web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përjashtimi i Sali Berishës/ Si po tallet Lulzim Basha me amerikanët?

11 Shtator 2021, 16:26, Politikë CNA

Lulzim Basha po përpiqet të bëjë një lojë të pisët me ambasadën e SHBA-ve në Tiranë. Një lojë që fillon me përjashtimin gjoja të Sali Berishës, nga grupi parlamentar dhe tek përfundimi se ai e kishte zbatuar urdhrin e amerikanëve dhe tashmë gjithçka ishte zgjidhur, por e vërteta duket të jetë krejt ndryshe.

Lulzim Basha nuk ka bërë atë që kanë kërkuar amerikanët, megjithëse se Ambasada e SHBA e përshëndeti aktin e tij. Një akt që nuk ka asnjë peshë ligjore e staturore, pse i njihet si akti i lartë, kur s’ka asnjë vlerë dhe shkel çdo parim normal dhe demokratik të partisë.

Le të shohim faktet.

Sapo Lulzim Basha dha vendimin pati një reagim, një reagim mjaft të ashpër nga strukturat drejtuese të Partisë Demokratike, edhe nga vetë Sali Berisha, i cili e quajti

vendimin nul.

Në fakt vendimi personal është një vendim nul, pasi në asnjë nen të statutit, asgjëkundi nuk shkruhet se kryetari mund të përjashtojë një anëtar nga grupi parlamentar. Kryetari mund të shkarkojë vetëm ata që emëron ai, jo ata që zgjidhen. Ka kompetencë zëdhënësin dhe sekretarin e mardhënieve me jashtë.

Vendimi i përjashtimit është thjesht një gënjeshtër, është një fjali e kotë, e pavlerë. Basha duhet të mblidhte strukturat të bënte proces votimi dhe në rast se nuk e shkarkonte dot, dilte i ndershëm i pastër me amerikanët duke u dorëhequr.

Por Luli ka zgjedhur të mbrojë karrigen më një levizjë pa asnjë vlerë. Basha të tilla përjashtime ka bërë me dhjetra, por ky i Berishës bën më shumë zhurmë pasi doktori reagoi kur i erdhi e keqja në derë.

Sali Berisha ndoshta duhet të ikte vetë, sapo u shpall vendimi, por ai zgjodhi të qëndronte duke menduar dhe mbrojtjen nga Lulzim Basha, ai nuk iku ndërsa ky i fundit po zhvillon tashmë një lojë mashtruese mjaft të pistë me SHBA-në dhe ka vulosur tradhëtinë ndaj Berishës.

Shkarkimi i Berishës jo vetëm sepse nuk është statutor, por edhe faktin se deputetët deklarohen vetë në parlament në cilin grup parlamentar bëjnë pjesë.

 

Pra do të mjaftonte deklarimi i Sali Berishës ditën e hënë në orën 17:00, ku do të zhvillohet dhe seanca e tretë parlamentare për t’u deklaruar si deputet i PD.

Deklarimin e Berishës, Alfred Rushaj duhet ta përcjellë tek sekretari i përgjithshëm i Kuvendit dhe këtu mbyllet gjithçka. Ajo që mund të ndodhë është që Rushaj të marrë leje tek Doktori e ta pyesë si do deklarohet.

Ky është njëri aspekt. Por ka dhe disa fakte të tjera. Sot në mbledhjen me kryetarët e degëve që ka zhvilluar Lulzim Basha nga 71 degë ka patur vetëm 20 kryetarë të pranishëm.

Duke parë presionin që vinte nga baza dhe deklarimet e Berishës se do të shkonte qytet më qytet për të ngritur demokratët kundër vendimit të marrë personalisht nga Lulzim Basha, si një akt marrëveshje me Edi Ramën në kurriz të tij, sot Luli ka bërë një artikulim tjetër.

?Unë jam i gatshëm ta pres Berishën kur të dojë ai, unë e takoj. Edhe në një të natës?. Pra Lulzim Basha nuk e ka përjashtuar Sali Berishën, është i gatshëm të takohet dhe të bashkëpunojë akoma me Sali Berishën. Ndërkohë që ambasada amerikane kish thënë që PD duhet të ndahet nga e shkuara dhe Lulzim Basha të tregojë lidership se po ndahet nga e shkuara.

Në fakt Luli sot 24 orë më pas, tha unë e takoj Sali Berishën . Për më tepër theksoi edhe se ?nuk kishte asgjë me të dhe se Berisha mund të shkonte në PD kur të donte. Ajo ishte seli e tij dhe ai ishte anëtari i Këshillit Kombëtar të PD?.

Le të shkojmë më tej.

Çfarë do të thotë përjashtim nga grupi parlamentar? Nuk do te jetë Sali Berisha deputet i PD. Po a tha Sali Berisha dje publikisht se mund të shkonte kur të donte në mbledhjen e grupit të PD dhe as nuk e pyeste fare Lulzim Bashën.

