Protesta e 46 kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Ka nisur protesta e 46 kundër qeverisë. Protestuesit janë...
Ka nisur protesta e 46 kundër qeverisë. Protestuesit janë...
Në zgjedhjet parlamentare në Çeki shumica votoi për një fillim të ri demokratik, por ky nuk ka për të qenë i lehtë. Megjithatë rezultati i zgjedhjeve në Çeki është sinjal i rëndësishëm për Europën, mendon Keno Verseck.
Zgjedhje vendimtare, zgjedhje mes Perëndimit dhe Lindjes, zgjedhje për rikthimin e Çekisë në një Europë demokratike apo kalimin përfundimtar në drejtim të Hungarisë së Orbanit, në kllapën e hekurt mes Rusisë dhe Kinës – tone të tilla si thirrjet e Kasandrës nuk i kursyen analistët liberalë çekë para zgjedhjeve. Të gjithë ata që i trembeshin më së keqes në Çeki mund të marrin tani frymë lirisht. Çdo gjë rrodhi ndryshe nga parashikimet e sondazheve. Kryeministri i kontestuar çek, Andrej Babis dhe partia e tij ANO humbën zgjedhjet për Dhomën e Deputetëve, dhoma vendimtare e parlamentit çek.
Miliarderi Babis prej vitesh e ka mbajtur në tension Çekinë me aferat e vazhdueshme, konfliktet e interesit, gënjeshtrat dhe stilin demagogjik. Vetëm para pak ditësh u bë e ditur në të ashtuquajturat “Pandore Papers” se si ai përpiqej me truke mashtruese tek firmat offshore dhe madje dyshohet edhe për larje parash. Tani Republika e Çekisë me fjalët e drejtuesit liberal-konservator të opozitës, Petr Fiala ka vendosur për ndryshimin. Për dhënien fund të politikës së mashtrimit institucional për një fillim të ri drejt ndershmërisë, transparencës dhe demokracisë së besueshme.
Po nuk ka për të qenë i lehtë ky fillim i ri. Babis ka bërë të ditur, se ai do të tërhiqet nga politika, nëse i humb zgjedhjet, realisht ai nuk e mendon këtë. Sepse Babis ka një aleat të fuqishëm, që e ndihmon në rrugën e tij: presidentin e vendit, Milos Zeman, dikur një kundërshtar i denjë kundër diktaturës komuniste dhe socialdemokrat i nderuar; ndërkohë një mik i Rusisë dhe Kinës, tolerues i një partie ekstremiste çeke dhe urrejtës i hapur i gazetarisë së pavarur. Zeman mund t’ia japë Babisit detyrën e krijimit të qeverisë, i cili do të përpiqet të shkëpusë parti të veçanta nga dy aleancat opozitare, Spolu apo Piraten/STAN, që nga ana numerike kanë shumicën. Të dyja aleancat kanë bërë të ditur, se e përjashtojnë bashkëpunimin me Babis kategorikisht, po me ndihmën e Zemanit, Babis mund të qeverisë me muaj. Nëse kjo bëhet realitet, Zeman, krahas Babis do të dalë edhe njëherë si një e keqe tragjike e demokracisë çeke. (E akt. Nga e diela, presidenti çek, Milos Zeman ndodhet i shtruar në spital, gjë që mund të ketë pasoja në dhënien e mandatit për krijimin e qeverisë. Shën.red.)
Pavarësisht nga kjo, rezultati i zgjedhjeve parlamentare në Çeki është një lajm i mirë për Europën demokratike. Do të ishte herët të bëhej fjalë për fundin e një epoke në Europën Lindore e Juglindore, së cilës i vihet etiketa e populizmit, po që në të vërtetë është një ngrehinë ideologjike e autoritarizmit të korruptuar dhe demagogjisë nacionaliste. Gjithnjë e më shumë njerëz në rajon nuk duan t’i dëgjojnë më premtimet e gënjeshtërta të autokratëve si Kaczynski, Orban dhe Vuçiq dhe u ka ardhur në majë të hundës arbitrariteti politik, mungesa e transparencës, korrupsioni, keqqeverisja dhe mungesa e perspektivave jetësore. Si tani edhe në Çeki.
Kjo duhet ta bëjë të mendohet Berlinin, Parisin dhe Brukselin. Për një kohë të gjatë aty kanë qenë shumë hezitues dhe të duruar me Viktor Orbanin dhe Andrej Babisin ose kanë lejuar t’ua hedhin. Në Republikën e Çekisë shumica e votuesve vendosën: Mjaft më me këtë!
Një reformë drejtësie e nxitur nga partia nacional-konservat...
Shpërthimet e çmimeve të gazit në tregjet ndërkombëtare kanë...
34 persona kanë humbur jetën në Rusi pas një helmimi masiv, ...
Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se janë arres...
Rusia ka marrë vendim të lejojë Nënsekretaren amerikane të S...
Presidenti i Republikës Çeke, Milos Zeman është dërguar në s...
4 viktima janë shënuar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit...
Kryeministri miliarder i Çekisë, Andrej Babis dhe partia e t...
Ish-presidenti i SHBA, Donald Trump do të rikthehet këtë të ...
Kryeministri i Austrisë, Sebastian Kurz ka lajmëruar dorëheq...
Rusia ka regjistruar numrin më të lartë të vdekjeve ditore n...
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës bën të ditur në 24 orët ...
Prindërit e 20-vjeçares britanike Caroline Crouch, që u vra ...
Policia turke e Stambollit gjatë mbrëmjes së djeshme ka zhvi...
Policët kanë dëbuar me dhunë emigrantët në kufirin mes Kroac...
Pothuajse të gjithë amerikanët pajtohen me faktin se përhapj...
CIA njoftoi të enjten se do të krijojë një grup pune të nive...
Dy gazetarët Maria Ressa dhe Dmitry Muratov kanë fituar Çmim...
Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë me bazë në Romë, FAO, ka...
Kompania farmaceutike “Pfizer” ka kërkuar nga Agjencia e Ush...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...