Jorida Tabakun e merr malli për Erion Veliajn
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...
Nga Andi Bushati
Edi Rama ka marë rolin e flamurtarit të promovimit të ?Ballkanit të hapur? përballë skepticizmit të fortë të BE-së. Në një shkrim për Politico.eu ai ka mbrojtur pak a shumë të njëjtat teza që ua tha në sy edhe liderve europianë në samitin e Bërdos, në fillim të këtij muaji.
Duke qenë i bindur se e ftet më mirë gjuhën e europianëve se sa nismëtari i këtij projekti, Aleksandar Vuçiç dhe i vetësigurtë, se i jep idesë më shumë ngjyrime sesa i zakonshmi deri në monotoni, Zoran Zaev, kryeministri shqiptar, ka nisur ofensivën.
Thelbi i saj është i thjeshtë: Ti vërë në duke me ?guxim? BE-së gjithë mosfunksionimin, mos koherencën dhe paaftësinë e mbajtjes së premtimeve, për ti kërkuar pastaj një pazar: na mbështesni për ?Ballkanin e hapur?.
Edhe në shkrimin e tanishëm edhe në samitin e Sllovenisë ai e ka luajtur në mënyrë perfekte këtë rol. Ai ka vënë në dukje absurditetin e moshapjes në negociatave me Maqedoninë e Veriut, një shtet që për të arritur këtë u tregua i gatshëm të ndryshojë edhe emrin, ai ka shigjetuar cinizmin e mbajtjes së burgosur pa viza të kosovarëve, ai ka nxjerrë në pah mungesën e koherencës mes Komisionit në Bruksel, që jep rekomandime pozitive dhe shteteve antare që na rrefuzojnë parreshtur.
Por duke i bërë Europës procesin e idealizmit të saj dhe duke i kujtuar se ajo ?po humbet fytyrën përpara ballkanasve? Rama nuk harron të tregojë asnjë herë edhe monedhën e shkëmbimit me tezën e tij tashmë të famshme: ?Nëse Ballkani Perëndimor nuk mund të shkojë në BE, ajo së paku mund të vijë këtu?.
Dhe një nga rrugët e këtij pazari është që Unioni të mbështesë ?Ballkanin e hapur?. Edi Rama e kërkoi këtë po aq hapur në Samitin e Sllovenisë sa edhe tani së fundi në shkrimin për ?Politico?.
Por, pavarësisht sa i drejtë, parimor apo në interes të shqiptarëve është ky qëndrim i kryeministrit, ai ka një problem të madh moral. Sepse ai vjen pikërisht në kohën, kur me këmbëngulje dhe qartësi, BE tregoi se nuk është pro kësaj nisme. Fillimisht kancelarja Anxhela Merkel, e pyetur në Tiranë shprehimisht për të, theksoi se asgjë nuk mund të mbivendoset mbi procesin e Berlinit.
Disa ditë pas saj edhe presidentja e BE, Ursula Van der Lynden, në krah të Edi Ramës theksoi se komisioni mbështet vetëm projekte gjithë përfshirëse, me gjashtë vendet brenda (ndërkohë që Kosova Bosnja dhe mali i Zi e kanë refuzuar deri më tani pjesmarrjen).
Po ku është problemi këtu?
Për të kuptuar atë duhet të kthehemi në gjenezë të këtij projekti, atëherë kur Vuçiç, Rama dhe Zaev e pagëzuan në Nish si mini- shengen krijesën e tyre që sot ka ndërruar emër. Të gjithë kujtohen se atëherë u bë një zhurmë e madhe pasi e gjithë opozita, zëra kritikë në opinion dhe e tërë klasa politike kosovare e dënuan planin e krijimit të një Jugosllavie të re.
Atëherë Rama dhe mbështetësit e tij publikë përdorën të vetmin argument që kishin në dorë: ?ky projekt ka mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së?.Mashtrimi edhe nëherë e pati jetën e shkurtër. Vetë fakti se Rama po i kërkon vendeve të Unionit që si shkëmbim për ndërprerjen e rrugës së integrimit, të mbështesin nismën e tij dhe Vuçiçit e tregon këtë.
Dhe këtu del qartë në pah roli i tij prej pazarxhiu. Sepse në fillim i këkrkoi shqiptarëve të pranonin ?Ballkanin e hapur?, pasi atë e mbështeste BE-ja, ndërsa tani i kërkon BE të ndezë dritën jeshile për ?Open Balkan?, nga që është duke humbur fytyrën në rajon.
Mjafton të lexohen me vëmendje këto pirueta për të kuptuar se kryeministri Shqiptar po bëhet flamurmbajtësi i një ideje që përpos tij dhe presidentit serb, nuk e duan as në vendin që përfaqëson, as në kontinentin e vjetër.
Nga Ndriçim KullaKuvendi i PD duhet të mblidhet pa tjetër ,...
Neokomunisti Lulzim, ka të drejtën e tij të ketë ato pikpamj...
E keni parë heshtjen e ambasadores amerikane Yuri Kim për Ve...
Perceptimi në politikë shpesh mjafton si provë e vetme. Po a...
Nuk e di se cili është karburanti, apo pika e karburantit që...
Nga Prof. Dr. Bernard ZOTAJNë udhëtimin tonë të përditshëm n...
Nga Mentor KikiaLajmi për vdekjen e Aaranit Çelës, prokurori...
Nga Ndriçim KullaProblemi më i madh i PD-së sot është se në ...
Lulzim Basha vazhdon të këmbëngulë me kokfortësi se regjimi ...
Nga Julian Bala” Plandemistëve: Qentë tuaj i mbani të përmje...
E pyeta Filipin: -Kaloi një javë pa Koçon. Të mungon?-Ndjehe...
Nga Agim XhafkaKur dëgjova para ca javësh deputetin Agron Gj...
Nga Anila HOXHASi fillim, i vuri ne provë dhe shumë mirë bër...
Punët gjithmonë i kam gjetur vetë. Mbaj mend që në vitin 200...
Aradhës qeveritare për të shfryrë kundër Sali Berishës, i sh...
Tashmë po kthehet në një ligjësi, që Kosova reagon me shpejt...
Kur Sali Berisha akuzoi tre vjet më parë Artur Meçollarin si...
Shumëkujt, por cinefilëve jam i sigurt që po, titulli më lar...
Një nga ambasadorët emblematikë të SHBA-së në Tiranë, Alexan...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...