Reforma Territoriale/ PD kërkon shtyrjen e afatit të komisionit
Komisioni i Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoria...
Komisioni i Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoria...
Ndryshimet emergjente në buxhetin e shtetit 2021 që qeveria i bëri me akt normativ në thyerje të Ligjit Organik të Buxhetit, shkurtojnë fondet për shëndetësinë dhe arsimin dhe rrisin fondet për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Fondin e Zhvillimit që kryesisht bën investime në infrastrukturë.
Tabelat që shoqërojnë ndryshimet në buxhet të miratuara tashmë edhe nga Komisioni i Ekonomisë në Kuvend i kanë shkurtuar me 1 miliardë lekë ose 9 milionë euro fondet për Ministrinë e Shëndetësisë. Sipas ndryshimeve të fundit fondet total për Ministrinë e Shëndetësisë arritën në 70.4 miliardë lekë nga 71.4 miliardë që ishin me ndryshimet në aktin normativ të majit 2021.
Reduktimi i fondeve ishte më i fortë për Ministrinë e Arsimit. Ndryshimet e fundit e pakësuan buxhetin me 3.6 për qind, duke i çuar fondet totale për arsimin në 40.7 miliardë nga 42,2 miliardë lekë që ishin me ndryshimet e majit të këtij viti.
Në të kundërt fondet për infrastrukturën pësuan rritje të fortë. Buxheti i ministrisë së infrastrukturës pësoi rritje me 14 për qind më ndryshimet e fundit, duke arritur 56.8 miliardë lekë nga 49.8 miliardë lekë që ishin në ndryshimet e fundit në muajin maj. Gjithashtu buxheti i Fondit Shqiptar të Zhvillimit u rriten me 22 për qind, duke arritur në 17.7 miliardë lekë nga 14.5 miliardë që lekë që ishin më parë.
Fondet për infrastrukturën në total u rriten me rreth 82 milionë euro, ndërsa fondet për arsimin deh shëndetësinë u shkurtuan me rreth 20 milionë euro. Fondet për arsimin u shkurtuan me rreth 12 milionë euro dhe fondet për shëndetësinë me 8 milionë euro.
Qeveria dhe së fundmi Komisioni i Ekonomisë në Kuvend ka miratuar një akt normativ në kundërshtim me ligjin organik të buxhetit duke rritur deficitin buxhetor në 120 miliardë lekë nga 108 miliardë lekë që ishte ligjin e buxhetit 2021. Por Ministria e Financave dhe Kuvendi i Shqipërisë e argumentuan ndryshimet duke cituar nenin 101 të kushtetutës që lejon ndryshime në buxhet për shpenzime që lidhen me situata të emergjencës.
Mirëpo shpenzimet shtesë që në një masë të madhe do të financohen me borxh të ri duke shkelur parimet themelore të buxhetimit nuk lidhen me emergjenca. Përveç vaksinave që kushtojnë rreth 2.4 miliardë lekë pjesa tjetër e fondeve prej më shumë se 100 milionë eurosh që gjenerohen nga rritja e borxhit do të shkojnë për ndërtimin e teatrit të ri, unazës së madhe dhe tunelit të Llogarasë, të cilat nuk kanë lidhje me emergjenca, por janë financime shumë vjeçare.
Fondet për blerjen e vaksinave qeveria i nxori, nga shkurtimi që i bëri buxhetit total të shëndetësisë dhe arsimit me rreth 3.4 miliardë lekë, ose rreth 1 miliardë lekë më shumë se nevojat për blerjen e vaksinave (fondi për vaksinat ishte rreth 2.5 mld lekë)./B.Hoxha-Monitor
Pandemia ka ndryshuar dukshëm sjelljen e konsumatorëve dhe e...
Heqja e kufizimeve në bllok nga Bashkimi Europian për Shqipë...
Procesi i fiskalizimit synon vërtetimin e transaksioneve nëp...
Gazetari Klodian Tomorri tregon se Shqipëria në aspektin e m...
Në 30 qershor përfundoi afati i deklarimit të të ardhurave p...
Nga 1 korriku ka nisur faza e dytë e procesit të fiskalizimi...
Ditën e sotme, (e enjte, 1 korrik) ka hyrë në fuqi ligji i r...
Nga sot, në Ballkanin Perëndimor, do të hiqet tarifa roaming...
Banka Botërore bëri publikoi raportin e fundit të rishikimit...
Është rihapur tenderi për ndërtimin e tunelit të Llogarasë. ...
Qeveria shqiptare mori një vendim të befasishëm në shkelje t...
Vendet e BE-së në Europën Qendrore dhe Lindore tani kanë të ...
“Varfëria vazhdon të mbetet një fenomen shumë i përhapur në ...
Rritja ekonomike e ka humbur produktivitetin vitet e fundit,...
Tenderat abuziv dhe të njëanshëm në Shqipëri nuk kanë fund, ...
Shqipëria ka mangësi në luftën kundër pastrimit të parave dh...
Kryeqyteti i Turkmenistanit në Azinë Qendrore është cilësuar...
Qarqet e Veriut, Dibra dhe Kukësi të cilat kanë normat më të...
Shqipëria ka nivelin më të ulët të të ardhurave për frymë në...
Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka deklaruar sot,...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...