Bujqësia kërkon 4 -fishimin e fondeve për subvencionin e fermerëve më 2022
Ministria e Bujqësisë ka dorëzuar një kërkesë në Ministrinë ...
Amnistia që ka propozuar qeveria shqiptare ka në fokus edhe legalizimin vlerave monetare të emigrantëve, të krijuar kryesisht nga puna në të zezë. A.N. që ka një biznes të mesëm në sektorin e ndërtimit në afërsi të Frankfurtit, tha se e ka të pamundur të legalizojë të ardhurat që ka krijuar nga evazioni fiskal në Gjermani, edhe pse qeveria shqiptare mund ta mundësojë amnistinë.
Ai pohon se ka krijuar një sasi parash cash, duke bërë evazion fiskal, të cilat nuk i ka deklaruar në bankë. Paratë janë krijuar duke paguar taksat e punës në shtet për 10 punëtorët e tij për orë më të shkurtra pune nga sa punohet në të vërtetë. Punonjësit e tij punojnë gati 10 orë në ditë por A.N. paguan sigurimet dhe tatimet mbi pagën për 6 orë punë në ditë.
Çfarëdolloj ligji të miratojë qeveria shqiptare, A.N. thotë se nuk prevalojnë në Gjermani dhe ky evazion nuk mund të transferohet nëpërmjet sistemit bankar dhe asnjë kanali tjetër zyrtar. Ai tha se edhe në rast të një transferimi cash, e ka të pamundur të hapë një llogari me emrin e tij në Shqipëri.
Dënimet për evazion fiskal janë shumë të rënda në Gjermani dhe se është një sistem vigjilent verifikimi për llogaritë e bizneseve gjermane jashtë vendit. Sistemet tatimore gjermane janë të afta të gjurmojnë llogaritë e tatimpaguesve në banka të tjera përveç Gjermanisë. Prej më shumë se 10 vitesh, aktivitet biznesi në Gjermani, A.N. ka arritur në konkluzionin se nuk ia vlen të bësh evazion fiskal. Në Gjermani është e pamundur që të rifusësh në sistem paratë e akumuluara me evazion. Madje, shumë shpejt ato nuk mund të përdoren as për gjëra të vogla konsumi, pasi Gjermania po shkon drejt reduktimit total të blerjeve në cash.
Juristi Adriatik Llapaj pohoi se procesi amnistisë fiskale nuk mund t?iu shërbejë emigranteve. Ai tha se emigrantët nuk mund të deklarojnë të ardhurat që i kanë siguruar në të zezë në bankat e vendeve ku janë. Kjo veprimtari konsiderohet vepër penale me ligjet në fuqi të shteteve përkatëse. Sisteme të ngjashme kanë edhe vende të tjera të zhvilluara, ku jetojnë emigrantët shqiptarë. Paratë dhe kursimet që janë grumbulluar nga evazioni fiskal dhe puna në të zezë nuk mund të transferohen në rrugë të ligjshme në Shqipëri, për shkak se amnistia fiskale nuk është e vlefshme në juridiksionet ku jetojnë dhe punojnë emigrantët shqiptarë.
Qeveritë shqiptare që nga viti 1999 kanë tentuar në vazhdimësi të aplikojnë amnisti fiskale gjithëpërfshirëse, por nismat nuk janë mundësuar pasi maxhorancat parlamentare të mëparshme nuk kanë pasur 84 votat e nevojshme për të miratuar ligjin për amnistinë e madhe fiskale, që përfshin legalizimin e kapitaleve të fshehura dhe pastrimin e borxheve tatimore.
Përpjekja më e madhe e këtij lloji është bërë nga qeveria ?Berisha?, në vitin 2011. Qeveria demokratike e drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, hartoi një ligj ?Për legalizimin e kapitalit dhe faljen e një pjese të borxhit tatimor dhe doganor?, që synim kishte faljen apo fshirjen nga regjistrat e kontabilitetit tatimor të detyrimeve dhe gjobave të papaguara deri më datën 31.12.2010.
Amnistia u falte pjesërisht tatimpaguesve borxhet tatimore dhe doganore të tilla si:
? detyrimet tatimore të personave fizikë, të regjistruara si subjekt i taksës vendore të biznesit të vogël, të mbetura të papaguara e që i përkasin periudhës tatimore deri më 31 dhjetor 2010;
? detyrimet tatimore të papaguara të individëve për periudhën tatimore deri më 31 dhjetor 2010.
? detyrimet tatimore të papaguara të tatimpaguesve, persona juridikë apo persona fizikë, të regjistruar si subjekt i TVSH-së, që janë të evidentuar në regjistrat e administratave tatimore deri në datën 31 dhjetor 2008.
? të gjitha detyrimet e prapambetura të pronarëve të mjeteve për taksën e regjistrimit të përvitshëm të mjeteve dhe taksën vjetore të qarkullimit rrugor për periudhën deri më 31 dhjetor 2010.
? iu falen detyrimet për këto taksa, për të gjitha mjetet e dala jashtë qarkullimit, por të paçregjistruara deri në datën 31 dhjetor 2010.
