Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Veshjet e rehatshme, bazike dhe ?casual? janë ato që kanë pasur ecurinë më të mirë në shitje, pavarësisht situatës së pandemisë. Elda Hysenbelli, Drejtore Ekzekutive e Fashion Group Albania, thotë se si efekt i kërkesës, gama e veshjeve në dyqane për marka të veçanta, u zgjerua edhe me pjesën active ëear (veshje sportive).
Segmenti që pësoi tkurrje të ndjeshme gjatë pandemisë është ai i çantave të udhëtimit. Por, me vaksinimin dhe lehtësimin e masave, sipas Hysenbelliut, ky segment po rikuperohet. Sa i takon dilemës se cila gjini shpenzon më shumë për blerje, rezulton se femrat janë më të ?pakursyera? për veten.
Shqipëria ka mbajtur një ekonomi të hapur, pavarësisht pandemisë me disa kufizime më të vogla se në shumicën e vendeve. Si është reflektuar ky ?normalitet? i ri me kufizime në vend, në mënyrën sesi shqiptarët shpenzojnë për veshje?
Shpenzimet për veshjet janë rritur, e shprehur edhe në numër artikujsh të blerë me 13% nga viti 2019. Besojmë se kjo tendencë vjen si pasojë e mbylljes së kufijve, e cila deri diku penalizon aksesin e blerjes jashtë Shqipërisë, por edhe prirjen e konsumatorit shqiptar për të mos kursyer te veshjet, pavarësisht sfidave financiare.
Një faktor i rëndësishëm, i cili ka ndikuar në rritjen e ndryshimit të vizitorëve në klientë është dhe prania jonë online, në rrjete sociale të dedikuara për markat që ne përfaqësojmë. Lehtësia e blerjeve online nëpërmjet transformimit dixhital të kompanisë, u ka mundësuar klientëve tanë të njihen me të gjitha koleksionet në kohë reale pavarësisht kufizimeve në periudha të caktuara.
E vetmja linjë produkti e ndikuar nga pandemia janë valixhet dhe çantat e udhëtimit, për shkak të kufizimeve të operimit të linjave ajrore dhe lëvizjes së lirë të qytetarëve. Gjatë muajit maj është vënë re tendenca e rritjes së shitjeve të linjave të udhëtimit.
Progresi i vaksinimit globalisht, si edhe në vendin tonë, po shoqërohet me rritje të shitjeve krahasuar me 2019, duke treguar shenja të një rimëkëmbje të ekonomisë së vendit.
Cilat janë veshjet që preferohen më shumë për t?u blerë, ato sportive, klasike, casual? Apo veshje të përditshmërisë, eventeve apo për të qëndruar në shtëpi? Çfarë keni konstatuar?
Veshjet blihen kryesisht janë casual dhe të rehatshme, të cilat mund të vishen gjatë ditës dhe mbrëmjeve. Ne koleksionet tona të reja të këtij viti të marra deri më tani, gamën më të gjerë të veshjeve e kemi në: casual, bazike, të rehatshme, praktike e veshje për shtëpi, ngjyra me tonalitete të zbehta dhe të tokës. Do të veçoja linjën e kostumeve për femra me ngjyra në Mango, trend i sezonit veror, i kombinuar me atlete.
Së fundmi kemi shtuar edhe gamën sportive të artikujve për t?i qëndruar sa më pranë klientit me variacione të larmishme dhe materiale të rehatshme siç është linja ?active ëear? në një dyqan të grupit, linjë e përshtatshme për sporte në natyrë apo në palestër, të cilat patën kërkesë të konsiderueshme nga konsumatori ynë. Në sezonin veror është e pranishme gjithnjë linoja dhe ngjyrat e ndezura me dizenjot me printe. Por nuk mungojnë as ngjyrat monochrome klasike në stilet e përditshmërisë.
Cilët kanë shpenzuar më shumë në këtë kohë meshkujt apo femrat?
Të dyja gjinitë po shpenzojnë, por rritja më e lartë është vënë re tek femrat me një trend rritës 5% më shumë se meshkujt. Edhe meshkujt kanë interes për materiale të rehatshme, linotë dhe pambukun ekologjik. Femrat vazhdojnë të kryesojnë listën e blerësve të dyqaneve tona edhe në vitin 2021.
Po sa u takon fëmijëve si kanë qenë shitjet?
Shitjet në segmentin e veshjeve për fëmijë ruajtën të njëjtin nivel me vitin 2019, ndërkohë që vërehet një rënie e vogël te sektori i karrocave dhe krevateve të bebeve, i cili është ndikuar nga rënia e lindjeve, që sipas të dhënave të INSTAT, për T1 2021, lindshmëria rezulton me rënie 5%. Mendojmë se zhvillimi i shkollave online ka penalizuar rritjen e shitjeve në këtë segment, pasi në total, ecuria e kompanisë ka shënuar rritje 7%. Me ndryshimin e stinës ka pasur interes në këto kategori dhe viti parashikohet të mbyllet +5% më mirë në sektorin e fëmijëve nga 2019.
Situata e pandemisë ka orientuar bizneset drejt ofertave apo uljeve? Cila ka qenë strategjia që keni zgjedhur për të afruar konsumatorët në njësitë e tregtimit? A keni bërë oferta apo ulje?
