Goditi protestuesin në Zvërnec/ Ndryshon masa e sigurisë për një nga punonjësit e sigurisë së kantierit
Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për një ng...
Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për një ng...
Kosova reagon pas deklaratës së kreut të diplomacisë evropiane, Josep Borrell, i cili ndër të tjera, aksionin e policisë kundër kontrabandës në veri të Kosovës e cilësoi si një veprim të njëanshëm dhe të pakoordinuar.
Në Prishtinë dhe tek një pjesë e komunitetit ndërkombëtar ngjalli reagimedeklarata e kreut të diplomacisë evropiane, Josep Borrell, i cili në thirrjen e tij për ndaljen e akteve të dhunshme në veri të Kosovës, u shpreh edhe mbi “veprimet e një anshme dhe të pakoordinuara që vënë në rrezik stabilitetin janë të papranueshme?.
Kjo deklaratë nga autoritetet e Prishtinës u interpretua si një kritikë e Borrellit, për aksionin e policisë së Kosovës kundër kontrabandës me mallra në veri të Kosovës. Ky aksion u shoqërua nga një rezistencë e ashpër e serbëve lokalë, ku si pasojë 8 policë dhe 10 qytetarë u lënduan, pati shkrepje armësh zjarri në drejtim të policisë, u përdor gazi lotsjellës dhe u sulmuan edhe mediet që raportonin nga vendi i ngjarjes.
“Incidentet e dhunshme në veri të ndalen menjëherë. Veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara që vënë në rrezik stabilitetin janë të papranueshme. Të gjitha çështjet e hapura duhet të adresohen përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja. Ne jemi në kontakt me Prishtinën dhe Beogradin?, shkroi Josep Borrell në Twitter.
Reagimi nga Kosova – Krimi nuk ka etni
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në reagimin e saj për aksionin e policisë kundër kontrabandës me mallra, tha se “krimi s’ka etnitet dhe se kushdo që e kundërshton aksionin e policisë është në anën e krimit të organizuar?.
“Lufta kundër krimit të organizuar është e panegociueshme dhe duhet të jetë e pakompromis. Policia e Kosovës dhe Autoritetet e Doganave ndërmorën një aksion legjitim kundër grupeve të organizuara kriminale të përfshira në kontrabandë, në disa lokacione në Republikën e Kosovës. Krimi s’ka etnitet dhe duke e lidhur në mënyrë false aksionin e sotëm me grupe etnike është thellësisht e papërgjegjshme dhe do të shërbejë vetëm për rritjen e tensioneve. Kushdo që është kundër këtij aksioni është në anën e krimit të organizuar dhe është kundër vlerave të sundimit të ligjit të BE-së?, shkroi Presidentja Osmani.
Edhe kabineti i kryeministrit Albin Kurti tha se “luftimi i krimit dhe kontrabandës është kompetencë e shtetit sovran?. “Andaj, askush, dhe në veçanti asnjë zyrtar i nivelit të lartë të BE-së, nuk duhet të përpiqet ta bëjë këtë problem politik apo etnik, dhe asnjë koordinim bilateral s’është i rëndësishëm në këtë rast, sepse luftimi i krimit dhe kontrabandës është kompetencë tipike e një shteti sovran?, shkroi Luan Dalipi shef i kabinetit të kryeministrit Kurti.
Ambasada amerikane: E papranueshme dhuna ndaj autoriteteve, mediave, qytetarëve
Edhe ambasada amerikane në Prishtinë u rreshtua në anën e policisë së Kosovës dhe aksionit të tyre kundër kontrabandës. Zëdhënësi i ambasadës, Eric Brassil, ka thënë se “ambasada amerikane e cilëson të papranueshme dhunën ndaj autoriteteve, mediave ose qytetarëve?. “SHBA është e shqetësuar nga përgjigja që iu dha sot aksioneve për zbatimin e ligjit të Kosovës në territorin e Kosovës. E gjithë dhuna e drejtuar qoftë ndaj autoriteteve, mediave ose qytetarëve, është e papranueshme dhe duhet të hetohet dhe ndiqet penalisht deri në zbatimin e plotë të ligjit?, tha zëdhënësi Brassil.
Reagim më të ashpër në drejtim të kreut të diplomacisë evropiane Josep Borrell bëri eurodeputetja gjermane, Viola Von Cramon, e cila tha se “Borrell duhet të kritikojë shtetet, ku sundimi i ligjit nuk po implementohet?. “Ju lutemi kritikoni vendet ku sundimi i ligjit nuk zbatohet. BE duhet të mbështesë vendet që luftojnë Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin. Institucionet shtetërore që bëjnë punën e tyre meritojnë respektin tonë të plotë. Dialogu i lehtësuar nga BE nuk ka të bëjë me operacionet e përditshme të policisë?, shkroi Viola Von Cramon në Twitter.
Rohde: Jo krahasime me natën e kristaltë
Një krahasim i shefit të Listës Srpska Goran Rakiq i cili tha se në veri të Kosovës po ndodh si “Nata e kristaltë?, nxiti reagimin e menjëhershëm të ambasadorit gjerman në Kosovë, Jörn Rohde. Përmes një shkrimi në Twitter, Rohde tha se “është i papranueshëm krahasimi i aksionit të policisë në veri me natën e kristaltë?. “Ndaloni! Krahasimi i aksionit të sotëm të policisë me “natën e kristaltë? është i papranueshëm. Krahasime të tilla kontribuojnë drejt rrëfimeve të shtrembërimit dhe mohimit të Holokaustit. Mbroni Faktet?, shkroi ambasadori Rohde në Twitter. Situata në veri të Kosovës të enjten, një ditë pas aksionit të policisë kundër kontrabandimit me mallra paraqitet e qetë.
Ministri i Brendshëm i Libanit tha se pesë persona janë vrar...
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka publikuar shifrat duke...
Franca ka qenë një prej vendeve të Europës që ka propogagand...
Një sulm terrorist me disa të viktima dhe të lënduar ka ndod...
Bllokadat e vendosura në rrugën magjistrale Prishtinë-Rashkë...
Çmimet e energjisë shkaktuan alarm mes liderëve të BE-së dhe...
Të mërkurën, më 13 tetor qytetarët në veri të Kosovës po kun...
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka marrë dozën e tretë...
Ishulli i Kretës, është tronditur sot nga lëkundje të forta ...
Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksi...
Më shumë se 1.76 milionë njerëz janë prekur nga përmbytjet e...
Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e ndodhur mëngjesi...
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka informuar se gjatë 24...
Në zgjedhjet parlamentare në Çeki shumica votoi për një fill...
Një reformë drejtësie e nxitur nga partia nacional-konservat...
Shpërthimet e çmimeve të gazit në tregjet ndërkombëtare kanë...
34 persona kanë humbur jetën në Rusi pas një helmimi masiv, ...
Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se janë arres...
Rusia ka marrë vendim të lejojë Nënsekretaren amerikane të S...
Presidenti i Republikës Çeke, Milos Zeman është dërguar në s...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...