Pra cila është pesha e Lulzim Bashës? Çfarë bëri Lulzim Basha me amerikanët? Mos vallë u tall me amerikanët? Mos vallë Lulzim Basha bëri një lojë mashtruese ndaj SHBA-ve dhe ambasadës në Tiranë?

Tha një fjali në një konferencë për mediat thjesht dhe vetëm për të shpëtuar lëkurën e tij dhe të nxitur një çarje brenda PD pa pasur asnjë rregull statutor, nga ana tjetër pas 24 orësh duke deklaruar se është i gatshëm të takojë Berishën dhe se ai është edhe anëtar i Këshillit Kombëtar.

A nuk duhet ta mbledhë Kuvendin Lulzim Basha për ta përjashtuar Sali Berishën nga Këshilli Kombëtar? A nuk duhet ta mbledhë Kuvendin Lulzim Basha për të ndryshuar statutin për përjashtimin e Sali Berishës?

Në të paktën dy pika.

Së pari që Sali Berisha është ende anëtar i Këshillit Kombëtar, sipas Nenit 44, Pika 2 gërma d, si ish kryetar, ish kryeministër dhe ish president dhe së dyti për të vënë nenin në statut se kryetari ka të drejtë të përjashtojë një anëtar të grupit parlamentar, sepse në rregulloren e parlamentit nuk mund ta ndryshojë atë pikë, pra të deklarimit të deputetit se cilit grup parlamentar i përket.

Pra gjithçka keni dëgjuar këto nga Lulzim Basha është thjesht një lojë mashturese e tij kundër amerikanëve për të shpëtuar nga halli Berisha.

Ai ndoshta po përplaset me Sali Berishën, se artikuloi fjalinë që Berisha është i përjashtuar dhe ky i fun

dit po ruan dinjitetin duke e sulmuar ashpër për Bashën, deri tek kërcënimi që duhet të dorëzojë karrigen e kryetarit. Por me amerikanët ska mbaruar punë.

Duke i gënjyer këta të fundit, si gjithmonë me një lojë mashtruese këtë herë në mënyrë skandaloze dhe të papërgjegjshme totalisht.

Përtej asaj që thotë se ne do të shikojmë e dëgjojmë partnerët tanë strategjik, nga ana tjetër Luli po luan po tallet me partnerët strategjik, po tallet me SHBA-të, pasi Sali Berisha është aty, është anëtar i Këshillit Kombëtar. Sali Berisha është aty dhe Lulzim Basha kërkon ta takojë kur të dojë Sali Berisha, siç ka deklaruar sot në mbledhjen me kryetarët e degëve. Pra përtej faktit që ka bërë një akt, pra përjashtimin e e pa vlerë të  Berishës, i vetmuar si një çështje personale në një vendim që është nul, nga ana tjetër sot flet dhe për takime. Po qëndrimi pro amerikan ku është?

Çfarë është kjo që bën Luli Basha? Mos vallë është thjesht dhe vetëm një lëvizje që kërkon kohë dhe Luli të shpëtojë nga ajo që i është kërkuar dhe ndëshkimit që mund të marrë prej ambasadës?

Apo prej diplomacisë së SHBA që ka të bëjë personalisht me atë me shpalljen e tij ?non grata? dhe deri tek bllokimi i tij për të mos udhëtuar drejt SHBA-ve, fakt që ka katër vite që vazhdon.

Kjo për faktin se duke e goditur

Berishën në mënyrë të vetme pas shpine, me pabesi, duke tradhtuar militantët, pra duke mos pyetur strukturat për vendimin që do merrte, përçau PD dhe e ka çuar atë në ditën më të zezë të historisë.

Nga ana tjetër në mënyrë të pabesueshme po kërkon të luajë politikë me ambasadën e SHBA-ve në Tiranë duke bërë lëvizje mashturese, gënjeshtare se gjoja Berisha kish ikur dhe tashmë ky e kishte ekzekutuar.

Berisha nuk ka ikur, Ber

isha ka shkuar në parlament. Berisha është deputet dhe ka bërë betimin dje. Sot Luli ka thënë se është i gatshëmn dhe ta takojë, ai mund të shkonte kur të donte se ishte dhe anëtar i Këshillit Kombëtar.

Sali Berisha është anëtar i Këshillit të PD, është pjesë e PD dhe doli dhe deputet. Pra Lulzim Basha thjesht dhe vetëm ka bërë një lojë të çmendur kundër Sali Berishës, kundër militantëve të PD dhe më të rrezikshme akoma, kundër SHBA-ve dhe ambasadës së saj në Tiranë./Elvi FUNDO – CNA.al





Lajmet e fundit nga