Rrezikuan pushuesit/ Bllokohen dy gomone në Vlorë, ndëshkohen drejtuesit
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
Një reformë drejtësie e nxitur nga partia nacional-konservatore, PiS dhe kërcënimi i daljes nga BE kanë shkaktuar protesta në mbarë Poloninë. Edhe një nobelist foli fjalë të qarta.
Aksione proteste ka pasur në 100 qytete dhe komuna të Polonisë. Më shumë se 100.000 demonstrues tremben, se politika e partisë nacional-konservatore “Ligj dhe drejtësi”, PiS e kryeministrit, Mateusz Morawiecki do ta nxjerrë Poloninë jashtë BE me kursin kritik.Për këtë po përdoret ndërkohë edhe nocioni “Polexit”, duke iu referuar Brexit, daljes së Britanisë së Madhe nga BE.
Vetëm në kryeqytetin Varshavë kanë demonstruar më shumë se 80.000 vetë kundër konfliktit të qeverisë e Gjykatës Kushtetuese me institucionet e BE dhe për qëndrimin e vendit në komunitetin europian. “Ne qëndrojmë”, thërrisnin demonstruesit duke valëvitur flamujt e BE dhe Polonisë.
“Ne do të fitojmë”
Gjykata Kushtetuese e Polonisë vendosi së fundmi, se pjesë të caktuara të së drejtës së BE shkelin kushtetutën polake. Me këtë ajo i dha prioritet së drejtës kombëtare para asaj të BE. Ky vendim ka ndezur konfliktin mes Komisionit Europian dhe Varshavës në lidhje me reformimin e sistemit të drejtësisë në Poloni.
Thirrja për protesta erdhi nga ish-presidenti i Këshillit të BE, dhe drejtuesi i opozitës polake, Donald Tusk. Para demonstruesve në Varshavë, ai tha, se partia qeverisëse, PiS nuk po i bën bisht qëllimit të saj për ta nxjerrë vendin nga BE. “Ne e dimë, pse ata duan të largohen nga BE”, tha Tusk, që drejton Platformën Qytetare liberal-konservatiore. “Që të shkelin pa ndëshkim rregullat demokratike.” Tusk u shpreh, se vendi i Polonisë është në Europë, dhe shtoi. “Ne do të fitojmë, sepse jemi më shumë!” Donald Tusk dhe të tjerë që morën fjalën në protestë u ndërprenë në thirrja e fishkëllima të përkrahësve të PiS në një kundërdemonstratë.
Kritika nga një nobelist
Në qytetin port Gdansk foli para protestuesve dhe nobelisti dhe presidenti i dikurshëm i Polonisë, Lech Walesa. “Njerëzit që e drejtojnë shetin sot janë fatkeqësi e madhe për Poloninë”, tha drejtuesi i dikurshëm i sindikatës Solidarnosc. Asnjë armik që ka qeverisur më parë Poloninë nuk e ka përçarë vendin kaq shumë sa PiS.
Sipas sondazheve shumica e polakëve duan të qëndrojnë në BE. Marrëdhëniet mes Polonisë dhe BE janë të tensionuara që pas ardhjes në pushtet të PiS. Në qendër qëndron reforma e drejtësisë e synuar nga PiS, që sipas BE, minon pavarësinë e drejtësisë dhe shkel ndarjen e pushteteve. Komisioni Europian në grindjen me Poloninë ka nisur disa procedime për shkelje të marrëveshjeve. Si mjet presioni, KE nuk po dorëzon 57 miliardë eurot nga fondi i ndihmës së Coronës për Poloninë. Për shkak të mosrespektimit të vendimit të Gjykatës Europiane, Varshavën e kërcënon edhe një gjobë prej disa miliona euro në ditë./DW
Shpërthimet e çmimeve të gazit në tregjet ndërkombëtare kanë...
34 persona kanë humbur jetën në Rusi pas një helmimi masiv, ...
Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se janë arres...
Rusia ka marrë vendim të lejojë Nënsekretaren amerikane të S...
Presidenti i Republikës Çeke, Milos Zeman është dërguar në s...
4 viktima janë shënuar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit...
Kryeministri miliarder i Çekisë, Andrej Babis dhe partia e t...
Ish-presidenti i SHBA, Donald Trump do të rikthehet këtë të ...
Kryeministri i Austrisë, Sebastian Kurz ka lajmëruar dorëheq...
Rusia ka regjistruar numrin më të lartë të vdekjeve ditore n...
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës bën të ditur në 24 orët ...
Prindërit e 20-vjeçares britanike Caroline Crouch, që u vra ...
Policia turke e Stambollit gjatë mbrëmjes së djeshme ka zhvi...
Policët kanë dëbuar me dhunë emigrantët në kufirin mes Kroac...
Pothuajse të gjithë amerikanët pajtohen me faktin se përhapj...
CIA njoftoi të enjten se do të krijojë një grup pune të nive...
Dy gazetarët Maria Ressa dhe Dmitry Muratov kanë fituar Çmim...
Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë me bazë në Romë, FAO, ka...
Kompania farmaceutike “Pfizer” ka kërkuar nga Agjencia e Ush...
Jean-Rene, Jean-Francois dhe Joseph ishin rreth dhjetë vjeç ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...