Treguesit e përkeqësuar të pandemisë Covid kthejnë presionin mbi ekonominë
Në Shqipëri, rikthimi i vdekjeve dhe infektimeve me Covid-19...
Nga 1 shtatori ka nisur zbatimi i fazës së tretë dhe të fundit të procesit të fiskalizimit.
Në fazën III do të përfshihen bizneset që kryejnë transaksione me para në dorë me konsumatorin, ndërsa në fazën e dytë që nisi në 1 korrik u përfshinë subjektet që kryenin transaksione pa para në dorë.
Në total janë 120,000 tatimpagues që kanë detyrimin të fiskalizohen, sipas të dhënave zyrtare të tatimete, nga të cilët 34 mijë duhet të kishin filluar që në fazën e dytë dhe 86 mijë në fazën e tretë.
Por, teksa afati i fazës së tretë ka mbërritur, vetëm 45% e subjekteve janë pajisur me certifikatën elektronike nga AKSHI. Sipas të dhënave të DPT deri tani janë pajisur 53, 492 subjekte me certifikatë elektronike, që është hapi i parë për të zbatuar procesin. Para nisjes të fiskalizimit të gjitha bizneset duhet të pajisen me certifikatën elektronike të cilën e lëshon AKSHI me një kosto vjetore prej 4,000 lekësh dhe të jenë të regjistruara në portalin SelfCare. Kjo certifikatë u nevojitet tatimpaguesve për të kryer të gjitha llojet e shërbimeve që ofron e-Albania.
Tatimet kanë njoftuar se deri tani janë 23,345 biznese të Fiskalizuara (jo të gjithë që kanë marrë certifikatën e kanë filluar zbatimin), ose gati 20% e atyre që kanë detyrimin për ta bërë. Ditët e fundit raportohet se ka pasur dyndje të subjekteve në kompanitë që ofrojnë kasa ose zgjidhje fiskale, teksa bizneset i lënë procedurat gjithnjë në momentin e fundit.
Faza e tretë konsiderohet nga kontabilistët si më delikatja për t?u zbatuar për shkak të numrit të lartë të sipërmarrjeve që kanë detyrimin të fiskalizohen. Në total janë 86,000 biznese që nga 1 Shtatori do të ndryshojnë faturimin. Konfuzioni pritet të shtohet më shumë, pasi pas 1 shtatorit Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) ka njoftuar nuk do të pranojë dokumentacionin tatimor ekzistues. Afati i përdorimit të tij ishte deri më 31 gusht 2021.
Pavarësisht se kontabilistët paralajmëruan problematika për ndërveprimin e bizneseve që janë fiskalizuar dhe atyre që ende nuk kanë ndryshuar mënyrën e faturimit, administrata tatimore nuk ka njoftuar nëse do të ketë shtyrje të afatit për përdorimin e faturës tatimore ekzistuese. Kontabilisti Sotiraq Dhamo pohoi se numri i ulët i bizneseve të pajisur me certifikatë elektronike do të krijojë probleme me bizneset e pafiskalizuara. Mospranimi i faturave të pafiskalizuara sipas kontabilistit Dhamo, jo vetëm që do të detyrojë shumë subjekte të pafiskalizuara të ushtrojnë aktivitetin në informalitet, por do të çojë deri në mbylljen e tyre.
Më herët DPT për mosnjohjen e faturave të pafiskalizuara tha këtë sqarim për Monitor. ?Përmbushja e detyrimeve që burojnë nga ligji është detyrim për të gjitha subjektet e ligjit. Të gjithë subjektet tatimpagues që mbartin detyrimin të lëshojnë fatura, me hyrjen e plotë në fuqi të ligjit do të duhet të lëshojnë vetëm fatura të fiskalizuara. Për efekte fiskale pas datës 1 Shtator nuk do të jenë të vlefshme faturat e tjera (jo të fiskalizuara) përveç rasteve të parashikuara shprehimisht në ligj. Duke qenë se ky proces është një proces i ri, administrata tatimore ka garantuar suportin dhe mbështetjen për çdo subjekt tatimpagues si para fillimeve të efekteve të ligjit edhe në vijim, duke garantuar edhe mosndëshkueshmërinë e rasteve të kundërvajtjeve të konstatuara të cilat rezultojnë të paqëllimshme apo që kanë ardhur jo për faj të tatimpaguesit. Gjithsesi, është detyrim ligjor për çdo tatimpagues që të angazhohet dhe të marrë masat e nevojshme për përmbushjen e detyrimeve ligjore?, nënvizuan tatimet.
