Klima e biznesit në Shqipëri/ Dhoma Amerikane e Tregtisë jep alarmin
Dhoma Amerikane Tregtare, në bazë të raportit të Indeksit të...
Importet e frutave dhe arrave të ngrënshme (ku një pjesë të rëndësishme e zënë bananet) nga vendet e Amerikës Latine kanë shënuar një rritje të ndjeshme gjatë viteve të fundit.
Kjo tendencë është përforcuar dhe në 7 muajt e parë të këtij viti.
Të dhënat e INSTAT bëjnë të ditur se Ekuadori është bërë për herë të parë partneri kryesor tregtar i Shqipërisë për kapitullin e ?frutat dhe arrat e ngrënshme? në 7 mujorin e parë të 2021, duke ia kaluar Greqisë, që tradicionalisht ishte shteti nga ku ne importonim më shumë këto produkte.
Në krahasim me vitin 2015, importet e këtij kapitulli nga Ekuadori janë dyfishuar, duke arritur në 1.6 miliardë lekë për janar-korrik 2021, ose 38% të totalit (në 2015-n, kjo peshë ishte 23%). Të dhënat e tjera nga Comtrade, që i referohen vitit 2020 tregojnë se pjesa më e madhe e kapitullit të ?Fruta e arra të lëngshme? përbëhet nga bananet.
Frutat dhe arrat e ngrënshme përbënin 84% të importeve nga Ekuadori. Produkti i dytë janë ?Peshku dhe kafshët guackore të nënujshme?, me 13% të totalit.
Kolumbia është një tjetër shtet, nga i cili janë rritur ndjeshëm importet në vitet e fundit, që nga 2016. Në krahasim me vitin 2015, importet në total nga ky shtet i Amerikës Latine janë rritur me 38 herë, duke arritur në 1.7 miliardë lekë për 7 mujorin 2021, sipas statistikave të publikuara nga INSTAT.
Ndryshe nga Ekuadori, ku tregtia është përqendruar te bananet e frutat, me Kolumbinë produktet kanë ndryshuar më shpesh. Fillimisht ishin bananet që gjetën rrugën drejt tregut vendas, me importet e tyre që u pesëfishuan nga 2015-a në 2017-n. Nga 2018-a, (që përkon me kapjen e ngarkesës më të madhe me drogë deri tani prej 613 kg në shkurt të atij viti në Portin e Durrësit), tregtia u zhvendos drejt lëndëve djegëse minerale e vajrave (në Maltë u kapën disa herë palete ku brenda ishte fshehur drogë me destinacion nga Kolumbia drejt Shqipërisë).
Pas një rënieje të fortë në 2020-n, produktet që vijnë nga Kolumbia kanë shënuar një rritje të ndjeshme sërish në 7 mujorin e këtij viti, duke u trefishuar në raport me vitin e mëparshëm. Sërish dominojnë lëndët djegëse, ndërsa një element i ri që po importohet këto muaj janë produktet kimike./ Monitor
Dhoma Amerikane Tregtare, në bazë të raportit të Indeksit të...
Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka reaguar për klimën e bizn...
Nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku ka dhënë alarmin se po zhdu...
Amnistia që ka propozuar qeveria shqiptare ka në fokus edhe ...
Ministria e Bujqësisë ka dorëzuar një kërkesë në Ministrinë ...
Pandemia Covid-19 i rriti kostot spitalore për ditë qëndrimi...
Prej 2 javësh disa furra në vend kanë rritur çmimin e bukës ...
Çmimet e apartamenteve në Tiranë po shtrenjtohen vazhdimisht...
Sektori bankar ka vijuar rritjen dhe përmirësimin e parametr...
Në tremujorin e dytë 2021 janë miratuar gjithsej 347 leje nd...
Konsumi i pijeve energjike, kafesë dhe pijeve alkoolike ësht...
Nga 1 shtatori ka nisur zbatimi i fazës së tretë dhe të fund...
Në Shqipëri, rikthimi i vdekjeve dhe infektimeve me Covid-19...
Ndonëse të ardhurat nga sigurimet shoqërore në 6-mujorin e p...
Tingëllon pak paradoksale, por pesha e pesha e industrisë ag...
Nga Deada HykaYllit dhe Armelës, dy të rinj të fejuar të cil...
Në amullinë e një bujqësie pa orientim të qartë, pa organizi...
Teksa bota po shkon drejt dixhitalizimit dhe shumica e shërb...
Punësimi në sektorin privat nuk po rikuperohet edhe me lehtë...
Sektori i ndërtimit, pragu i xhiros, kafenetë, restorantet, ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...