Përballë Nokës për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së/ Korreshi: Ja kur e mora vendimin për të garuar
Deputeti Saimir Korreshi është vendosur përballë Flamur No...
Deputeti Saimir Korreshi është vendosur përballë Flamur No...
Policët kanë dëbuar me dhunë emigrantët në kufirin mes Kroacisë dhe Bosnjë-Hercegovinës, por edhe në Greqi, thuhet në disa video. Brukseli tani kërkon sqarime shtesë të këtyre kritikave.
Bashkimi Evropian u ka kërkuar Kroacisë dhe Greqisë të hetojnë dëbimet e paligjshme të azilkërkuesve (pushbacks) në kufijtë e tyre. Brukseli shprehet “thellësisht i shqetësuar” për njoftimet e mediave, sipas së cilave refugjatët janë dëbuar, disa edhe me dhunë, deklaroi Komisionerja e Brendshme e BE -së Ylva Johansson në Bruksel.
Gazetarët hulumtues të revistës “Der Spiegel” dhe të disa mediave nga vendet e tjera të BE-së kanë filmuar ndërhyrjen e policisë kroate dhe njësive speciale greke, të cilat kanë dëbuar me dhunë persona që kanë kaluar kufijtë e tyre. Forcat rumune të sigurisë përmenden gjithashtu në këto raportime.
Fotografitë e paraqitura në televizionin kroat tregojnë se si njerëz të maskuar, me sa duket anëtarë të policisë kroate, po i kthejnë nga territori kroat emigrantët në Bosnjë-Hercegovinë me shkopinj. Regjistrimet e mëtejshme tregojnë se si refugjatët merren me furgona dhe sillen ilegalisht përtej kufirit. Këto janë “pushbacks” të paligjshme.
Dëmtimi i BE-së
Disa nga këto informacione janë tronditëse, tha Johansson. Ka shenja të dhunës së orkestruar në kufijtë e jashtëm të BE-së. Akuza të tilla “dëmtojnë vërtet reputacionin tonë si Bashkim Evropian”. Provat bindëse treguan gjithashtu keqpërdorimin e fondeve të BE-së, pasi operacionet e rojeve kufitare në kufijtë e jashtëm të BE-së financohen pjesërisht nga Brukseli. Kjo duhet të hetohet, kërkoi Johansson. Kjo çështje u trajtua edhe në një takim të ministrave të brendshëm të BE të premten, së bashku me ministrin grek të Migracionit Notis Mitarachi dhe ministrin e Brendshëm kroat Davor Bozhinoviq.
Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq tha se Kroacia respekton ligjet e saj dhe rregulloret ndërkombëtare. Por ai shtoi, se “si çdo vend tjetër, është detyra jonë të mbrojmë kufirin tonë dhe të ndalojmë migrimet ilegale”. Ministri i Brendshëm Bozhinoviq tha se nuk ka vend për dhunë në policinë kroate. Autoritetet do t’i hetojnë raportet. “Një ekip ekspertësh është në vend sot për të gjetur se çfarë ndodhi, kush u përfshi në këtë ngjarje dhe ku ndodhi”. Pas përfundimit të raportit, Zagrebi do të vendosë për hapat e mëtejshëm.
Kontradiktat nga Greqia
Ministri grek i Migracionit Mitarachi ka protestuar me forcë. Ai ka kundërshtuar fajësimet e vazhdueshme ndaj Greqisë. “Kufijtë grekë janë kufijtë e BE-së dhe ne veprojmë brenda kuadrit të ligjit ndërkombëtar dhe evropian për t’i mbrojtur ata.” Greqia ka mohuar vazhdimisht dhe sistematikisht fajësimet e ngjashme në të kaluarën.
Kroacia dhe Greqia janë në rrugën ballkanike, e cila përdoret nga emigrantët që ikin nga lufta dhe varfëria në Lindjen e Mesme, Azi dhe Afrikë drejt Evropës Perëndimore. Emigrantët përpiqen të hyjnë në Kroaci kryesisht nga Bosnja, në Greqi mbërrijnë nga deti dhe toka nga Turqia. Rojet kufitare kroate janë akuzuar vazhdimisht për dhunë kundër emigrantëve. Në Greqi, thuhet se rojet bregdetare janë në veçanti të dhunshme, ose të paktën jashtëzakonisht të pamëshirshme, ndaj anijeve me refugjatë./DW
Pothuajse të gjithë amerikanët pajtohen me faktin se përhapj...
CIA njoftoi të enjten se do të krijojë një grup pune të nive...
Dy gazetarët Maria Ressa dhe Dmitry Muratov kanë fituar Çmim...
Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë me bazë në Romë, FAO, ka...
Kompania farmaceutike “Pfizer” ka kërkuar nga Agjencia e Ush...
Jean-Rene, Jean-Francois dhe Joseph ishin rreth dhjetë vjeç ...
Besimi i rusëve ndaj presidentit, Vladimir Putin, ka rënë në...
Ka të ngjarë se shumë shpejt në Belgjikë do të punohet katër...
Situata pandemike në Kosovë duket se është qetësuar. Ministr...
NATO-ja tha të mërkurën se dëboi tetë anëtarë të misionit ru...
Tensionet ushtarake dhe ato diplomatike mes Kinës dhe Tajvan...
Kancelari austriak Sebastian Kurz është bërë subjekt i një h...
Konsumatorët në të gjithë botën po përballen me çmime më të ...
Lëkundje të forta tërmeti janë regjistruar mbrëmjen e sotme ...
Policia austriake ka zbarkuar në selinë e partisë së kancela...
Emri i Presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç përfshihe...
Kryeminisri i Kosovës, Albin Kurti, duke folur nga Sllovenia...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gja...
Samiti BE-Ballkan Perëndimor në Brdo pri Kranju, Slloveni, s...
Departamenti amerikan i Drejtësisë është duke synuar që të l...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...