Kërkesa e protestuesve për kufizimin e mandatit të kryeministrit/ Berisha: PD e gatshme ta votojë
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike...
Lulzim Basha vazhdon të këmbëngulë me kokfortësi se regjimi mund të mposhtet me procedura. PD ka paraqitur në parlament tre projekte për ndryshimin e kushtetutës që në pamje të parë duken se janë me vend.
Çdo njeri me bonsens e kupton se ndarja territoriale, sipas të cilës rilindja e coptoi hartën e Shqipërisë vetëm për të fituar elektoralisht për vete, duhet zhbërë.
Po aq e nevojshme është, në letër, edhe reforma zgjedhore, që synon të prishë ndryshimet e njëanshme të Edi Ramës për të hequr koalicionet dhe për t?i dhënë avantazh vetes, në një garë zgjedhore të pabarabartë. Edhe pika e tretë, ajo e vettingut për ata politikanë, të cilët ulen në parlament si përfaqësues të bandave dhe mbrojtës të interesave të atyre që kanë vendosur ta shndërojnë këtë vend në një eldorado të pastrimit të parave, nuk mund të quhet një nismë e gabuar.
Por, pavarësisht nga këto propozime, që në vetvete kanë pak gjë për t?u sharë, serisht mbi strategjinë e opozitës një pyetje mbetet pa përgjigje? Edhe sikur të gjitha këto që kërkon PD-ja të realizohen fiks ashtu sikurse do ajo, a janë ato të mjafta për të shembur regjimin?
Ndonëse për të ardhmen nuk mund të vëmë kurrë bast, historia e afërt na mëson se fatkeqësisht ato nuk do të shërbejnë pothuajse për asgjë. Dhe kjo është një rrugë që opozita e ka provuar.
Ajo bëri një betejë të madhe për ligjin e dekriminalizimit. Ajo përjashtoi falë tij mbi një dyzinë deputetësh e kryebashkiakësh me të shkuar të errët. Por ama kur erdhi puna në zgjedhjet e fundit, ata u shfaqën me fytyrat e bijve, kushërijve e vasalëve për të ripushtuar vendet që iu kishin ?zënë? në kuvend.
Edhe pas çadrës, me marrëveshjen e majit 2017, Basha arriti t?i marrë Ramës gjysmën e qeverisë dhe një sërë drejtorish të rëndësishme publike, por ai nuk e pengoi dot vjedhjen, grabitjen dhe blerjen e votës.
Edhe rasti i fundit, ai i braktisjes së slloganit ?nuk ka zgjedhje me Ramën kryeministër?, për t?u ulur në reformë zgjedhore me Damian Gjiknurin dhe Rudina Hajdarin, na dëshmoi se iluzioni për t?u sjellë demokratikisht me ketë kryeministër, të nxjerr gjithmonë me bisht në shalë. Që nga 14 janari deri në 5 qershor 2020, opozita besoi se do ta garantonte votën elektronikisht dhe do ta ndalte vjedhjen përmes garancisë së ndërkombëtarëve, por edhe njëherë ajo u përplas me surrat në tokë, sepse kjo gjë është e pamundur në një sistem ku zgjedhjet i vendosin paratë e oligarkëve, televizionet e mëdha të propagandës qeveritare, bandat që negociuan me OFL-në paprekshmërinë e tyre në këmbim të pjesmarrjes në fushatë, dhe në fund SPAK-u dhe policia që shërbejnë si armë në mbështetje të partisë.
Pra, po i pe edhe ndryshimet e fundit që propozon Basha brenda pikturës së madhe të një regjimi, që as nuk e ka në plan të lëshojë pushtetin me votë, ato janë një pesë me hiç.
Shumëkush mendon se edhe Basha vetë e di këtë, por ai po i tenton të gjitha këto xhade që të shpien në askund, vetëm për të lënë në hije ?foltoren? e Berishës dhe rizgjimin që ajo po i bën popullit opozitar ndaj politikave të squllta që garantojnë disfatën.
Duke qenë edhe vetë një nga ata që i konsideroj taktikat e Bashës vetëm manovra për të marrë vëmendje, po mëtoj për një çast të heq dorë nga ky paragjykim dhe t?i gjykoj ato ftohtësisht.
A përbëjnë ato një armë më shumë për një betejë reale kundër regjimit të kleptokratëve? A ka vlerë një reformë zgjedhore, territoriale, apo përjashtimi i politikanëve të lidhur me krimin nga parlamenti, nëse opozita është e përçarë dhe rrënuar moralisht nga lufta brenda llojit? Edhe sikur të gjitha këto të bëheshin bashkë, a do t?i përballonte Basha sot një palë zgjedhje me berishistët kundër dhe i ndarë nga LSI?
Këto pyetje janë nga ato që nuk kanë nevojë për përgjigje. Prandaj edhe nëse qëllimi i kreut demokrat është të shmangë projektorët nga foltorja e Berishës, kjo është një taktikë sa fëminore po aq edhe afatshkurtër. Opozita e pati të pamundur edhe kur luftoi e bashkuar dhe në një front me regjimin e Ramës e jo më tani që është e telefosur.
Pa e unifikuar atë përmes votës dhe pa e lartësuar atë moralisht përmes zgjidhjes së problemeve me rrugë demokratike, çdo lloj dredhie momentale do qe e pashpresë.
Ky është edhe problemi real i ndryshimeve kushtetuese që propozon Basha. Ato janë ndoshta gjërat e duhura, por të thëna në një kohë të papërshtatshme, nga njeriu i gabuar. Nëse Basha e ëndërron realisht pushtetin, ai duhet të ndalojë t?i bjerë murit me kokë duke shpresuar se do të fitojë përmes pakteve me Ramën. Atij fillimisht i duhet një opozitë e fortë dhe radikale, e cila të zhvishet nga iluzioni se regjimi mposhtet duke organizuar tryeza. /LAPSI.al
Nga Julian Bala” Plandemistëve: Qentë tuaj i mbani të përmje...
E pyeta Filipin: -Kaloi një javë pa Koçon. Të mungon?-Ndjehe...
Nga Agim XhafkaKur dëgjova para ca javësh deputetin Agron Gj...
Nga Anila HOXHASi fillim, i vuri ne provë dhe shumë mirë bër...
Punët gjithmonë i kam gjetur vetë. Mbaj mend që në vitin 200...
Aradhës qeveritare për të shfryrë kundër Sali Berishës, i sh...
Tashmë po kthehet në një ligjësi, që Kosova reagon me shpejt...
Kur Sali Berisha akuzoi tre vjet më parë Artur Meçollarin si...
Shumëkujt, por cinefilëve jam i sigurt që po, titulli më lar...
Një nga ambasadorët emblematikë të SHBA-së në Tiranë, Alexan...
Të nderuar miqtë e mi kudo që kam punuar e shërbyer, të fëmi...
Nga Bujar NishaniTë nderuar miq, a mund të na thotë ndokush ...
Nga Mirela Cela Jorgo Jeta është e çuditshme. Të dhuron kujt...
Edhe këtë radhë z. Basha nuk guxoi që t’i paraprijë proces...
Sali Berisha po përpiqet t’u lexojë demokratëve që marrin pj...
Nga Gjergji Koja*Prej 16 shtatorit kur ish-Kryeministri Sali...
Televizioni publik nuk ka shumë miq, aq më tepër në Shqipëri...
Unë iu drejtova demokratëve shqiptarë se si paraqitet, si or...
Lulzim Basha ka zgjedhur arenën e vet për të zhvilluar betej...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...