Open Ballkan/ Rama mbërrin në Beograd, kjo është axhenda e takimeve
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sapo ka mbërritur në Be...
Portali i Mero Bazes të Edi Ramës, e njohur si media kryesore e Rilindjes, tani me dashurinë Rama-Basha ka marrë në mbrojtje edhe mashtruesin Fitim Zekthi.
Mero pretendon se skandali i publikuar në CNA.al ka qenë akuzë e PS në vitin 2017.
Në fakt edhe katër vite më parë ishte CNA.al që publikoi vendimin e gjykatës dhe sot po zbulon procesin dhe vendimin.
Portali i Rilindjes së Meros pretendon se është dhënë amnisti për Fitimtar mashtruesin, ndërsa CNA.al paralajmëron se do të publikojë një tjetër mashtrim për të treguar me dokumente ekskluzive se si i pari nuk ka qenë PS, por CNA.al që e ka publikuar dhe së dyti që Fitimi është dënuar për mashtim, por ka gënjyer edhe institucionet shtetërore.
Tashmë është bërë e udhës që mediat e Ramës të marrin në mbrojtje kamikazët e Lulzim Bashës që duan të mbajnë PD-në peng, për t?i shërbyer Ramës që ti zgjasin pushtetin qeverisë së tij.
Shkrimi i plotë i portalit të Mero Bazes:
Ish-kandidati i PD për deputet, aktualisht anëtar i Kryesisë, Fitim Zekthi, ka përfunduar nën sulmin e portaleve të familjes Berisha, pse është pozicionuar në krah të Lulzim Bashës.
Ironia është se Zekthi, një mbështetës i flaktë i Berishës dhe PD për vite me radhë, kur kandidoi për deputet në Qarkun e Elbasanit u akuzua nga mediat pranë PS, ndërsa tani me të njëjtat akuza e sulmojnë mediat e Berishës.
?Fitim Zekthi, anëtari i Kryesisë së PD-së, është dënuar në nëntor të vitit 2003 për mashtrim.
Zekthi e ka pranuar edhe vetë publikisht, një fakt të tillë, ku ka dorëzuar formularin e dekriminalizmit, ku justifikohet se dënimi ndaj tij nuk është ekzekutuar.
Por, e vërteta qëndron ndryshe.
Sipas një dokumenti me numër 103 i datës 16.01.2003, Drejtoria e Policisë së Qarkut Elbasan, ka referuar në Prokurorinë e të njëjtit qark, materialet në ngarkim të shtetasit Fitim Zekthi, për veprën penale të mashtrimit, parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal.
Dokumenti është i firmosur ngadDrejtori i Policisë së Elbasanit që në atë kohë ka qenë Niko Brahimaj.
Anëtari i kryesisë së PD, Fitim Zekthi është denoncuar me 16 Janar 2003, nga kushërira e tij, V. Zekthi për mashtrim.
Sipas Policisë, Zekthi e kishte mashtruar kushërirën duke i marrë një sasi të konsiderueshme parash, dhe një pasaportë personale.
?Kushërira V. Zekthi ka dashur të shkojë tek i fejuari i saj që ndodhet në Angli dhe për këtë ka biseduar me Fitimin, nëse mund ta ndihmonte për t?i nxjerrë një vizë të rregullt turistike për atje.
Fitimi i ka premtuar se do ta ndihmonte dhe i ka kërkuar pasaportën dhe certifikatën personale dhe herë pas herë ai i ka marrë edhe shuma të ndryshme kartmonedhash që shkojnë 1 250 dollarë amerikan dhe 700 000 mijë lekë të vjetra, duke e mashtruar me justifikimin se vizat po i vonon ambasada?, thuhet në procesverbalin e mbajtur nga oficeri i Policisë Gjyqësore, Bledar Çeliku.
Pas këtyre hapave, kushërira, denoncuesja, V. Zekthi e ka takuar edhe herë të tjera për t?i marrë pasasportën dhe lekët e dhëna, por Fitimi është justifikuar, duke e mashtruar në mënyra të ndryshme.
Fitim Zekthi në vitin 2003 është larguar nga Beleshi dhe është vendosur në Tiranë dhe nuk i ka dhënë adresë të saktë kushërirës.
Pra, ka marrë paratë dhe është zhdukur.
Ky denoncim ka kaluar më pas në duart e Prokurorit të rrethit Gjyqësor, Elbasan, Dritan Gripshi?, shkruajnë këto portale.
Tani këto fakte diheshin me kohë, pasi kanë dalë në mediat pranë PS. Vetëm se atëhere ata që e sulmojnë sot Zekthin, heshtnin dhe e mbronin atë.
Sot që ka dalë kundër Berishës, e sulmojnë me të njëtat akuza.
Dhe gjasat janë që do të vijojnë të nxjerrin të palarat e njëri-tjetrit./CNA.al
Dokument-Si u denoncua për mashtrim analisti i Bashës/ Fitim Zekthi mori paratë dhe u zhduk
Skandali/ Një i dënuar për mashtrim, në kryesinë e PD
Skandali-dokumentet/ Basha zgjedh një të dënuar si mashtrues për propagandën
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sapo ka mbërritur në Be...
Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka reaguar me anën...
Anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, Leonard Ol...
Anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, Leonard Ol...
Anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, Leonard Ol...
Kryeministria ka shpallur ditën e sotme hapjen e aplikimeve ...
Me dhjetra vendime janë miratuar ditën e sotme nga Këshilli ...
Ndryshime të reja kanë ndodhur në qeveri.Këshilli i Ministra...
Rihapja e hetimeve për çështjen e Gërdecit ka “zgjuar” kreun...
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar sot një ...
Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrups...
Analisti Artur Zheji komentoi zhvillimet e fundit në Partinë...
Analisti Fatos Lubonja, ka komentuar situatën në Partinë Dem...
Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka folur ditën...
Kryetari i grupit parlamentar të PD, Alfred Rushaj, deklaroi...
Analisti Fatos Lubonja ka komentuar situatën politike në Par...
Ish-kryeministri Sali Berisha vijon takimet, në kuadër të “F...
Qeveria ka vendosur që duke nisur nga 1 korriku i vitit që v...
Deputetja dhe nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma...
Gazetari Klodian Tomorri, ndërsa bën një analizë të situatës...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...