kaq të madh.
Kush është autoriteti hyjnor që përcakton se ?Prindi 1-Prindi 2? është e drejta, ndërsa emërtimet ?nënë-babë? janë e gabuara?
Supozojmë për një moment sikur pakica politike t?i imponohej shumicës me të njëjtin argument. Saktësisht mbi të njëjtën bazë Selami Jenishehri mund të pretendojë se kryeministri i Shqipërisë duhet të jetë Kujtim Gjuzi, pasi 1274 votat e koalicionit ABEOK përfaqësojnë një gjykim më të drejtë se sa 1 milionë votat e shumicës qeverisëse. Ups!
Në kursin e historisë botërore njihet vetëm një mënyrë se si pakica i imponohet shumicës kundër vullnetit. Ajo është dhuna. Të gjitha regjimet diktatoriale në histori nuk kanë qenë asgjë tjetër, përveçse imponimi i pakicës ndaj shumicës përmes dhunës. Kur pakica dikton rregullat, demokracia vdes.
Por le t?i kthemi sërish debatit për ndryshimin e normave që organizojnë bashkëjetësën e shoqërisë.
A është asgjësimi ligjor i familjes tradicionale një e drejtë themelore e pakicës që nuk e gjen veten në këtë institucion?
Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut e klasifikon familjen si një njësi naturale dhe themelore për shoqërinë, e cila gëzon mbrojtje nga shoqëria dhe shteti. Kjo deklaratë e njeh familjen si bashkimin midis një burri dhe një gruaje nëpërmjet martesës. Pra, tentativa për të goditur familjen, jo vetëm që nuk është e drejtë themelore e atyre që nuk e gjejnë vetën në të, por praktikisht një sulm mbi të drejtat themelore të njeriut, shoqërinë njerëzore dhe mirëqënies së përgjithshme.
Në fund të shekullit 18, kur shkroi ?Pasuria e Kombeve?, Adam Smith doli në përfundimin se mekanizmi magjik, që shtyn përpara progresin e njerëzimit është interesi individual. ?Nuk është nga dashamirësia e bukëpjesësit apo kasapit, që ne kemi ushqim në tryezën tonë, por nga përmbushja e interesit të tyre vetjak?- u shndërrua në mantrën e doktrinës ekonomike.
Por dy shekuj më vonë, Milton Friedman, një tjetër mendje brilante e historisë njerëzore do ta korrigjonte këtë koncept. Përmes një serie leksionesh të regjistruara në vitin 1977-1978, Friedman provoi se incentiva që nxit progresin e shoqërisë njerëzore nuk është interesi vetjak, por institucioni i familjes.
Prindërit punojnë dhe krijojnë vlerë për shoqërinë sepse duan të sigurojnë mirëqënien e fëmijëve të tyre. Anëtarët e një familje krijojnë vlerë ekonomike, jo vetëm për interesin vetjak, por për të mbështetur të afërmit e tyre.
Koncepti i familjes si incentiva bazë e zhvillimit ekonomik tashmë është pranuar gjerësisht nga shkenca.
Thuajse të gjitha studimet shkencore në këtë fushë kanë konkluduar në tre parime, të pranuara tashme edhe në rezolutat e Këshillit të të Drejtave të Njeriut:
1- Familja është e mirë për fëmijët. Asnjë strukturë apo institucion tjetër nuk është i aftë të sigurojë të njëtat rezultate cilësore për rritjen e fëmijës se sa familja e përbërë nga një burrë dhe një grua në një lidhje të qëndrueshme.
2- Familja është e mirë për prindërit. Lidhja në martesë dhe formimi i një familje shoqërohet me shëndet më të mirë fizik dhe mendor, mirëqënie emocionale, më pak kriminalitet dhe jetëgjatësi më të madhe
3- Familja është e mirë për shoqërinë. Familja është instrument thelbësor në luftën kundër varfërisë dhe krijimit të mundësive ekonomike.
Pra shkenca është e qartë. Çdo tentativë për të goditur familjen është një fakt sulm mbi themelet e bashkëjetesës shoqërore dhe mekanizmit të mrekullueshëm që bën të mundur progresin ekonomik dhe mirëqënien e njerëzimit./CNA.al
Programi Botëror i Ushqimit tha të hënën se numri i njerëzve...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manast...
Nga Mitro ÇelaBUJAR LAKO…– Në qershor të vitit 2001 isha pje...
Deputetja e LSI, Erisa Xhixho ka bërë të ditur nismën e saj ...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka njoftuar sot pagat pë...
Disa muaj më parë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për ...
Kur Sigurimi i Shtetit survejonte aktoren Mimika Luca e në k...
Të tjerë të dënuar në burgun e Drenovës në Korçë janë përkeq...
Nga Miron ÇakoNë 8 të Nëntor Kisha Orthodhokse mblidhet në p...
Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masën arrest me b...
Skandalet me abuzime seksuale nuk kanë të sosur në vendin to...
Si sot një vit më parë, u nda nga jeta regjisori dhe humoris...
Lëkundje tërmeti janë regjistruar pak minuta më parë, 16 km ...
Elda Zavalani, një qytetare dhe aktiviste korçare, ka ngritu...
Në kuadër të 5 vjetorit të luminimi të martirëve të Kishës K...
Nga mbrëmja e datës 5 nëntor e deri në mbrëmjen e sotme, ma...
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE ka nj...
‘Përputhen’ është një nga emisionet më të ndjekura dhe më të...
Policia e Tiranës ka ndërmarrë një operacion kundër lojërave...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...