Mesazhi i zëdhënësit të Policisë së Shtetit/ "Na respektoni dhe vlerësoni sa jemi gjallë"
Zëdhënësi i Policisë së Shtetit Genti Mullai, ka përcjellë n...
Administrata e Presidentit Biden, propozoi këto ditë një rregull të ri për të mbrojtur statusin e imigrantëve pa dokumenta të sjellë në Shtetet e Bashkuara kur ishin fëmijë, që aktualisht parashikohet nga programi DACA.
Ky hap ishte në përgjigje të një vendimi të një gjykatësi kundër këtij programi dhe në kushtet kur shpresat për një ligj për këtë çështje u zbehën këtë muaj. Një përfituese e programit DACA me prindër shqiptarë ndau historinë e saj me Zërin e Amerikës.
Në një bisedë me kolegen Keida Kostreci në Nju Jork, Daiana Lilo tregon se çfarë do të thotë të rritesh nën hijen e pasigurisë se në çdo moment mund ta humbësh të drejtën e qëndrimit në një vend që për të, është i vetmi që ka njohur.
Daiana Lilo, një studente në Universitetin e Harvardit, nuk mban mend shtëpi tjetër veçse në Shtetet e Bashkuara. Ajo ka lindur në Greqi nga prindër shqiptarë të cilët bashkë me të erdhën në Amerikë kur ajo ishte e vogël.
?Prindërit e mi vendosën të vijnë në Shtetet e Bashkuara për një jetë më të mirë për mua, një jetë më të mirë për ta. Kështu, në vitin 2001, kur isha 18 muajsh, emigrova në Shtetet e Bashkuara dhe isha një emigrante pa dokumente?, thotë ajo në një intervistë për Zërin e Amerikës.
Prindërit e saj janë ende pa dokumenta, dy motrat e saj që kanë lindur në SHBA janë shtetase, ndërsa Daiana është një ndër mbi 800 mijë të rinjtë që si ajo, janë sjellë në Shtetet e Bashkuara kur ishin fëmijë dhe tani janë të mbrojtur nga programi DACA.
Daiana e kaloi fëmijërinë në Waterbury të shtetit Connecticut dhe e kuptoi që e vogël se nuk ishte si të gjithë shoqet dhe shokët e saj në shkollë.
?Kisha shumë ankth e si mund të mos kisha? Isha një fëmijë që rritesha me vetëdijen që disa njerëz nuk më donin këtu, disa njerëz nuk mendonin se më takonte të isha këtu, por kjo është shtëpia e vetme që kam njohur ndonjëherë. Unë gjithmonë jam ndjerë se ky është vendi që më takon.?
Daiana u përball edhe me një sfidë tjetër që nuk e kishte parashikuar. Ajo nuk ka shtetësinë shqiptare, apo greke, kështuqë ajo është edhe një nga 200 mijë vetët në Shtetet e Bashkuara që janë pa asnjë shtetësi.
?Kurrë nuk kam vizituar vendin tim, Shqipërinë. Përveç kësaj as prindërit e mi nuk kanë mundur të shkojnë. Ndjej një dëshirë të madhe për të shkuar?, thotë ajo.
Në vitin 2012 Presidenti i atëhershëm demokrat, Barack Obama nxorri urdhrin ekzekutiv për mbrojtjen e të rinjve si Daiana, e cila aplikoi për këtë status.
?Më në fund fillova të ndjehesha si një adoleshente normale, sepse isha 15-16 vjeç në atë kohë dhe fillova të ndihesha si bashkëmoshatarët e mi. Ndjeva se mund të bëja të njëjtat gjëra dhe ndjesia që pata ishte se nuk kisha nevojë më të jetoja në këtë frikë, se mund të vazhdoja jetën time normalisht?, thotë ajo./ VOA
Zëdhënësi i Policisë së Shtetit Genti Mullai, ka përcjellë n...
Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka folur rreth ...
Për vrasjen e efektivit të Lezhës, Saimir Hoxha, pati reagim...
Akademiku dhe profesori i Universitetit të Tiranës, Artan Fu...
Ditën e nesërme do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike...
Profesori i Kriminologjisë në Fakultetin e Drejtësisë, Ervin...
Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me lideren e opo...
Ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Arben Hajdarmat...
Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka lëshuar akluza...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar homazhe në nder të oficer...
Kanë filluar homazhet në nder të oficerit të policisë, nënko...
Kryetari i PD-së, Lulëzim Basha pas kryerjes së homazheve, n...
Nënkomisari i Lezhës, Saimir Hoxha, i cili një ditë më parë ...
Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë në homazhet në nder të ...
Bashkia e Durrësit ka mbyllur tenderin “fasadë” për t’i dhën...
Është ndarë nga jeta një prej gjyqtarëve më të njohur të Shq...
Për të pestin vit radhazi, nis maratona dy ditore e Festival...
Një ditë më parë, SPAK-u, ka zbarkuar në Dibër në kuadër të ...
Nicola Gratteri, prokurori anti-Ndrageta i Katanxaros është ...
Ende nuk ka një informacion të saktë zyrtarë në lidhjen me n...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...