Funerali i “Investitorit Strategjik”, ligji më i zi në historinë e Parlamentit Shqiptar!
Kryeministri i Shqipërisë i premtoi Komisionit Europian se...
Kryeministri i Shqipërisë i premtoi Komisionit Europian se...
Në amullinë e një bujqësie pa orientim të qartë, pa organizim, me parcelizim të lartë, fermerët shqiptarë vuajnë herë gjetjen e tregut, herë dilemën e kultivimit, herë pasojat e një zgjedhjeje të ?gabuar?. Sigurisht, shembujt e suksesit nuk mungojnë, por ato mbeten në numër të vogël, duke e bërë të dukshme nevojën për më shumë vëmendje në politika dhe mbështetje.
Në modelet e prodhimit masiv të disa produkteve kanë lindur edhe disa ?oaze? të veçantë të produkteve me vlerë të lartë të shtuar. Të tjerë kanë avancuar edhe drejt hallkës tjetër në këtë zinxhir, siç është përpunimi. Ende të vegjël, por me një synim të qartë që produktet të jenë të veçantë. Mund të gjesh nga Veriu në Jug ferma, apo nisma që për Shqipërinë tregojnë se ka hapësira të pashfrytëzuara. Ato mund të kthehen në modele më masive dhe në finale, rezultojnë në më shumë të ardhura të shpërndara në të gjitha hallkat.
Kultivimi i shafranit në Shqipëri nuk ka një historik të gjatë. Rasti i parë si një nismë private nisi në vitin 2016, në zonën e Dumresë dhe prej asaj kohe, mund të hasësh tek-tuk raste sporadike. Jo shumë larg nga Tirana, në Petrelë, Blerta Feka vendosi të punojë tokat e familjes të lëna djerrë. Pasi plotësoi me dokumentacionin e nevojshëm parcelat për të fituar pronësinë (një ngërç që haset thuajse kudo me tokat në fshat) dilema e radhës ishte kultura që do të kultivohej.
?Pasi arrita të regjistroj një pjesë të mirë të parcelave që zotëroja fillova të mendoj se me çfarë mund t?i ktheja funksionale dhe pse jo fitimprurëse ato. Babai im është agronom dhe ishte një ndihmë e madhe në përzgjedhjen e bimës, duke qenë se i njihte shumë mirë tokat e fshatit.
Shafrani, prej pak vitesh ishte i njohur në Shqipëri. Kultivuesi nga Dumreja kishte folur shpesh në lidhje me bimën që po kultivonte dhe ne vendosëm ta provonim.
Filluam me vetëm 100 m² për të parë nëse bima mund të rritej në tokat tona dhe sot kemi mbi 5000 m² të mbjellë me shafran? ? pohon ajo. Shafrani konsiderohet si bima e mrekullive për vlerat që mbart. E përdorur në një sërë alternativash në çaj, ushqim e kozmetikë, vlerësohet si një nga erëzat më luksoze. Dhe për një cilësi të mirë, çmimi në treg i një kilogrami kap vlera jashtëzakonisht të larta.
?Çmimi i 1 gram varion nga 1000 lekë deri 2500 lekë në varësi të cilësisë së tij. Në tregun europian, një kilogram mund të shkojë nga 3 mijë deri në 10 mijë dollarë? ? nënvizon Blerta. Këtë vit, në tetor, ferma parashikon që të nisë eksportin, duke hapur një tjetër kapitull për të. Kultivimi i shafranit në vend, sipas Blertës, mund të jetë një formë e mirë nga e cila mund të përfitojë bujqësia në vend, duke orientuar edhe të tjerë drejt prodhimit dhe shembullin e përfitimit Shqipëria nuk e ka larg, mjafton të hedhë sytë nga Greqia
Në vitin e pandemisë, u rrit ndërgjegjësimi për ushqyerjen. Thuajse gjithçka që cilësohej si ?bio?, me vlera të larta ushqyese, me përmbajtje të lartë të vitaminës C apo forcues imuniteti ?avullonte? sa hap e mbyll sytë.
Mjaft të kujtojmë që portokalli, limoni, mandarinat apo qitrot nuk po bliheshin më me kilogramë por me arka nga ana e individëve. Lea-2011 sh.p.k., e cila zakonisht eksportonte jashtë vendit boronicën që grumbullonte në zonën e Veriut, në vitin 2020 e shiti atë të gjithën në tregun e brendshëm pasi pati kërkesë.
Keta Kalemi, ekonomiste pranë kompanisë, thotë se aktiviteti i tyre konsiston në grumbullim dhe konkretisht për dy produkte, boronicën e Tropojës dhe gështenjën e egër. Këto produkte vetvetiu kanë vlerë të lartë, sidomos boronica, e cila është kthyer në një mënyrë për të fituar disa të ardhura më shumë për banorët e zonës.
?Ne si kompani kemi diku tek 7-8 vite që grumbullojmë boronica. Grumbullojmë edhe gështenja të egra të malit. Të dyja këto merren nga banorët e zonës. Gështenja kryesisht në Shkodër, Tropojë, Burrel, Sarandë e Rugovë, kurse boronica në Tropojë. Kilogrami i boronicës varion mes 1 mijë dhe 2 mijë lekë, në bazë të cilësisë. Banorët e zonave kanë interes për ta mbledhur sepse është fitimprurës.
Është pak e vështirë për t?u mbledhur sepse është e vogël dhe kërkon kujdes, por ka leverdi, e cila shihet te të gjitha hallkat derisa arrin te konsumatori fundor. Vitin e shkuar, ne kemi shitur më tepër në tregun e brendshëm, duke qenë se ishte situata e COVID-19 dhe boronica u ble si një frutë me vlera dhe njerëzit e shihnin të arsyeshme që ta integronin në ushqimin e tyre të përditshëm.
