Protestuesit para selive/ Balla: Kush qëndron pas tyre e ka gabim, mund të çojnë në vëlla-përplasje
Kreu i grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla ka kriti...
Kreu i grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla ka kriti...
Udhëheqës botërorë, politikanë dhe yje të muzikës pop janë mes mijëra personave që fshehin pasuri të madhe përmes një rrjeti kompanish anonime.
Të dhënat janë zbuluar përmes rrjedhjes së gati 12 milionë dosjeve nga arkivat e disa firmave ligjore, të cilat hedhin dritë mbi botën e fshehtë të parave që tranferohen në parajsa fiskale, të ashtuqujtura ?Dokumentet Pandora?. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell njofton.
Ndër zbulimet më befasuese të ?Pandora Papers? është pasuria e fshehur e Presidentit të Azerbajxhanit Ilham Aliyev dhe familjes së tij.
Dokumentet e rrjedhura tregojnë se gjatë 15 viteve të fundit familja Aliyev dhe bashkëpunëtorët e saj tregtonin në Britani prona në vlerën e 544 milionë dollarëve. Rachel Davies Teka punon për organizatën kundër korrupsionit ?Transparency International?.
?Prej momentit që kjo familje mori pushtetin në vitin 1993, anëtarët e saj kanë marrë kontrollin e shumë prej industrive jetike të vendit dhe burimeve të tij natyrore dhe i kanë përdorur ato për t’u pasuruar. Dhe kjo po bëhet në kurriz të njerëzve të atij vendi. Këto veprime kanë pasoja tek popullata e vendit. Ka njerëz që vuajnë sepse udhëheqësit e tyre marrin burime të cilat duhet të ndahen mes qytetarëve në ato vende”, thotë Rachel Davies Teka, drejtuese e ?Transparency International? për Mbretërinë e Bashkuar.
Dokumentet e rrjedhura tregojnë se Mbreti Abdullah i Jordanisë ndërtoi një perandori të fshehtë me prona në Shtetet e Bashkuara dhe Britani në vlerën e më shumë se 100 milionë dollarëve. Por gjatë një fjalimi të hënën, ai i hodhi poshtë pretendimet për përpjekje për fshehje të pasurisë së tij.
“Nuk kam asgjë për të fshehur nga askush. Ne jemi më të fortë se kjo, dhe kjo nuk është hera e parë që Jordania vihet në shënjestër”, tha Mbreti i Jordanisë Abdullah II.
Ministrat e kabinetit pakistanez e familjarët e tyre, si dhe aleatë të ngushtë të kryeministrit Imran Khan, janë zbuluar se zotërojnë kompani në parajsa fiskale në vlerën e miliona dollarëve. Por zoti Khan tha se gjetjet do të hetoheshin.
Dokumentet e rrjedhuara tregojnë se Kryeministri çek Andrej Babis ka përdorur kompani anonime të regjistruara në parajsa fiskale për të financuar blerjen e një prone prej 22 milionë dollarësh në Francë. Zoti Babis, partia e të cilit garon në zgjedhjet e përgjithshme këtë javë, i doli në mbrojtje veprimeve të tij gjatë një debati televiziv të dielën.
“Paratë u dërguan nga një bankë çeke, ato u tatuan. Janë paratë e mia dhe u kthyen sërish në Republikën Çeke?, tha ai.
Sipas zbulimeve, Presidenti kenian Uhuru Kenyatta dhe gjashtë anëtarë të familjes së tij janë të lidhur me mbi 12 kompani të regjistruara në parajsa fiskale, njëra prej të cilave në vlerën e mbi 30 milionë dollarëve. Por nuk ka dhëna që tregojnë se familja Kenyatta ka vjedhur pasurinë shtetërore.
Pjesa më e madhe e veprimtarive të zbuluara nga ?Pandora Papers?, janë të ligjshme, përfshirë përdorimin e kompanive të regjistruara në parajsa fiskale.
Por në shumë prej dokumenteve të rrjedhura ekziston një emërues i përbashkët dhe ajo është Londra. Kryeqyteti britanik dhe territoret e lidhura me të, siç janë Ishujt e Virgjër britanikë, ofrojnë një rrjet mekanizmash ligjore të krijuar për të fshehur se kush i zotëron vërtet paratë, thotë zonja Davies Teka.
“Mund të blesh prona në mënyrë sekrete nëse përdor një kompani të regjistruar dhe krijuar në një territor të huaj, në parajsa fiskale. Ne (Britania) gjithashtu ofrojmë shërbime luksoze për elitën botërore dhe për fat të keq kemi një numër shqetësues profesionistësh, llogaritarësh, avokatësh, agjentësh të pasurive të paluajtëshme të cilët ndihmojnë aktorë të korruptuar e kriminelë, që të pastrojnë, fshehin dhe menaxhojnë pasurinë e tyre”.
Në Britani Partia Konservatore në pushtet është përfshirë nga akuzat pasi dokumentet e rrjedhura ngritën dyshime për korrupsion ndaj disa donatorëve të partisë.
Ministri britanik i Financave Rishi Sunak hodhi poshtë pretendimet për shmangie të taksave nga ana e Londrës. Ai tha se qeveria e ka luftuar me forcë korrupsionin global./ VOA
Parlamenti rumun ka rrëzuar qeverinë e kryeministrit Florin ...
Prokuroria Themelore Publike e Tetovës publikoi të martën ra...
Situata pandemike në Kosovë më në fund është qetësuar. Minis...
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 20 vjet burgim...
Sandra Cuevas, kryebashkiakja më e re e Cuauhtemoc në kryeqy...
Lori Hoxha e cila është edhe producentja e emisionit të shum...
Monica Samille Lewinsky është një aktiviste amerikane, perso...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden, në një telefon...
Çmimet e larta të gazit natyror dhe energjisë elektrike në E...
Lufta për një aleancë të re qeveritare në Gjermani ka fillua...
Social-demokratët e qendrës së majtë në Gjermani deklaruan s...
Në rrjedhjen e miliona dokumenteve financiare të njohura me ...
Kryediplomati shqiptar në Londër ka qartësuar përfundimisht ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar uljen e...
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar shtatë raste ...
Dokumente të tjera tregojnë se si presidenti i Azerbajxhanit...
Një avion i vogël privat është rrëzuar pasditen e sotme pran...
Pas vrasjes së 19-vjeçares Sheila Bakija, qytetarët në Mal t...
Mijëra emigrantë shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar do të is...
Konsorciumi ndërkombëtar i gazetarëve investigativë (ICIJ) d...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të Euros me Lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...