Edhe sa të tjera si Sabrina?/ Fieri, një vrasje e paralajmëruar
Vrasja e Sabrina Bengajt ishte e paralajmëruar duke nxjerr n...
Bashkia e Durrësit dhe Qeveria Rama shpërblejnë me 10 milion euro kompaninë e Klodian Zotos për të bërë të mundur depozitimin e mbetjeve në landfillin e Sharrës. Procedurat e tenderit rezultuan tërësisht fiktive ndërkohë që pushteti vendor ka nxituar t?i kalojë këto para kompanisë
Bashkia e Durrësit ka vendosur të paguajë në mënyrë të menjëhershme plot 10 milionë euro për depozitimin e plehrave në landfillin e Sharrës, duke dëshmuar një nxitim të tepruar për të mbushur financat e kompanisë koncensionare me administrator të parë Klodian Zoton.
Në 10 shtator 2021, administrata lokale ka shpallur tenderin ?me negocim, pa shpallje paraprake?, për depozitimin e mbetjeve urbane, me fond limit rreth 11.5 miliardë lekë të vjetra pa TVSH.
Procedura është tërësisht fiktive, pasi Këshilli Bashkiak i Durrësit ka vendosur më herët që kontrata për depozitimin e plehrave të qytetit do të nënshkruhet me kompaninë ?Integrated Energy BV?, e cila zotëron me koncension 30-vjeçar landfillin e Sharrës, në Tiranë.
Bashkia e Durrësit miratoi një plan emergjence me mbështetjen e qeverisë ?Rama? për të paguar për 10 vitet e ardhshme rreth 50 milionë euro për koncensionarin e administruar fillimisht nga Zoto.
Sipas planit, Durrësi do të paguante çdo vit rreth 5 milionë euro për depozitimin e plehrave në Sharrë, shumë që do të ndahet mes të ardhurave të bashkisë dhe ndihmës qeveritare.
Këshilli i Ministrave, në një vendim të korrikut 2021, parashikoi që shuma e fondit do të jetë e negociueshme çdo vit mes qeverisë dhe bashkisë.
Por, Bashkia e Durrësit ka vendosur që të paguajë inceneratorin e Sharrës me 10 milionë euro vetëm për vitin 2021, duke ngritur pikëpyetje për nxitim në pagesat ndaj kompanisë private.
Ky nxitim bëhet akoma më i dukshëm, nga fakti se Bashkia e Durrësit, brenda më pak se një muaji ka shumëfishuar pagesat që parashikon për t?i kryer landfillit të Sharrës.
Në fillim të gushtit 2021, administrata e drejtuar nga Emirjona Sako, shpalli tenderin për depozitimin e mbetjeve urbane në Tiranë me fond limit 2.87 miliardë lekë të vjetra pa TVSH, ose rreth 2.5 milionë euro.
Por, pa kaluar as një muaj, Bashkia e Durrësit vendos të katërfishojë menjëherë pagesën që do të realizohet për landfillin e Sharrës brenda vitit 2021.-raporton Syri Tv.
Administrata lokale e qytetit bregdetar u gjend në kushtet e emergjencës mjedisore për shkak se qeveria mbylli në fillim të vitit 2020 landfillin e Porto Romanos, pa caktuar një zonë tjetër për grumbullimin e mbetjeve urbane të Durrësit dhe bashkive të tjera përreth.
Qeveria, siç u tha, negocioi me kompaninë ?Integrated Energy BV?, e cila pranoi depozitimin e mbetjeve të Durrësit pa pagesë për një periudhë një-vjeçare, e cila përfundoi në Qershor 2021.
Pasi qyteti u mbush nga plehrat, qeveria ?Rama? e detyroi bashkinë e Durrësit që të nënshkruante një kontratë shërbimi me koncensionarin e Sharrës për një shumë gjigante prej 50.4 euro për ton për 10 vitet e ardhshme.
Bashkia e Durrësit, e gjendur në kushtet e emergjencës financiare për shkak të tërmetit të 26 Nëntorit 2019 dhe mbylljes nga pandemia, kërkoi ndihmë nga qeveria.
Kjo e fundit, në Korrik të këtij viti, miratoi fondin e ndihmës, me kushtin që ai do të rishihet çdo fillim viti.
Pra, sipas këtij plani, Bashkia e Durrësit është e detyruar që, në hartimin e çdo buxheti vjetor, të përcaktojë fondin e nevojshëm që i duhet të marrë nga qeveria.
Por, administrata vendore ka parashikuar në tenderin e ri një fond në shumën 10 milionë euro, i cili është i barabartë me pagesën e landfillit të Sharrës për dy vite.
Është i paqartë ky nxitim i Bashkisë së Durrësit.
Dhe, në mungesë të transparencës për dokumentacionin e tenderit 10 milionë euro, nuk përjashton dyshimet se fondi 10 milionë euro mund të jetë edhe një formë pagese për atë që u konsiderua si ?shërbim falas? nga koncensionari i Sharrës.
Vrasja e Sabrina Bengajt ishte e paralajmëruar duke nxjerr n...
Ambasada e SHBA në Shqipëri ka përkujtuar sulmin terrorist t...
Dy personazhe të njohura Altin Goxhaj dhe Alfred Çako kanë o...
Anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, Leonard Ol...
Gjykata e Lartë ka bërë publike gjashtë kandidatët për Këshi...
Ardian Dajti nuk do të jetë më drejtor i në Spitalin Rajonal...
Fiqirete dhe Fadil Mlloja nga fshati Boric i Madh, në Shkodë...
Kreu i Komisionit Hetimor për Çështjen CEZ, Taulant Balla, i...
Ditën e sotme u mbajt seanca e parë parlamentare në Kuvend, ...
Për të gjithë ne që jemi të përfshirë në një konflikt politi...
Këshilli i BE-së ka përditësuar listën e vendeve të cilët i ...
Avokati i njohur Spartak Ngjela ka dalë me një reagim në rrj...
Policia Rrugore ka shtuar kontrollet me dronë, kamera e apar...
Pastori Akil Pano ka folur rreth akuzave që janë bërë ndaj t...
Çmimet po njohin vetëm rritje. Së fundi është rritur dhe çmi...
Këtë vit, auditorët e universiteteve në Shqipëri do të kenë ...
Ish-Ministri i Financave nën logon e PS, Arben Malaj ka rea...
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi 12 kërkesa a...
Ambasada Gjermane në Tiranë ka bërë një njoftim të rëndësish...
Aktori e regjistori Edmond Budina ka kërkuar që aksionet opo...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...