Ndërsa jashtë kemi shitur në Itali. Si për boronicën edhe për gështenjën, ne kemi marrë certifikatën bio? ? pohon ajo. Sa i takon gështenjës së egër, znj. Kalemi tregon se ajo më shumë shkon në Itali dhe në Hungari për industri dhe konsum. Gështenja përdoret për ëmbëlsira, miell, si dhe aspekte të tjera. Për të ruajtur certifikimin bio, kompania nuk pranon pjesën e kultivuar, por vetëm prodhimet e malit.
Prej disa vitesh, disa produkte shqiptare janë regjistruar edhe si marka tregtare. Të tilla janë Mjalti i Malësisë së Madhe, Mjalti i Gështenjës së Tropojës, Mjalti i Gështenjës së Malësisë së Madhe, Boronica e Bjeshkëve të Tropojës, Boronica e Bjeshkëve Kuksiane.
E teksa kultivimi apo prodhimi është njëra anë e medaljes, ana tjetër është ajo e përpunimit, duke e plotësuar panoramën me të gjithë elementet që duhen për të krijuar zinxhirin e vlerës. Ana Shima, CEO e kompanisë ?Pemla?, e cila ka në fokus përpunimin artizanal të arrorëve për të prodhuar gjalpë, thotë se e gjithë lënda e parë sigurohet në vend, por kjo ka vështirësitë e veta.
?Lënda e parë sigurohet kryesisht brenda vendit, bajamen e marrim kryesisht nga zona e Beratit, arrën nga zona e Dibrës, ndërsa lajthinë nga zona të ndryshme të Shqipërisë sepse vitet e fundit, ka filluar të kultivohet në gjithë vendin pothuajse.
Ka disa vështirësi me sigurimin e lëndës së parë. Fermerët tanë janë të vegjël dhe kultivojnë sasi të vogla të një peme të caktuar, gjë që, sjell si rrjedhojë, kosto më të lartë të produktit final që ata shesin. Nuk ka ende një lloj grumbullimi të lëndës së parë në pika të ndryshme në vend, të paktën flasim për frutat arrore, kështu gjetja e fermerëve dhe marrja e mallit duhet të bëhet në mënyrë individuale dhe me kosto të larta? ? sjell në vëmendje znj. Shima.
Përpunimi artizanal i arrorëve, nëse do të bëhej me lëndë të parë të marrë nga importi, është një alternativë më e lehtë dhe me më pak kosto, por kompania ka zgjedhur të blejë arrorët vendas, edhe për hir të shijes që kanë. Sa u takon çmimeve disi të kushtueshme për gjalpin, diçka tipike për këto lloj produkti, kur vjen nga arroret, znj. Shima thekson se tendenca për t?u ushqyer shëndetshëm po i orienton klientët edhe drejt këtyre zgjedhjeve.
?Target grupi ynë ka qenë gjithmonë konsumatori, që është i interesuar në ushqim të shëndetshëm, i gatshëm të shpenzojë pak më shumë për një produkt me cilësi superiore. Hipokrati ka thënë: ?bëjë ushqimin ilaçin tënd?.
Ne besojmë si kompani që një produkt të jetë i shëndetshëm, ai duhet të procesohet sa më pak, në mënyra sa më delikate. Produkti ynë mund të vendoset në një rang me një mjaltë të mirë, ose një vaj ulliri të shtypur në të ftohtë, gjëra që ne si komb i vlerësojmë shumë dhe i konsiderojmë pjesë kyçe të dietës sonë? ? nënvizon ajo. Çmimet me të cilat mund të gjesh sot gjalpin e arrorëve variojnë 1100-2000 lekë për 200 gramë, në varësi të llojit të arrorit./Monitor
Teksa bota po shkon drejt dixhitalizimit dhe shumica e shërb...
Punësimi në sektorin privat nuk po rikuperohet edhe me lehtë...
Sektori i ndërtimit, pragu i xhiros, kafenetë, restorantet, ...
Pandemia e ka rimodeluar stilin e jetesës edhe në Shqipëri a...
Nga Nertila MahoPushimet është koha më e shumëpritur e vitit...
Shqipëria u rendit në mesin e vendeve e normën të lartë të p...
Nëse do të blesh sot një apartament, në çfarëdo zone të Tira...
Çmimi mesatar i një metri katror në kryeqytet në fund të gja...
Monedha në Euro, ende nuk e ka marrë veten, nga rënia e ditë...
Monedha e përbashkët ka vijuar me nënçmimin e fortë edhe në ...
Nga fillimi i vitit 2020 deri në 6 mujorin e parë të vitit 2...
Të rinjtë shqiptarë po integrohen me shpejtësi në tregjet gl...
Muaji korrik ka parë një përshpejtim të rritjes së çmimeve t...
Suada dhe Enea vendosën që pushimet e tyre t’i kalonin në Sa...
Vendet e lira të punës në vendin tonë, më shumë se sa nga zg...
Sezoni turistik veror erdhi këtë vit me rritje çmimesh për s...
Në vitin 2020, Saimir Canaj nga Shkodra, themeluesi i kompan...
Në Shqipëri, Banka Qendrore shprehu optimizëm të matur mbi r...
Stoku i borxhit publik u rrit me mbi 394 milionë euro në 6-m...
Në vitin 2020, Shqipëria kishte 27,9% të të rinjve të grupmo...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...