Braho “shuplakë” politikës: Më vjen mirë që SPAK është i papëlqyer nga të dyja kahet
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...
Prej 4 javësh administrata tatimore ka nisur aksionin për verifikimin e kontratave të qirasë për shfrytëzimin e plazheve private në të gjithë bregdetin e Shqipërisë.
Verifikimi i kontratave të shfrytëzimit të plazheve private përkon pas ngjarjes së rëndë që ndodhi disa javë më parë në Velipojë, ku për shkak të problemeve me lejet e shfrytëzimit humbën jetën 4 persona.
Nisja e aksionit për kontrollin e kontratave e qirasë së plazheve në pikun e sezonit turistik ka shqetësuar mjaft subjekte që shfrytëzojnë rregullisht prej vitesh hapësirat e plazheve dhe ndaj tyre nuk është dhënë asnjë masë administrative. Bizneset shprehen të shqetësuar për paqartësinë e vendimit, pasi sipas tyre është hera e parë që kontratat e qirave verifikohen nga administrata tatimore dhe nuk dihet nëse kjo do të sjellë plotësimin e kritereve shtesë. ?Ende nuk dimë se cili është qëllimi i verifikimit të kontratave. Prej vitesh ushtrojmë rregullisht veprimtarinë e shfrytëzimit të një stacioni plazhi në bregdetin e Borshit. Shqetësimi ynë lidhet nëse do të kërkohet plotësimi i kritereve shtesë, si nxjerrja e një NIPTI sekondar vetëm për veprimtarinë e plazhit, përveç NIPTIT që kemi për hotelin?, pohon një subjekt në zonën e Borshit.
Burime zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sqaruan për Monitor se verifikimi i kontratave të qirasë të miratuara online nga e-Albania ka si qëllimin kontrollin e numrit të çadrave me atë të deklaruar dhe lëshimin e kuponit tatimor. ?Në zbatim të Planit të Turizmit janë iniciuar nga risku, lista e tatimpaguesve që kanë aktivitetit stacionet e plazhit. Nga ana jonë verifikohet kontrata apo miratimi nga e-Albania. A korrespondon numri i çadrave me atë të deklaruar me kontratë dhe lëshimi i kuponit?, sqaroi DPT.
Sipas rregullores ?Për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit? përcaktohet se është inspektorati përgjegjës për turizmin, në bashkëpunim me inspektoratet përgjegjëse që verifikon respektimin e kushteve dhe kritereve të përcaktuara në këtë rregullore nga subjektet që kanë lidhur një kontratë qiraje me organet e vetëqeverisjes vendore. ?Inspektorati përgjegjës për turizmin, në përfundim të inspektimit të kryer, njofton për çdo shkelje të konstatuar të rëndë dhe/ose të përsëritur, njësinë e vetëqeverisjes vendore për marrjen e masave të nevojshme, deri në zgjidhjen e menjëhershme të kontratës?, citohet në vendim.
Rregullorja përcakton ndër të tjera se kërkesat e subjekteve të interesuara për shfrytëzimin e plazheve shqyrtohen nga njësia e vetëqeverisjes vendore e cila merr parasysh plotësimin e kritereve, si: nëse subjekti ka eksperiencë të mëparshme pozitive në ushtrimin e veprimtarisë së stacionit të plazhit dhe/ose veprimtarive të tjera turistike në plazh, për të cilat nuk është dhënë ndonjë masë administrative nga institucionet përkatëse dhe nëse plani i biznesit i përmbush standardet minimale për ruajtjen e bregdetit dhe natyrës, pastrimin e hapësirës së plazhit, sigurisë së pushuesve dhe nëse është i realizueshëm bazuar në buxhetin e parashikuar në planin e biznesit.
Nga pushteti vendor përpara dhënies në përdorim të hapësirës së plazhit për ushtrimin e veprimtarisë së stacionit të plazhit, duhet të marrë paraprakisht konfirmimin nga ministria përgjegjëse për turizmin nëse hapësira e plazhit të kërkuar është objekt i ndonjë kërkese sipas ligjit nr. 55/2015, ?Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë?, ose është objekt i ndonjë kërkese për investitorët në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit. Në këtë rast kërkesa e subjektit për ushtrimin e veprimtarisë së stacionit të plazhit, dorëzuar pranë njësisë së vetëqeverisjes vendore, refuzohet./Monitor
Rritja ekonomike e vendit në dekadën e fundit është shpërnda...
Flet Sherefedin Shehu, ish-zv.ministër i FinancaveSherefedin...
Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka njoftuar se ë...
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka ...
Monedha e përbashkët ka shënuar rënie të vazhdueshme në treg...
Euro pësoi një rënie të mëtejshme në kursin e këmbimit me le...
Auditi i brendshëm i qeverisë, nëpërmjet 18 treguesve të per...
Kriptovaluta është një temat më të nxehta të ekonomisë botër...
Ministria e Financave ka paguar nga buxheti i shtetit për ko...
Shumë bare në kryeqytet e bregdet kanë rritur çmimet e kafes...
Një ditë më parë është hapur Bypass-i i Vlorës, një arterie ...
Ngadalësimi i pandemisë COVID-19 dhe rikthimi i ekonomisë në...
Shoqata e biznesit i ka bërë thirrje Ministrisë së Shëndetë...
Edhe pse emergjenca pandemike dhe ajo e tërmetit ishin në ku...
Sistemi i Prokurimit Publik rezultoi një nga fushat me probl...
Sektori i ujësjellës-kanalizimeve për të shkuar drejt parame...
Veshjet e rehatshme, bazike dhe “casual” janë ato që kanë pa...
Çmimet e karburanteve u rriten së fundmi për të katërtën her...
Kufizimet që solli pandemia e COVID-19 gjatë vitit të shkuar...
Ndryshimet emergjente në buxhetin e shtetit 2021 që qeveria ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...