web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Arben Malaj i përvishet Baton Haxhiut/ “Analist që shërben si “Pica Taxi”

9 Shtator 2021, 11:55, Aktualitet CNA

Ish-Ministri i Financave nën logon e PS,  Arben Malaj ka reaguar me tone të ashpra ndaj një opinioni të gazetarit Baton Haxhiut.

Transformimi që është bërë në ekonomi, shëndetësi, arsim, turizëm dhe polici, Ramës i ka siguruar vendin në historinë e ndryshimtarëve të mëdhenj të Shqipërisë.

Dhe, lëre më po të flasim për rilindjen urbane. Ajo s?është veçse shije, por parakusht për zhvillim. Kur flitet për ndryshimin që ka bërë, duhet thënë se moti e ka kuptuar se nuk ka progres në shëmti.

Andaj, duhet pranuar se brusha e artistit Kryeministër dhe qeverisja nga Kryeministri artist, i dha shpirtin Shqipërisë, që vuante nga ngjyra gri“, shkruante Baton Haxhiu në opinionin e tij, Vallëzimi i ?fundit? i Edi Ramës.

?Ky është një shërbim që turpëron dhe jo lartëson Ramën. Baton.

Ai e vrau demokracinë në Parti, vuri në kontroll të gjithë pushtetin që edhe ju e pranoni dhe i përligjni.

Rama kriminalizoj qeverisjen, bashkitë parlamentin, drejtuesit në institucione të rëndësishme të shtetit shqiptar dhe pastaj kërkon të shfaqet si luftëtari më i madh i dekrimnalizmit të parlamentit?, shkruan Malaj në rrjete sociale.

E pabesueshme Baton Haxhiu një ?dashnor i zjarrtë i lirisë dhe demokracisë? sipas vetë deklarimeve pompoze, paska mbërritur në statusin e analistëve që shërbejnë si ?Pica Taxi ?.

Ky është një shkrim që tregon varfërinë e analizave dhe të konkluzioneve.

Ky është një shërbim që turpëron dhe jo lartëson Ramën. Baton.

Ai e vrau demokracinë në Parti, vuri në kontroll të gjithë pushtetin që edhe ju e pranoni dhe i përligjni.

Rama kriminalizoj qeverisjen, bashkitë parlamentin, drejtuesit në institucione të rëndësishme të shtetit shqiptar dhe pastaj kërkon të shfaqet si luftëtari më i madh i dekrimnalizmit të parlamentit.

Ai ndërtoj modelin ekonimik me oligarkët dhe për oligarkët dhe sërish ju e admironi.

Baton, nuk ka asnjë indeks ndërkombëtar që të ketë bërë një vlerësim pozitiv për qevrisjen Rama, vetem përkeqësim, në liritë dhe të drejtat universale për lirinë e mendimit dhe të fjalës së lirë, përkeqësim të lirive politike dhe ekonomike, përkeqësim që pasuron oligarket dhe varfëron te varfërit.

I dashur Baton, dyshoj se ose keni një hall shumë të mall që katandiseni në këtë stad, ose larg qoftë mund të keni filluar të keni probleme të renda në moralin.

Keni dëmtim dhe reduktim të qelizave qe promovojnë dhe mbrojnë demokracinë dhe jeni prekur rëndë nga qelizat vrastare që vrasin liritë, demokracitë, shpresën dhe të ardhmen e shqiptarëve, përveç pak politikanëve oligarkë dhe oligarkëve politikanë, ndonjë prej të cilëve flitet se i shërbeni edhe ju.

Por, konsulenca kur paguhen taksat nuk përbën evazion fiskal, ndërsa favorizimi i tyre për mashtrime me mallrat e akcizës patjetër që është veprimtari kriminale e favorizuar nga qeveritarët e babëzitur që ndoshta dëgjojnë dhe këshillat taksa-vjedhëse të këshilltarëve me dy statuse një për oligarkët dhe një për politikanet e oligarkëve

Baton, më duhet në mënyrë dashamirëse t?ju këshilloj të bëni kujdes, sepse vjedhja e akcizës nuk është thjeshtë evazion fiscal, por veprimtari e organizuar kriminale.

Janë te paqarta arsyet e dashurisë tuaj për udhëheqës anti demokratët- autotarianët e deri në neo diktotarial siç ishte dështimi i sponsorizuar i Soros për Sakashvilin e Gjeorgjisë që e nisi si reformator dhe që mbeti disa vite edhe pa shtetësi.

Ishte George Soros që kërkoj ndjesë publike për atë investim të gabuar.

I dashur Baton, ish zonja e parë e SHBA Eleonora Ruzvelt qartëson, se askush nuk mund të ndjehet i nënvleftesuar pa dëshirën e tij.

Problemi juaj është përse vetë nënvletësoheni në shërbimet tuaj pica taxi, ndaj udhëheqësve që me pushetin e tyre politik bëjnë biznes me oligarkët që i paguajnë jo keq edhe këshilltarët e tyre sekserë që të blejnë disa përfitime të përjetshme për oligarkët të cilëve ju sherbejnë dhe ata i mirëpaguajnë./CNA.al





Lajmet e fundit nga