Skenarët e Erion Veliajt në protestën për Zvërnecin
Një protestë që parullën ka “Zvërnec”, por po t’i heqësh e...
Një protestë që parullën ka “Zvërnec”, por po t’i heqësh e...
Ministri i Brendshëm i Libanit tha se pesë persona janë vrarë dhe 16 të tjerë janë plagosur të enjten pasi shpërthyen përleshje të armatosura gjatë një proteste në Bejrut organizuar nga grupi militant Hezbollah dhe aleatët e tij, kundër gjyqtarit kryesor që po heton shpërthimin e fuqishëm të vitit të kaluar në portin e qytetit.
Këto shihen si përplasjet më të ashpra të armatosura që nga viti 2008, kur Hezbollahu shiit pushtoi për një periudhë të shkurtër disa pjesë të Bejrutit. Autoritetet thanë se gjatë përplasjeve të sotme u përdorën snajpera, pistoleta, kallashnikovë dhe granata-hedhëse.
Mbetet ende e paqartë se si filluan përplasjet e së enjtes. Së fundmi tensionet ishin rritur pasi Hezbollahu i mbështetur nga Irani dhe aleatët e tij shiitë të Lëvizjes Amal, kishte kërkuar largimin e gjyqtarit që drejtonte hetimin për shpërthimin masiv të portit të vitit të kaluar. Të dy partitë bënë thirrje për një protestë pranë Pallatit të Drejtësisë. Në një deklaratë të enjten, dy grupet thanë se protestuesit e tyre ishin sulmuar nga snajpera të vendosur mbi çatitë e disa ndërtesave.
Të shtënat me armë që u dëgjuan për disa orë në kryeqytetin e vendit të kujtonin skena të luftës civile të viteve 1975-90.
Dhuna shpërtheu ndërsa nënsekretarja amerikane e Shtetit për Çështjet Politike Victoria Nuland ndodhej në Bejrut, e po zhvillonte takime me zyrtarët libanezë. Axhenda e saj pësoi disa ndryshime për shkak të zhvillimeve në qytet.
Kërkesat për largimin e gjyqtarit Tarek Bitar dhe thirrjet për protestë kanë krijuar shumë shqetësime mes atyre që e konsiderojnë këtë një ndërhyrje të hapur në punën e gjyqësorit.
Forcat e Libanit të Krishterë, një grupim politik i krahut të djathtë, mobilizuan mbështetësit të mërkurën në mbrëmje pasi Hezbollahu dhe Lëvizja Amal bënë thirrje për protestë në Pallatin e Drejtësisë, të vendosur në një zonë të krishterë. Pamje filmike që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë mbështetës të Forcave të Krishtera Libaneze tek marshojnë në rrugë, duke mbajtur kryqe të mëdha.
Në një deklaratë, kryeministri Najib Mikati bëri thirrje për qetësi dhe i kërkoi popullatës “të mos përfshihet në një konflikt civil”.
Përplasjet kanë në qendër hetimet rreth shpërthimit më 4 gusht të vitit 2020 të qindra tonëve nitrat amoniumi, të ruajtura në kushte të papërshtatshme në një magazinë në portin e qytetit. Si pasojë e incidentit të paktën 215 persona u vranë, me mijëra u plagosën dhe disa lagje aty pranë u shkatërruan. Ky ishte një nga shpërthimet më të mëdha jobërthamore në historinë e Libanit që e rrënoi edhe më tej vendin tashmë të tronditur nga ndasitë politike e krizat e pashembullta, ekonomike dhe financiare.
Tarek Bitar është gjyqtari i dytë që drejton hetimin e ndërlikuar, paraardhësi i tij u hoq pas disa sfidash ligjore.
Ai i është kundërvënë akuzave të forta të grupit të fuqishëm libanez, Hezbollahut dhe aleatëve të tij, të cilët e akuzojnë për përzgjedhje të qëllimtë të politikanëve që merren në pyetje, shumica e të cilëve janë aleatë të Hezbollahut. Deri tani, ndërsa janë shënuar 14 muaj hetime, ndaj asnjë prej zyrtarëve të Hezbollahut nuk janë ngritur akuza./ VOA
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka publikuar shifrat duke...
Franca ka qenë një prej vendeve të Europës që ka propogagand...
Një sulm terrorist me disa të viktima dhe të lënduar ka ndod...
Bllokadat e vendosura në rrugën magjistrale Prishtinë-Rashkë...
Çmimet e energjisë shkaktuan alarm mes liderëve të BE-së dhe...
Të mërkurën, më 13 tetor qytetarët në veri të Kosovës po kun...
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka marrë dozën e tretë...
Ishulli i Kretës, është tronditur sot nga lëkundje të forta ...
Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksi...
Më shumë se 1.76 milionë njerëz janë prekur nga përmbytjet e...
Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e ndodhur mëngjesi...
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka informuar se gjatë 24...
Në zgjedhjet parlamentare në Çeki shumica votoi për një fill...
Një reformë drejtësie e nxitur nga partia nacional-konservat...
Shpërthimet e çmimeve të gazit në tregjet ndërkombëtare kanë...
34 persona kanë humbur jetën në Rusi pas një helmimi masiv, ...
Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se janë arres...
Rusia ka marrë vendim të lejojë Nënsekretaren amerikane të S...
Presidenti i Republikës Çeke, Milos Zeman është dërguar në s...
4 viktima janë shënuar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...