Sipas ligjit të vitit 2011, do të faleshin detyrimet e papaguara të tatimpaguesve subjekt i TVSH-së, nga 1 janar 2009 deri më 31 dhjetor 2009, nëse tatimpaguesi, paguan 30 për qind të principalit të tatimit. Ndërsa për ata tatimpagues të regjistruar si subjekt i TVSH-së, që janë të evidentuar në regjistrat e administratave tatimore në periudhën 1 janar 2010 deri më 31 dhjetor 2010, falen nëse tatimpaguesi paguan 50 për qind të principalit të tatimit. Po ashtu, ka pasur edhe një sërë faljesh të tjera, si për detyrimet shoqërore apo për efektivitetin e kasave fiskale.
Më vonë, në një raport të KLSH-së për ?amnistinë e gjobave?, në maj të vitit 2018, thuhet se për atë vendim nuk ka ende asnjë shifër konkrete se sa ka përfituar buxheti. ?Nuk mohohet ndikimi që ka dhënë në rritjen e të ardhurave të buxhetit, sidomos të viteve 2012-2013, kur edhe kjo amnisti është zbatuar. Thuhet se janë përfituar me miliarda lekë nga kjo amnisti, sidomos për legalizimin e kapitalit në drejtim të rivlerësimit të tokave dhe banesave, por nuk pati asnjë bilanc konkret për përfitimet?.
Në fillim të vitit 2016, ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ndërmori një nismë për amnisti të pjesshme fiskale, e cila nuk u finalizua tërësisht.
Drafti paraprak i faljes fiskale, i propozuar në korrik 2016, parashikonte faljen e plotë të detyrimeve deri në vitin 2011 dhe pas këtij viti do të falej 30% e detyrimit dhe gjobat e kamatë-vonesat për ata që paguanin pjesën tjetër prej 70% të detyrimeve.
Në shtator 2016, drafti i faljes u la pezull, pas kundërshtimeve të FMN-së, e cila kërkoi me forcë që të fshiheshin vetëm ato detyrime që ishin të pamundura për t?u mbledhur dhe të bëhej maksimumi për të arkëtuar detyrimet e mbledhshme. Edhe ministri i Financave, Ahmetaj, u tërhoq dhe tha se nuk ka falje të detyrimeve, por ?nga viti 2010 deri në vitin 2014 do të ketë lehtësi për ata që paguajnë detyrimin e plotë. Ata që paguajnë detyrimet do të kenë lehtësi në interesa dhe në gjoba, ndërsa atyre që nuk i paguajnë, do t?u mblidhet detyrimi me forcë me anë të gjithë instrumenteve?.
Përkrahësit e ligjit të amnistisë së kapitalit i referohen përvojës pozitive të vendeve të tjera, që arritën të zvogëlojnë sektorin informal dhe të sjellin para shtesë në arkën publike. Sidoqoftë, nuk ka asnjë provë të qartë për përfitimet e amnistive të kapitalit, pasi në të gjithë botën rezultatet janë mjaft të përziera. Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në një studim të posaçëm, paralajmëroi se, në planin afatgjatë, amnisti të tilla mund të minojnë pagesën e taksave në periudha afatgjata. Shpesh këto kosto tejkalojnë përfitimet afatshkurtra, si në rastet e
Argjentinës, Turqisë, Filipinet dhe Kazakistanin. Hulumtimet tregojnë se amnistitë e kapitalit mund të jenë të dobishme në kontekstin e një funksionimi të mirëfunksionimit, pastrimit të parave, integritetit dhe antikorrupsionit, dhe me kushtin që iniciativat të jenë pjesë e strategjive më të gjera të pajtueshmërisë dhe zbatimit vullnetar. Vetëm një amnisti mund të mos jetë e mjaftueshme për të detyruar tatimpaguesit shkelës të ligjit të deklarojnë të ardhura të raportuara. Vendet në zhvillim zakonisht kanë sisteme të dobëta tatimore dhe monitorimi, çka i bën të brishta përfitimet nga amnistia./Monitor
Ministria e Bujqësisë ka dorëzuar një kërkesë në Ministrinë ...
Pandemia Covid-19 i rriti kostot spitalore për ditë qëndrimi...
Prej 2 javësh disa furra në vend kanë rritur çmimin e bukës ...
Çmimet e apartamenteve në Tiranë po shtrenjtohen vazhdimisht...
Sektori bankar ka vijuar rritjen dhe përmirësimin e parametr...
Në tremujorin e dytë 2021 janë miratuar gjithsej 347 leje nd...
Konsumi i pijeve energjike, kafesë dhe pijeve alkoolike ësht...
Nga 1 shtatori ka nisur zbatimi i fazës së tretë dhe të fund...
Në Shqipëri, rikthimi i vdekjeve dhe infektimeve me Covid-19...
Ndonëse të ardhurat nga sigurimet shoqërore në 6-mujorin e p...
Tingëllon pak paradoksale, por pesha e pesha e industrisë ag...
Nga Deada HykaYllit dhe Armelës, dy të rinj të fejuar të cil...
Në amullinë e një bujqësie pa orientim të qartë, pa organizi...
Teksa bota po shkon drejt dixhitalizimit dhe shumica e shërb...
Punësimi në sektorin privat nuk po rikuperohet edhe me lehtë...
Sektori i ndërtimit, pragu i xhiros, kafenetë, restorantet, ...
Pandemia e ka rimodeluar stilin e jetesës edhe në Shqipëri a...
Nga Nertila MahoPushimet është koha më e shumëpritur e vitit...
Shqipëria u rendit në mesin e vendeve e normën të lartë të p...
Nëse do të blesh sot një apartament, në çfarëdo zone të Tira...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...