U helmuan nga alkooli/ 34 viktima në Rusi, dhjetëra të tjerë në gjendje të rëndë
34 persona kanë humbur jetën në Rusi pas një helmimi masiv, ...
Shpërthimet e çmimeve të gazit në tregjet ndërkombëtare kanë shkaktuar kritika të ashpra të BE kundër Rusisë. Ky vend bëhet përgjegjës për rekorde të reja të çmimit të gazit. BE akuzon, se Rusia po e manipulon çmimin e gazit në tregje. Kreu i importuesit më të madh të gazit në Gjermani, Uniper, Klaus-Dieter Maubach bën fjalë për “nivele historikisht të larta” për gazin. Edhe tek konsumatorët europianë është rritur shqetësimi, nëse do të mund të paguajnë faturat e energjisë.
Diplomati gjerman dhe ambasador i BE në Moskë, Markus Ederer tha për gazetën moskovite, RBK, se në këtë situatë edhe Rusia do të dëmtohet. Imazhi i saj si furnizuese e besueshme mund të dëmtohet, nëse krijohet përshtypja, se ky vend nuk do ose nuk mundet të reagojë në rast të nevojave.
Por presidenti Putin nuk e shikon fajin për gjendjen aktuale tek Rusia, por tek tregjet ndërkombëtare dhe politika e gabuar energjitike e BE. Megjithë paralajmërimin e Rusisë, BE ka hequr dorë nga marrëveshjet afatgjata dhe ka shkuar në tregjet energjitike në bursë, ka thënë Putin, sipas agjencisë gjermane të lajmeve, dpa. Presidentin rus e pranon, se duhet vepruar me shpejtësi.
“Europa mavijoset pa gazin rus”, shkruan gazeta moskovite “Nevasimaja Gazeta”, kurse media të tjera ruse e ngrenë lart Putinin si shpëtimtarin e mundshëm para “panikut në tregjet e gazit”. Gazprom mund të ndihmojë, nëse për të nuk bëhet shumë e shtrenjtë, është shprehur Putin, sipas agjencisë së lajmeve dpa. Rusia është e hapur për oferta nga blerës të mëdhenj të BE. Kalimi i gazit tranzit përmes Ukrainës mund të rritej, por për Gazprom kjo do të thotë kosto më të larta.
Agjencia gjermane e lajmeve, dpa e komenton këtë si mënyra e Putinit për të thënë, se gazsjellësi, Nordstream2 që sjell gaz të lirë është gati për këtë. Por mungon vetëm leja e vënies në punë nga autoritetet gjermane. Kremlini gjithmonë kujton, se vënia e shpejtë në punë e këtij gazsjellësi do të lehtësonte gjendjen e çmimit të gazit në tregje.
Gjendja e tregjeve të gazit ishte temë edhe në Forumin Ndërkombëtar të Gazit në Shën Peterburg të premten. Akuzat nga BE se Rusia manipulon çmimin e gazit, “për të mbushur më shpejt gazsjellësin Nordstream2për Rainer Seele, president i Dhomës së Tregtisë së Jashtme Ruso-Gjermane, AHK janë “pa baza dhe absurde”. Që Gazprom e ofron sasinë për të cilën është rënë në ujdi, e pranoi edhe kancelarja Merkel këtë javë.
Opsionet e BE
Seele, i cili ka drejtuar për një kohë të gjatë koncernet energjitike, Wintershall Dea dhe OMV, dy nga 5 koncernet që financuan NordStream2, është shprehur, se “kush do gaz me çmimi të arsyeshëm në shtëpitë gjermane dhe europiane, duhet të ndjekë kursin e bashkëpunimit dhe jo të konfrontimit me Moskën.” Seele kritikon që BE është fokusuar shumë “tek loja e lirë e ofertës dhe kërkesës”. Që nga fillimi i vitit, çmimi i gazit është 10-fishuar në tregjet botërore. Gjermania ka nevojë për 87 miliardë kubik gaz në vit, 55% e tij vjen nga Rusia.
Komisioni Europian pritet që këtë javë të ofrojë plane veprimi. E mundur është që vendet e BE të bashkohen e të blejnë së bashku, ose të paktën të krijojnë rezerva të përbashkëta. Por vendimet e para strategjike pritet të merren në samitin e rregullt të BE. Ekspertët si komisionerja e BE për energjinë, Kadri Simson presin që çmimet e gazit të bien hap pas hapi nga pranvera e vitit të ardhshëm.
Për situatën aktuale shikohet si përgjegjëse edheuria energjitike në botë pas krizës së Coronës. Kësaj i shtohet ulja e rezervave të gazit pas një dimri të ftohtë, furnizime të reduktuara me gaz për shkak të punimeve në gazsjellës dhe ulja e prodhimit të gazit në Europë./DW
34 persona kanë humbur jetën në Rusi pas një helmimi masiv, ...
Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se janë arres...
Rusia ka marrë vendim të lejojë Nënsekretaren amerikane të S...
Presidenti i Republikës Çeke, Milos Zeman është dërguar në s...
4 viktima janë shënuar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit...
Kryeministri miliarder i Çekisë, Andrej Babis dhe partia e t...
Ish-presidenti i SHBA, Donald Trump do të rikthehet këtë të ...
Kryeministri i Austrisë, Sebastian Kurz ka lajmëruar dorëheq...
Rusia ka regjistruar numrin më të lartë të vdekjeve ditore n...
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës bën të ditur në 24 orët ...
Prindërit e 20-vjeçares britanike Caroline Crouch, që u vra ...
Policia turke e Stambollit gjatë mbrëmjes së djeshme ka zhvi...
Policët kanë dëbuar me dhunë emigrantët në kufirin mes Kroac...
Pothuajse të gjithë amerikanët pajtohen me faktin se përhapj...
CIA njoftoi të enjten se do të krijojë një grup pune të nive...
Dy gazetarët Maria Ressa dhe Dmitry Muratov kanë fituar Çmim...
Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë me bazë në Romë, FAO, ka...
Kompania farmaceutike “Pfizer” ka kërkuar nga Agjencia e Ush...
Jean-Rene, Jean-Francois dhe Joseph ishin rreth dhjetë vjeç ...
Besimi i rusëve ndaj presidentit, Vladimir Putin, ka rënë në...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...