Lëkundje të forta tërmeti në Kroaci
Lëkundje të forta tërmeti janë regjistruar mbrëmjen e sotme ...
Konsumatorët në të gjithë botën po përballen me çmime më të larta për një shumëllojshmëri artikujsh të përditshëm, për shkak të problemeve në zinxhirin e furnizimit për të gjitha llojet e mallrave dhe rritjes së çmimimit të energjisë, në nivele që nuk janë parë prej vitesh.
Kjo do të thotë që konsumatorët në të gjithë botën po paguajnë më shumë për artikuj ushqimorë, veshje pajisje elektro-shtëpiake si dhe për blerje makinash e shtëpi. Ata që po e ndjejnë më shumë këtë situatë janë familjet me të ardhura të ulëta, të ardhurat e kufizuara të të cilëve mbulojnë më pak në raport me nevojat që ata kanë.
Pyetja që shtrohet nga shumë ekonomistë është nëse kjo rritje e çmimeve do të jetë diçka “kalimtare”, siç thonë prej disa muajsh zyrtarë të lartë amerikanë, apo është fillimi i një periudhe rritjeje më të qëndrueshme të çmimeve, në nivele më të larta sesa kanë ndeshur prej dekadash shumica e ekonomive kryesore të botës.
Në dëshminë para Kongresit javën e kaluar, Kryetari i Bankës Qendrore Amerikane Jerome Powell tha se problemet “zhgënjyese” me zinxhirin e furnizimit global që kanë ardhur si pasojë e dhënies fund të bllokimeve të vendosura për shkak të pandemisë, janë bërë shkak për rritjen e inflacionit dhe qëndrimin në këto parametra për një periudhë më gjatë sesa kishte parashikuar ai dhe drejtuesit e bankave të tjera qendrore. Por ai tha se ishte i sigurt se përfundimisht këto çështje do të merrnin zgjidhje.
“Rritja aktuale e inflacionit është në të vërtetë pasojë e kufizimeve në zinxhirin e furnizimit që po përballet me një kërkesë shumë të madhe, dhe kjo është e gjitha e lidhur me rihapjen e ekonomisë, një proces që do të ketë një fillim, një mes dhe një fund”, tha zoti Powell. “Por këto çështje do të zgjidhen. Por është shumë e vështirë të thuash se sa i madh do të jetë ndikimi i tyre ose se për sa kohë do të zgjasë”.
Shqetësimet mbi inflacionin
Megjithatë disa ekonomistë shqetësohen se Banka Qendrore Amerikane po nënvlerëson faktorët që ndikojnë tek çmimet e produkteve, nga ushqimet tek makinat.
“Ka shumë arsye për të menduar se kjo rritje e inflacionit nuk është diçka kalimtare dhe se do të jetë me ne për një kohë të gjatë”, i tha Zërit të Amerikës Desmond Lachman, një nga anëtarët kryesorë të Institutin Amerikan të Sipërmarrjeve në Uashington.
Të martën, çmimi standard global i naftës së papërpunuar, u rrit në 82.56 dollarë për fuçi, duke arritur një nivel që nuk ishte shënuar në tre vjet. Në të gjithë botën, çmimet për ushqimin, karburantin dhe mallrat e konsumit janë në rritje.
Çmimi i gazit natyror është trefishuar në Evropë dhe Azi këtë vit, duke çuar në një ulje të ritmeve të rritjes ekonomike në pjesën më të madhe të Evropës dhe ndërprerje të energjisë në Kinë. Edhe në Shtetet e Bashkuara, të cilat normalisht kanë një furnizim të bollshëm me karburant, çmimet po rriten nisur nga shqetësimet se mund të ketë mungesa në muajt e dimrit.
Parashimet për të ardhmen
Në Shtetet e Bashkuara, prej periudhës së verës inflacioni ka qenë në nivelet e 3.6%, shumë më e lartë sesa niveli prej më pak se 2% që ka qenë në vitet e fundit. Çmimet e shtëpive, një element kryesor në matjen e inflacionit, po rriten ndjeshëm.
Ndërkohë, Banka Qendrore Amerikane vazhdon të ndjekë politika që lehtësojnë marrjen e kredive duke e bërë atë më pak të kushtueshnme, gjë për të cilën shumë ekonomistë besojnë se po krijon më shumë trysni inflacioniste.
“Kur bashkoni të gjithë këta elemente dhe shikoni që administrata po angazhohet në një sasi rekord stimujsh buxhetore në kohë paqeje, e gjithë kjo nuk të jep idenë se inflacioni do të bjerë brenda një periudhe të afërt kohore”, thotë zoti Lachman./ VOA
Lëkundje të forta tërmeti janë regjistruar mbrëmjen e sotme ...
Policia austriake ka zbarkuar në selinë e partisë së kancela...
Emri i Presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç përfshihe...
Kryeminisri i Kosovës, Albin Kurti, duke folur nga Sllovenia...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gja...
Samiti BE-Ballkan Perëndimor në Brdo pri Kranju, Slloveni, s...
Departamenti amerikan i Drejtësisë është duke synuar që të l...
Udhëheqës botërorë, politikanë dhe yje të muzikës pop janë m...
Parlamenti rumun ka rrëzuar qeverinë e kryeministrit Florin ...
Prokuroria Themelore Publike e Tetovës publikoi të martën ra...
Situata pandemike në Kosovë më në fund është qetësuar. Minis...
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 20 vjet burgim...
Sandra Cuevas, kryebashkiakja më e re e Cuauhtemoc në kryeqy...
Lori Hoxha e cila është edhe producentja e emisionit të shum...
Monica Samille Lewinsky është një aktiviste amerikane, perso...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden, në një telefon...
Çmimet e larta të gazit natyror dhe energjisë elektrike në E...
Lufta për një aleancë të re qeveritare në Gjermani ka fillua...
Social-demokratët e qendrës së majtë në Gjermani deklaruan s...
Në rrjedhjen e miliona dokumenteve financiare të njohura me ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...