Rama për projektin e Zvërnecit: Do të jetë krenari për Shqipërinë dhe për Europën
Kryeministri Edi Rama në konferencën ndërqeveritare është ...
Kryeministri Edi Rama në konferencën ndërqeveritare është ...
Nga Prof. Dr. Bernard ZOTAJ
Në udhëtimin tonë të përditshëm na ndodh të takojmë njerëz interesant me të cilët biseda nuk duhet të mbarojë kurrë… I tillë është edhe një prej pinjollëve të Familjes Frashëri, për të cilin meriton të shkruhet me gërma të arta. Ruzhdi Frashëri është sot 80 vjeç, dhe si çdo bashkëmoshatar i tij lufton me sëmundjet e moshës. I lindur më 20 shkurt 1942 në Kagjinas, Kolonjë, fati i keq e solli që ai të përballej që në fëmijërinë e tij me vështirësitë e jetës.
Në 6 korrik 1943, ai ishte vetëm një vit e gjysëm, kur trupat e Divizionit të Parë Malor të Wehrmacht po udhëtonin nga Korça në drejtim të Janinës në Greqi, ata u përballën me veprime luftarake në dalje të Barmashit nga një pritë të organizuar prej njësitit partizan vendase të udhëhequra nga nga Riza Kodheli e Petrit Dume, si dhe nga çeta e Ballit Kombëtar. Gjermanët u kthyen prapa dhe ndaluan në fshatin më të afërt në Borovë, ku në shenjë hakmarrjeje vranë dhe masakruan plot 107 burra, gra, pleq e fëmijë.
Po ashtu, forcat naziste duke ndjekur të gjitha lëvizjet në terren të forcave luftarake të njësiteve guerile shqiptare, evidentonin saktët dinamikën e lëvizjeve të dy çetave partizane dhe të Ballit Kombëtar, të cilat kishin qenë në përballje mes tyre në grykën e Barmashit. Pasi organizuan këtë goditje ndaj autokolonës gjermane, forcat partizane e balliste u zhvendosën nga Borova dhe me flakëhedhës gjuajtën në në fshatrat përreth duke ndjekur lëvizjet e tyre si në Gozhdarazhd, Kamnik, Sanjollas, Podë dhe Kagjinas, për të cilën pak flitet.
Aty nazistët kryen dhe një masakër të ngjashme në mesin e popullatës civile, duke vrarë 11 njerëz të pafajshëm, si dhe djegur 11 shtëpi. Midis tyre ishte dhe Hamdi Frashëri, babai i Ruzhdiut dhe dy familjarë të tij. Të ardhur në Kagjinas rreth pesë vjet më parë nga Frashëri, nga një derë e njohur në mbarë trevën e Kolonjës, Përmetit dhe Skraparit, Hamdiu la jetim djalin Ruzhdi dhe dy vajza.
Ky ishte fati i Ruzhdi Frashërit. I pyetur nëse kujtonte ndonjë gjë të veçantë nga fëmijëria e tij dhe nga ajo ditë ku nazistët i vranë babain dhe mbeti jetim kujton: përmes një rrëfimi plot emocion se kur erdhën gjermanët në Kagjinas unë rastisa të isha me nënën Bylyren në çezmën e fshatit për të mbushur ujë. Në atë moment nëna, nisur dhe nga gjendja ime pasi isha rreth dy vjeç më mbante në krahë. Më kujtohet dhe më ka treguar gjithmonë nëna, se një ushtar nazist erdhi të më merrte nga krahët e nënës. Ajo më kishte shtërnguar fort në gjoksin e saj, duke qenë dhe e llahtarisur.
Një usharak i lartë gjeneral apo kolonel, qëndronte hipur mbi një kalë dhe kishte ordinancë një ushtar. Ai kërkoi që djalin e vogël ta shpinin tek komandanti. Ushtari e mori nga krahët e nënës, zbatoi urdhërin dhe e shpuri tek komandanti i tij, ku qëndronte disa metra më tutje. I hipur mbi kal, ai pasi e përkëdheli, e puthi në ballë, e ngriti lartë me dy duart dhe duke përshpëritur në gjuhën e tij. Më pas e ktheu tek nëna e cila priste me gjak të ngrirë. Kur nëna shkoi në shtëpi, burrin e saj e gjeti të ekzekutuar. Babai i Ruzhdiut ishte natyrisht i pafajshëm dhe nuk kishte kryer dhunë kundër ushtrisë gjermane. Shtëpia u dogj nga zjarri nazist.
E tillë ishte Lufta e Dytë Botërore me pasojat dhe dramat që shkaktoi. I mbetur pa baba dhe për më tepër duke patur dhe dy vajza të mitura Adile dhe Hanëme, nëna punoi për të rritur fëmijë dhe për të mbajtur familjen. I rriti dhe i martoi të dy vajzat, si dhe djalin Ruzhdi. Me punë, me mirësi, me dashuri dhe me virtyte fisnikërie të tashëguara, Ruzhdiu përballoi me sukses luftën e klasave ndonëse rrethi i tij i afërt familjar u godit padrejtësisht.
Sot Luko (Ruzhdi) Frashëri, kujton me mall dhe me emocione të gjitha punët që ka kryer pa shfaqur asnjë pretendim sado e vështirë apo e rëndë të ketë qenë puna që merrte përsipër apo i ngarkohej. Ai kujton me krenari punën e bërë në fillim në Ndërmarrjen e Ndërtimit në Ersekë, duke ndërtuar disa nga ndërtesat sociale që janë dhe sot në Ersekë si spitali, hotel ?Borova? dhe godinën e Komitetit Ekzekutiv, sot bashkia në qendër të qytetit.