Strategjia e uljes është thuajse e njëjtë me vitin 2019 me pak oferta, ndërkohë që kemi investuar më shumë në marketing dhe prezencë dixhitale, për të sjellë në vëmendje të gjitha markat tona, si dhe për të promovuar kanalin e ri të shitjeve online. Prania jonë dixhitale, por edhe në rrjetet sociale Facebook dhe Instagram ka ndikuar në rritjen vizitorëve në dyqane, si dhe kthimin e tyre në blerës të menjëhershëm, duke lehtësuar në këtë formë procesin e njohjes së klientit me koleksionet në dyqan.
Nga të dhënat që keni me kompanitë partnere jashtë Shqipërisë, si qëndron vendi ynë në raport me tregje të tjera sa u takon shitjeve?
Sigurisht, ne kemi një rritje më të mirë të shitjeve, me 7% gjatë këtij viti krahasuar me 2019-n, për shkak se një pjesë e mirë e Europës ka qenë në karantinë. Partnerët tanë, të cilët janë të përqendruar në Spanjë, Itali, Portugali dhe Francë, parashikojnë ta mbyllin vitin me -25% krahasuar me 2019. Rritja e shitjeve për kompaninë tonë është rezultat i një sërë faktorësh, si p.sh. komunikimi në disa kanale dixhitale, ku fokusin kryesor e ka faqja jonë zyrtare.
Si ka qenë ecuria shitjeve online? A ka vazhduar të ketë rritje apo kthimi i dyqaneve fizike i ka bërë njerëzit të blejnë drejtpërdrejt?
Faqja jonë zyrtare ka rritje nga vizitorë në blerës dita-ditës, me 27%. Shitjet online vijojnë rritjen konstante nga muaji në muaj, deri më tani shitjet online kontribuojnë me 5% në shitjet tona totale. Blerësi online ka një tendencë dhe preferon të shpenzojë një shportë mesatare 30% më të ulët se sa konsumatori i dyqaneve fizike dhe është i orientuar veçanërisht drejt ofertave. Në këto kushte, konsumatori online ka një sasi më të madhe artikujsh në një faturë kundrejt konsumatorit të dyqaneve fizike.
Cilat kanë qenë sfidat e sektorit të veshjeve kur flasim për logjistikën, përzgjedhjen e koleksioneve që sillen në kushtet e pandemisë?
Pandemia ka përshpejtuar pozitivisht dixhitalizimin kudo nëpër biznese, sikurse edhe në kompaninë tonë. Nga ana tjetër, ka tjetërsuar mënyrën e të bërit biznes në disa këndvështrime. Një ndër ndryshimet rrënjësore si pasojë e pandemisë, është përzgjedhja e koleksioneve, e cila më parë bëhej në mënyrë të drejtpërdrejtë në konventat e zhvilluara nga partnerët, ku veshjet përzgjidheshin nga afër në vendet e tyre si Italia, Spanja, Franca dhe Portugalia.
Në kushtet e pandemisë, në vitin 2020 por edhe gjatë vitit 2021, po zhvillohet nëpërmjet konferencave online, ku prezantohet koleksioni i radhës, porosia e blerjes dhe planifikimi i lëvrimit të mallit. Kjo ka sjellë vështirësi, deri diku, pasi kontakti me materialet dhe dizenjot ka qenë disi i vështirë për t?u shpjeguar.
Nga ana tjetër, kontakti me kolegë homologë, me të cilët më parë shkëmbeheshin përvojat e punës dhe rezultateve është i ndryshëm nga përvoja e mëparshme. Pjesë kryesore e këtyre përvojave kanë qenë edhe vizitat apo trajnimet e shpeshta që ne merrnim nga partnerët tanë. Logjistika ndërkombëtare gjithashtu ka qenë subjekt i izolimit, gjë që është reflektuar, deri diku, me vonesa në marrjen e furnizimeve, por tani çdo proces po i kthehet normalitetit./CNA.al
Çmimet e karburanteve u rriten së fundmi për të katërtën her...
Kufizimet që solli pandemia e COVID-19 gjatë vitit të shkuar...
Ndryshimet emergjente në buxhetin e shtetit 2021 që qeveria ...
Pandemia ka ndryshuar dukshëm sjelljen e konsumatorëve dhe e...
Heqja e kufizimeve në bllok nga Bashkimi Europian për Shqipë...
Procesi i fiskalizimit synon vërtetimin e transaksioneve nëp...
Gazetari Klodian Tomorri tregon se Shqipëria në aspektin e m...
Në 30 qershor përfundoi afati i deklarimit të të ardhurave p...
Nga 1 korriku ka nisur faza e dytë e procesit të fiskalizimi...
Ditën e sotme, (e enjte, 1 korrik) ka hyrë në fuqi ligji i r...
Nga sot, në Ballkanin Perëndimor, do të hiqet tarifa roaming...
Banka Botërore bëri publikoi raportin e fundit të rishikimit...
Është rihapur tenderi për ndërtimin e tunelit të Llogarasë. ...
Qeveria shqiptare mori një vendim të befasishëm në shkelje t...
Vendet e BE-së në Europën Qendrore dhe Lindore tani kanë të ...
“Varfëria vazhdon të mbetet një fenomen shumë i përhapur në ...
Rritja ekonomike e ka humbur produktivitetin vitet e fundit,...
Tenderat abuziv dhe të njëanshëm në Shqipëri nuk kanë fund, ...
Shqipëria ka mangësi në luftën kundër pastrimit të parave dh...
Kryeqyteti i Turkmenistanit në Azinë Qendrore është cilësuar...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...