Kërkesa e protestuesve për kufizimin e mandatit të kryeministrit/ Berisha: PD e gatshme ta votojë
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike...
Perceptimi në politikë shpesh mjafton si provë e vetme. Po aq shpesh edhe imazhi është vetë thelbi. Për një politikan, e vërteta është relative. Ai mund të jetë i pafajshëm për çfarë akuzohet, vlerësohet apo ndëshkohet, por nëse në një moment të caktuar, publiku e gjykon ndryshe, në një shoqëri normale, ai konsiderohet se është siç shihet dhe jo siç është. Edhe fajtor kur është rasti, së paku fajtor moral. Në Tiranë, një kod i tillë është i huaj dhe funksionon në mënyrë të përmbysur. Pa thelb të qëndrueshëm dhe pa provat e nevojshme, politika ngjan me autobusët e unazës, pasagjerët e të cilëve, kalojnë nga stacioni në stacion pa u takuar kurrë.
Debati në distancë që po zhvillohet prej ditësh ndërmjet dy B-ve të PD-së, Berishës që nuk kishte ikur përfundimisht dhe Bashës që nuk mundi asnjëherë të vijë plotësisht, është pavarësisht formës, një film i parë dhe herë të tjera. Njëri flet dhe akuzon për besëprerje dhe pengmarrje tek Edi Rama, tjetri akuzon se po i bihet daulles po për vallen e Edi Ramës. Në mënyrë paradoksale, të gjitha lojërat në PD çojnë vërtet tek Rama dhe këtë, edhe në mos duan ta shohin protagonistët, ata janë të parët që e realizojnë duke e shndërruar politikën, sipas një shakaje të hershme për futbollin, në një lojë që në Tiranë e fiton gjithmonë kryeministri.
Edhe propozimet e fundit të opozitës zyrtare për ndryshimet kushtetuese, që janë shndërruar në një pol i ri debati, lidhen me emrin e kryeministrit. Basha i hedh ato si sfidë ndaj ?kundërshtarit? të tij, në përpjekje që me këto mjete të reja kushtetuese, kur të vijë radha, të mundë ta mundë atë vetë.
Parashikimi se çfarë mund të ngjasë në një të ardhme të afërt në Tiranë është i ndërlikuar dhe varet kryesisht nga faktorë që nuk ndodhen në Tiranë. Pa ngulmin amerikan, pa hijen e rëndë të reformës në drejtësi e cila ende është në hije në krahasim me pritshmëritë publike ndaj saj, drama në PD do të ishte mbyllur shpejt. Madje ajo as nuk do të kishte nisur fare. Çfarë nisi të ndodhë e ka thelbin fiks tek dyzimi i Bashës, që në zhargon quhet një akt që as shtrëngon dhe as lëshon. E ka thelbin tek hipokrizia e Berishës që emocionin njerëzor vetjak, e shndërron në politikë kombëtare duke e shndërruar foltoren e tij, në faltoren ku luten të gjithë të pakënaqurit me Bashën.
Propozimet për ndryshimet kushtetuese të PD-së zyrtare janë vetëm tentativë për të dhënë një përgjigje për turin e Berishës dhe kërcënimin për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar. Të bëra me nxit e ngut, shumica dërmuese e tyre e hedhur njëherë poshtë nga Komisioni i Venecias në 2018-ën, ato po shërbehen si bezja e kuqe përballë tërbimit të Doktorit. Që kërkon betejën që nuk po ja japin, sepse ai planifikon edhe njëherë rikthimin për të ikur më pas duke e marrë edhe Bashën me vete. Dhe mbi të gjitha, për të demonstruar, se sido që të vijnë punët në Tiranë, ai është një faktor që duhet të merret gjithmonë në konsideratë. Por ky është mesazh për amerikanët dhe jo për militantët e tij që mjaftohet të lexojnë mosmirënjohësin tek Basha dhe të projektojnë tek ai gjithë dështimet vetjake.
Në të gjitha skenarët që pritet të ndodhin, që tek mbajtja e kuvendit me Berishën që do të quhet jolegjitim nga Basha, tek ndeshja në oborrin e PD-së ku Berisha do të tentojë të pushtojë paqësisht zyrën e Bashës dhe tek gjykata që do të duhet të thirret në apel për të gjetur cili është kryetari i opozitës, përfshihet edhe Edi Rama. Me policinë e tij në një rast, apo me gjykatësit e tij, në rastin tjetër.
Në politikë, edhe perceptimi funksionon si provë dhe imazhi është vetë thelbi. Dhe thelbi i provave që po jep qoftë foltorja, qoftë tentativa për të ndryshuar kushtetutës, është se të dy B-të e PD-së po qepin pallton e fatit me të cilin ka lindur i veshur Edi Rama. Dhe nëse politika është një lojë që Basha e humb gjithmonë, kësaj here ndodh sepse kështu do edhe Berisha i cili mund të fitojë betejën e rradhës këto ditë, por ka humbur përfundimisht luftën finale.
Nuk e di se cili është karburanti, apo pika e karburantit që...
Nga Prof. Dr. Bernard ZOTAJNë udhëtimin tonë të përditshëm n...
Nga Mentor KikiaLajmi për vdekjen e Aaranit Çelës, prokurori...
Nga Ndriçim KullaProblemi më i madh i PD-së sot është se në ...
Lulzim Basha vazhdon të këmbëngulë me kokfortësi se regjimi ...
Nga Julian Bala” Plandemistëve: Qentë tuaj i mbani të përmje...
E pyeta Filipin: -Kaloi një javë pa Koçon. Të mungon?-Ndjehe...
Nga Agim XhafkaKur dëgjova para ca javësh deputetin Agron Gj...
Nga Anila HOXHASi fillim, i vuri ne provë dhe shumë mirë bër...
Punët gjithmonë i kam gjetur vetë. Mbaj mend që në vitin 200...
Aradhës qeveritare për të shfryrë kundër Sali Berishës, i sh...
Tashmë po kthehet në një ligjësi, që Kosova reagon me shpejt...
Kur Sali Berisha akuzoi tre vjet më parë Artur Meçollarin si...
Shumëkujt, por cinefilëve jam i sigurt që po, titulli më lar...
Një nga ambasadorët emblematikë të SHBA-së në Tiranë, Alexan...
Të nderuar miqtë e mi kudo që kam punuar e shërbyer, të fëmi...
Nga Bujar NishaniTë nderuar miq, a mund të na thotë ndokush ...
Nga Mirela Cela Jorgo Jeta është e çuditshme. Të dhuron kujt...
Edhe këtë radhë z. Basha nuk guxoi që t’i paraprijë proces...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...