Më pas, pas martesës me Selvi Rakipi, punoi më pranë fshatit, në furrën e nxjerrjes së gërqeles në Borovë. Ai punoi me përkushtim dhe energji të pashtershme për disa vjet, për të vijuar më tej punën në sektorin e transportit në Novoselë, ku punoi deri në fund të viteve 1980. Më pas, me ardhjen e demokracisë u zhvendos në Tiranë ku vijoi të punonte me të njëjtin përkushtim dhe cilësi dhe pse kishte dalë në pension.
Duke u bërë padashje pjesë e rrëfimeve dhe mbresave nga shumë bashkëmoshatarë dhe të njohur të tij, nuk mund të mos evidentoj në këto rreshta fjalët e tyre të ngrohta dhe të sinqerta për të. Luko, siç i thërrasin në shoqëri është zemërbardhë, i dëgjuar, askujt nuk i hyn në hak, shpirt njeriu, njeri që e mban fjalën dhe punëtor i madh, punë mbaruar. Ndonëse po të përshkruash fizikun e tij, ai është shtat mesatar, por nga fiziku i shëndoshë, ai kryente një volum pune të dalluar nga të tjerët. Gjatë gjithë jetës së tij nuk ka përtuar asnjëherë të ndihmonte këdo që i kërkonte ndihmë për të ndërtuar shtëpinë, për punë më të specializuara të cilat në shumicën e tyre i kryente falas, duke treguar një humanizëm të pashoq.
Punëtore ka qenë dhe bashkëshortja, e cila ndonëse ka rritur shumë fëmijë, kurrë nuk i është shmangur punës dhe vështirësive, edhe kur festuan përvjetorin e artë të gjysëm shekulli martesë, shijuan shëndetin dhe forcën e martesës së tyre. Kjo pasuri e paçmuar shpirtërore reflektohet sot nga qindra të njohur të tij si mësues, agronomë, ekonomistë, financierë, inxhinierë, doktorë, stomatologë, teknikë të ndryshëm ndërtimi, punëtorë dhe tregtarë të cilët flasin me shumë respekt dhe dashuri për Lukon, mikun e të gjithëve dhe mbështetësin e tyre në ditë të mira dhe të vështira.
Luko edhe sot tregohet modest dhe me buzëqeshjen e tij dallon dukshëm mirësinë e tij. Ai vlerëson dhe gëzon kur djali i tij, i nderuar Kastriot Frashëri, është një studiues, publicist dhe avokat i mirënjohur brenda dhe jashtë vendit me kontribute të shquara në historinë e demokracisë shqiptare dhe në themelimin e shoqërisë civile të vendit tonë.
Ruzhdi Frashëri është 80 vjeç. Urime për jetë më të gjatë, ashtu si u ka hije heronjve të punës. Shakespiri si duket është shprehuar për njerës të mrekullueshëm që me gaz dhe me të qeshura le të vijnë rrudhat e vjetra. Jeta e tij e tillë ka qenë. Një hero i punës, i mirësisë dhe i traditave të derës së madhe të Frashërit, që vlerësohet jo vetëm në mbarë trevën e tij, por edhe më gjerë. Fakt që të njohur dhe bashkëudhëtarë të tij flasin me respekt për fisnikërinë, cilësitë, vlerat, punën, veprat, por dhe për humorin e tij.
Këta janë heronj të heshtur të ditëve të sotme, si Luko që e përkëdhelin me dashuri të njohurit e tij. Fisnikërinë e tij e mbajnë në gojë për mirë të gjithë nga Dangëllia, Kolonja dhe deri në Tiranë. Njerëz të tillë ka nxjerë Dangëllia e Frashëllinjve që shkëlqejnë në heshtje me veprën e tyre, me punën e ndershme dhe humane, me emrin e mirë që lënë në jetë dhe pa përfituar kurrëgjë. Duket qartë që motoja e familjes ?Alias Volat Propriis? i shkon për shtat kësaj familje fisnike dhe të nderuar të kombit shqiptar./CNA.al
Nga Mentor KikiaLajmi për vdekjen e Aaranit Çelës, prokurori...
Nga Ndriçim KullaProblemi më i madh i PD-së sot është se në ...
Lulzim Basha vazhdon të këmbëngulë me kokfortësi se regjimi ...
Nga Julian Bala” Plandemistëve: Qentë tuaj i mbani të përmje...
E pyeta Filipin: -Kaloi një javë pa Koçon. Të mungon?-Ndjehe...
Nga Agim XhafkaKur dëgjova para ca javësh deputetin Agron Gj...
Nga Anila HOXHASi fillim, i vuri ne provë dhe shumë mirë bër...
Punët gjithmonë i kam gjetur vetë. Mbaj mend që në vitin 200...
Aradhës qeveritare për të shfryrë kundër Sali Berishës, i sh...
Tashmë po kthehet në një ligjësi, që Kosova reagon me shpejt...
Kur Sali Berisha akuzoi tre vjet më parë Artur Meçollarin si...
Shumëkujt, por cinefilëve jam i sigurt që po, titulli më lar...
Një nga ambasadorët emblematikë të SHBA-së në Tiranë, Alexan...
Të nderuar miqtë e mi kudo që kam punuar e shërbyer, të fëmi...
Nga Bujar NishaniTë nderuar miq, a mund të na thotë ndokush ...
Nga Mirela Cela Jorgo Jeta është e çuditshme. Të dhuron kujt...
Edhe këtë radhë z. Basha nuk guxoi që t’i paraprijë proces...
Sali Berisha po përpiqet t’u lexojë demokratëve që marrin pj...
Nga Gjergji Koja*Prej 16 shtatorit kur ish-Kryeministri Sali...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...