Ecuria e fiskalizimit
Deri më tani, sipas të dhënave zyrtare nnga tatimet, janë 23,345 biznese të fiskalizuara dhe 21,9 mln fatura të fiskalizuara që prej 1 Janarit të këtij viti. Tatimpagues që kanë lëshuar fatura me parë në dorë në total janë 15,993 dhe tatimpagues që kanë lëshuar fatura pa para në dorë janë 15,403. Nga të dhënat rezulton se numri i faturave me para në dorë është 20,6 mln dhe i faturave të fiskalizuara pa para në dorë është 1,3 mln.
Nga 1 korriku nisi faza II e fiskalizimit. Për shkak të mbingarkesës procesi u shoqërua që në ditët e para me bllokim të portalit SelfCare. Kontabilisti Armand Mala pohoi më herët për Monitor se e njëjta situatë pritet të përsëritet edhe nga 1 Shtatori, për shkak të numrit të lartë të subjekteve që kanë detyrimin të fiskalizohen. ?Me fillimin e procesit shqetësuese për këto subjekte mbetet pjesa e pranimit në portalin SelfCare dhe kalimin e të dhënave në server për shkak të numrit të lartë të bizneseve që do të ndryshojnë mënyrën e faturimit?, tha z. Mala.
Sakaq DPT njoftoi se çdo tatimpagues prej datës 1 Shtator do të ketë mbështetjen e plotë të administratës tatimore ku punonjës të trajnuar të saj do të ofrojnë ndihmën e tyre në terren për të plotësuar disa hapa të nevojshëm dhe të domosdoshëm për procesin e fiskalizimit. Fushata në mbështetje të biznesit në terren do të zgjasë për 3 muaj. Bazuar në një akt normativ që hyri në fuqi në 1 korrik, subjektet janë të përjashtuara nga gjobat e lidhura me fiskalizimin deri në 31 dhjetor të këtij viti./D.Azo-Monitor
Në Shqipëri, rikthimi i vdekjeve dhe infektimeve me Covid-19...
Ndonëse të ardhurat nga sigurimet shoqërore në 6-mujorin e p...
Tingëllon pak paradoksale, por pesha e pesha e industrisë ag...
Nga Deada HykaYllit dhe Armelës, dy të rinj të fejuar të cil...
Në amullinë e një bujqësie pa orientim të qartë, pa organizi...
Teksa bota po shkon drejt dixhitalizimit dhe shumica e shërb...
Punësimi në sektorin privat nuk po rikuperohet edhe me lehtë...
Sektori i ndërtimit, pragu i xhiros, kafenetë, restorantet, ...
Pandemia e ka rimodeluar stilin e jetesës edhe në Shqipëri a...
Nga Nertila MahoPushimet është koha më e shumëpritur e vitit...
Shqipëria u rendit në mesin e vendeve e normën të lartë të p...
Nëse do të blesh sot një apartament, në çfarëdo zone të Tira...
Çmimi mesatar i një metri katror në kryeqytet në fund të gja...
Monedha në Euro, ende nuk e ka marrë veten, nga rënia e ditë...
Monedha e përbashkët ka vijuar me nënçmimin e fortë edhe në ...
Nga fillimi i vitit 2020 deri në 6 mujorin e parë të vitit 2...
Të rinjtë shqiptarë po integrohen me shpejtësi në tregjet gl...
Muaji korrik ka parë një përshpejtim të rritjes së çmimeve t...
Suada dhe Enea vendosën që pushimet e tyre t’i kalonin në Sa...
Vendet e lira të punës në vendin tonë, më shumë se sa nga zg...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...