Pasuritë e zyrtarëve të akuzuar për korrupsion/ Braho: Ja kur duhet të sekuestrohen
Kreu i SPAK, Klodjan Braho, deklaroi se institucioni ka nj...
Kreu i SPAK, Klodjan Braho, deklaroi se institucioni ka nj...
Çmimi mesatar i një metri katror në kryeqytet në fund të gjashtëmujorit të parë 2021 arriti në 1102 euro/metër katror, sipas indeksit të ?Keydata Albania?, një publikim nga Çelësi Media Group.
Në krahasim me 2005-n, viti më i hershëm kur ka filluar llogaritja, ky indeks është rritur me rreth 70%. Shtrenjtimi ka vijuar dhe në 6 mujorin e parë të vitit 2021, ku tregtuesi tjetër, ai i çmimeve mesatare reale të shitjes së apartamenteve në Tiranë (që përllogariten në proporcion me numrin e apartamenteve që janë në shitje në një periudhë të caktuar) u rrit me 4.22%, në raport me fundin e 2020-s.
Sipas indeksit, çmimet reale të shitjes së apartamenteve u rritën me shpejtësi deri në 2009-n, duke u shtrenjtuar me rreth 50%, në raport me vitin e parë të marrë në konsideratë. Më pas, tregu shënoi maturim dhe çmimet shënuan tendencë rënëse deri në 2015-n dhe mbetën të qëndrueshme deri në vitin 2017. Pas kësaj periudhe nisi një tjetër valë e rritjes së çmimeve, që kulmoi në vitin 2019, me një shtrenjtim rreth 20% në një vit. Në pjesën e parë të 2020-n, kur vendi ishte në mbyllje për shkak të pandemisë, u shënua një rënie e lehtë vetëm në tremujorin e dytë, por që zgjati fare dhe më pas çmimet shënuan një tendencë të lehtë rritëse.
Sipas raportit, që shoqëron publikimin e indeksit, në Grafikun 1 është paraqitur kurba e evoluimit në kohë të indeksit të çmimit real të shitjes së apartamenteve në Tiranë për periudhën 2005-2021* me frekuencë vjetore për periudhën 2005-2019 dhe frekuencë tremujore për vitin 2020 dhe 2021. Vlera e indeksit për vitin 2005 është caktuar 100.
Grafiku 1. Indeksi i çmimit real të shitjes së apartamenteve në Tiranë për periudhën 2005-2021*[1], (2005=100)
[1] 2021* nënkupton tremujorët, ndryshe nga periudha 2005-2019, e cila është me frekuencë vjetore.
Çmimet mesatare u rritën me 4.2% në 6 mujorin e parë 2021
Çmimi mesatar[1] real i shitjes së apartamenteve në Tiranë në Euro/m2 për periudhën 2005-2021*, shprehur në vlerë reale (i deflatuar me normën e inflacionit) ka lëvizur brenda intervalit 662 euro/m2 ? 1,102 euro/m2, sipas Keydata.
Ndërsa çmimet mediane[2] (vlera e mesit), përgjatë kësaj periudhe kohore, janë luhatur brenda intervalit 630 në 1,016 euro/m2.
[1] Çmimet mesatare shprehin çmimin e shitjes së një apartamenti në një zonë të caktuar, i cili përllogaritet si shumë e çmimeve të shitjes ndaj numrit total të apartamenteve në shitje në atë zonë.
[2] Çmimet mediane shprehin vlerën e mesit të çmimit të shitjes nga një numër apartamentesh në shitje.
Në tremujorin e parë dhe të dytë 2021, çmimet mesatare dhe mediane përllogariten në 1,095 euro/m2 dhe 991 euro/m2 dhe 1,102 euro/m2 dhe 1,016euro/m2, respektivisht. Krahasimisht me tremujorin e katërt 2020, në gjashtëmujorin e parë, çmimet mesatare reale të shitjes së apartamenteve në Tiranë janë rritur me 4.22%, ndërsa çmimet mediane janë rritur me 1.95%.
?mimet mesatare, në ndryshim nga indeksi i çmimeve, përllogariten në proporcion me numrin e apartamenteve që janë në shitje në një periudhë të caktuar. Kështu, një rritje apo rënie në çmimet mesatare, jo domosdoshmërisht duhet të interpretohet me një dukuri që mund të ketë ndodhur të tregun e pasurive të paluajtshme. Ajo mund të interpretohet me faktin se në një moment të caktuar, oferta për apartamente është rritur ose ulur.
Në tremujorin e parë 2021, indeksi me frekuencë tremujore i shitjes së apartamenteve në Tiranë përllogaritet në 170.29, ndërsa në tremujorin e dytë indeksi përlogaritet në 171.45 i cili krahasuar me tremujorin e parë 2021 është rritur me 0.69 %. Gjashtëmujori i parë 2021 krahasuar me tremujorin e katërt 2020 ka shënuar një rritje me 0.75%. Një rritje në këtë vlerë lidhet me situatën aktuale të pandemisë në të cilën është duke kaluar vendi, gjë e cila tregon një farë rimëkëmbje edhe pse të ngadaltë të tregut të tregut të pasurive të paluajtshme dhe në veçanti të shitjes së apartamenteve në Tiranë./Monitor
Monedha në Euro, ende nuk e ka marrë veten, nga rënia e ditë...
Monedha e përbashkët ka vijuar me nënçmimin e fortë edhe në ...
Nga fillimi i vitit 2020 deri në 6 mujorin e parë të vitit 2...
Të rinjtë shqiptarë po integrohen me shpejtësi në tregjet gl...
Muaji korrik ka parë një përshpejtim të rritjes së çmimeve t...
Suada dhe Enea vendosën që pushimet e tyre t’i kalonin në Sa...
Vendet e lira të punës në vendin tonë, më shumë se sa nga zg...
Sezoni turistik veror erdhi këtë vit me rritje çmimesh për s...
Në vitin 2020, Saimir Canaj nga Shkodra, themeluesi i kompan...
Në Shqipëri, Banka Qendrore shprehu optimizëm të matur mbi r...
Stoku i borxhit publik u rrit me mbi 394 milionë euro në 6-m...
Në vitin 2020, Shqipëria kishte 27,9% të të rinjve të grupmo...
Një anketë e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, e azhurnuar...
Pasojat e pandemisë vijojnë të jenë prezentë në ekonomi.Duke...
Monedha e përbashkët nuk po e ndal rënien në tregun vendas, ...
Sektori i tregtisë ka pësuar tkurrje në dekadën e fundit, si...
Femrat janë më të interesuara për të punuar në administratën...
Muaji gusht ka nisur me një rënie të euros në tregun e brend...
Prej 4 javësh administrata tatimore ka nisur aksionin për ve...
Rritja ekonomike e vendit në dekadën e fundit është shpërnda...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...